“Ëngjëj gardiane” në Mekë gjatë Haxhit, hera e parë në histori

21 Korrik 2021, 18:45Bota TEMA

Këto janë “gardianet engjëj” të Mekës. Për herë të parë në histori për sigurinë dhe mbarëvajtjen e Haxhit në Xhaminë e Profetit në Arabinë Saudite janë angazhuar 113 gra.

Ato janë trajnuar nga forcat ushtarake dhe janë pjesë e një njësie të veçantë të krijuar 6 muaj më parë. Ato do të shërbejnë gjatë gjithë kohës të ndara në 4 grupe me 18 anëtare.

“Unë jam ushtarja Samara, e specializuar në psikologji. Iu bashkova ushtrisë me mbështetjen e familjes sime, dhe tani jam në shërbim të mysafirëve të të Gjithëmëshirshmit.

Kjo është një arritje e madhe për ne dhe është krenaria më e madhe që të jemi në shërbim të fesë, vendit dhe mysafirëve.”, u shpreh Samara, ushtare në Arabinë Saudite.

“Iu bashkova ushtrisë për të vazhduar rrugëtimin e babait tim, Zoti e mëshiroftë atë, në vendin më të pastër të Shtëpisë së Zotit për t’iu shërbyer mysafirëve të tij. Është një nder shumë I madh.”, Mona, ushtare në Arabinë Saudite.

Ky është një tjetër hap që bën Arabia Saudite për të fuqizuar rolin e gruas në shoqëri dhe për të përmirësuar barazinë gjinore. Gardianet janë vendosur me shërbim edhe në Medinë.

Angazhimi i tyre konsiston në garantimin e sigurisë, mbikëqyrje dhe asistim të besimtarëve myslimanë që zhvillojnë Haxhin në Mekë dhe rituale të tjera në vendet e shenjta.

2 komente në ““Ëngjëj gardiane” në Mekë gjatë Haxhit, hera e parë në histori”

  1. arriff says:

    po NINXHA thuaj bre shkrimtar .

  2. Fatos says:

    Po po, ëngjëjt e këtyre. Jo po do kenë nga 40 gra në atë botë… fe kafshë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje