Peshkatari rus tregon krijesat “aliene” të kapura në thellësitë e deteve

22 Korrik 2021, 17:38Lifestyle TEMA
Peshkatari rus tregon krijesat “aliene” të kapura në

Shpesh, ai peshkon deri në 1 mijë metra thellësi, duke nxjerrë nga fundi i detit gjallesa tejet të veçanta.

Roman Fedortsov, 39 vjeç, peshkatari nga Rusia publikon në rrjetet sociale gjallesat më të veçanta që arrin të kapë, duke u bërë mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Një peshk me tentakula të çuditshme që i dalin nga goja apo një tjetër që duket se nuk është nga kjo botë, janë vetëm disa nga gjallesat tejet të veçanta që peshkatari rus ka fotografuar dhe shpërndarë më pas për mijëra ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

“Në mënyrën e tyre, të gjitha këto krijesa janë të bukura”, shprehet peshkatari. Kryesisht, ai peshkon në Detin Barents, pranë brigjeve veriore të Rusisë, por ai udhëton edhe në pjesë të tjera të botës, deri në Oqeanin Atlantik, pranë Afrikës.

3 komente në “Peshkatari rus tregon krijesat “aliene” të kapura në thellësitë e deteve”

  1. Neroni says:

    Ata na duken neve aliene. Ne u dukemi atyre aliene.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      @Roman Todortsov
      .
      Ç’do në fund të detit
      pse lodhesh mor plak
      boji sevap miletit
      Ti qenke për SPAK!
      .
      Deri nji mij metra
      zhytesh me i kap
      ktu, ke ne mbi tokë
      i ke pa hesap.
      …..

  2. VeloPartizani says:

    Foto 3 peshku buzder. I ka buzet si portofoli Ed Piktorit dhe bythet e Karminës. Me aq mbetje nukleare sa kanë hedhur Ruset atje ça prisni.. Edhe po te dilte ndonjë oktapod me fytyrën e Salës nuk do më dukej çudi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje