Të paktën 25 persona kanë mbetur të vdekur nga përmbytjet në tunelet hekurudhore nëntokësore në Kinën Qendrore.
Qindra pasagjerë mbetën të bllokuar, ndërsa niveli i ujit për shkak të reshjeve rekord vijon të jetë në rritje.
Në provincën e Henan janë shpëtuar më shumë se 500 persona, ndërsa 200,000 persona janë evakuuar për shkak të përmbytjeve nga reshjet e dendura.
Life and death moment: a woman was rescued from flood waters by several people through a rope in Zhengzhou, which has been hit by torrential rains that have killed 12 people. pic.twitter.com/COvByKSd6Q
— Global Times (@globaltimesnews) July 21, 2021
Ndërkohë në sipërfaqe rrugët janë kthyer në lumenj , me makina të mbuluara nga uji.
Autoriteti Meteorologjik i Kinës theksoi se një pjesë e rajonit do të përballej me stuhi të ashpra dhe pritet që kjo situatë të fillojë të përmirësohet nga dita e premte.
The videos shared on Chinese social media about the floodings in Henan following the heavy rain really show the severity of the situation. These are some of them. pic.twitter.com/zZMKxvAGAX
— Manya Koetse (@manyapan) July 20, 2021