Origjina e COVID, Kina refuzon planin e OBSH për një hetim të dytë

22 Korrik 2021, 10:13Bota TEMA

Kina refuzon planin e OBSH, për hetime të mëtejshme lidhur me origjinën e koronavirusit, në qendër të së cilit është hipoteza se ai mund të ketë dalë nga një laborator kinez.

Organizata Botërore e Shëndetësisë propozoi këtë muaj një fazë të dytë hetimesh për origjinën e Covid-19, ku do të zhvilloheshin auditime të laboratorëve dhe tregjeve në qytetin e Wuhanit.

Por zëvendësministri i komisionit kombëtar të Shëndetësisë Zeng Yixin, e cilësoi këtë si një akt arrogance ndaj shkencës.

“Të jem i sinqertë, kur e pashë fillimisht planin e OBSH për një hetim të dytë mbi origjinën e koronavirusit u befasova. Pasi në këtë plan, hipoteza se shkeljet e procedurave laboratorike të Kinës çuan në daljen e virusit nga laboratori, është një prej prioriteteve të hetimeve. Në këtë aspekt, mendoj se plani nuk është i arsyeshëm dhe sfidon shkencën”, deklaroi ai.

Kreu i OBSH tha më herët se hetimet mbi origjinën e pandemisë në Kinë po pengoheshin nga mungesa e të dhënave në ditët e para të përhapjes së virusit. Kujtojmë se, infektimet e para u evidentuan në qytetin e Wuhanit në dhjetor të 2019-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje