Ka shkuar në 33 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve në Kinë ndërsa 8 rezultojnë ende të humbur. 13 nga viktima ishin punëtorë ndërtimi të cilët u bllokuan teksa po punoni në një tunel i cili u mbush me ujë nga shirat e mëdha.
Ndërkohë 376,000 persona janë evakuuar.
Më shumë se 2,000,000 hektarë të korra janë përmbytur dhe dëmi i vlerësuar i pronës deri më tani është 1.22 miliardë juanë (160 milion euro).
Central #China's Henan Province is experiencing floods after being hit by record heavy rains since last Saturday. 5 national meteorological stations broke the historical precipitation record for 3 consecutive days. pic.twitter.com/SggSUoewad
— Rita Bai (@RitaBai) July 20, 2021
Presidenti kinez Xi Jinping në një deklaratë dje tha se katastrofa ishte “serioze” dhe bëri thirrje për mobilizim për të adresuar krizën në Henan.