Ballkanizmi i ambasadorëve të perëndimit

23 Korrik 2021, 14:05Blog TEMA

Nga Andi Bushati 

Ambasadorët kryesorë të perëndimit në Tiranë janë bërë sot protagonistë të një parade turpi që reket tu’a shesë shqiptarëve sapunin për djathë. Ata kanë folur me superlativa për foshnjen e tyre që lindi e vdekur duke përkujtuar përvjetorin e pestë të Reformës në Drejtësi. Kryediplomatja amerikane Kim përmendi edhe njëherë argumentin e lodhur të spastrimit të gjykatësve të korruptuar, ndërsa kolegu i saj Soreca e quajti atë si një nga hapat më të rëndësishëm që janë ndërmarë që pas rënies së diktaturës.

Në fakt, është krejt e kundërta. Po të shikosh të gjithë argumentat propagandistikë që u përdorën në këtë vit jubilar, ato lidheshin me një sukses të vetëm, spastrimin nga vettingu të mbi 200 gjykatësve dhe prokurorëve.

Kjo shifër ka përmbytur prej dy ditësh titujt e servirur të medieve, a thua se qëllimi primar i këtij aksioni të nxitur nga ndërkombëtarët ishte thjeshtë organizmi i një gjuetie shtrigash. Nuk ka dyshim se drejtësia e vjetër shqiptare kishte nevoja për një qilizëm të thellë të një mjedisi ku allishverishi ishte kthyer në normalitet, por objektivi kryesor i 140 deputetëve që votuan unanimisht në korrikun e 2016 duke duartrokitur përqafimin epshor Lu-Vlahutin, nuk ishte ky.

Ai qe krejt tjetër: rivendosja e një sistemi ku peshorja e drejtësisë të ishte e ekuilibruar për të gjithë, goditja e atyre qau fiksuan në zhargonin e ndërkombëtarëve si peshq të mëdhenj dhe ringritja e një sistemi koherent dhe funksional për ti përballuar këto sfida.

Cili është bilanci? Pothuajse afër zeros.

A beson dikush sot se një qytetar i thjeshtë, që i bie fati i keq të jetë në konflikt për truall ndërtimi me oligarkun e mbështetur nga pushteti, mund të gjejë të drejtën në gjykatat shqiptare? A ka shpresë familja e një minatori të vdekur në galeri të fitojë atë që i takon? A ka optimistë që imagjinojnë, se për ata që humbën jetën nga neglizhenca ulëritëse në pallatet e shembura nga tërmeti në Thumanë, drejtësia do të thotë ndonjëherë fjalën e saj?

Në këndvështrimin e një drejtësie që funksionon për të gjithë njësoj ne jemi ende po aq larg sa pesë vite më parë. Por edhe në pjesën më të dukshme dhe më të prekshme të medaljes, punët nuk janë më mirë. Kushdo që e dëgjonte ambasadorin Lu që fliste që në 2018, se rënia në rrjetë e peshqve të mëdhenj ishte punë javësh, sot nuk i mbetet ve[se të tallet.

Kjo reformë jo vetëm i ka bërë më të pa cënueshëm njerëzit me pushtet politik dhe ekonomik, por ata po ndihen aq të fortë sa mund të diktojnë edhe vettingun si në këtë rastin e fundit kur shpërtheu një përplasje publike mes lokalëve dhe ndërkombëtarëve.

Pra, ndonëse qëllimi i kësaj reforme ishte ti jepte fund pandëshkueshmërisë, deri më tani ajo vetëm është betonifikuar.

Edhe mënyra se si u konceptua reforma, se si ajo ra pre e kalkulimeve dhe interesave të vogla të njerëzve më pushtet, për të pasur sa më shumë ndikim, prodhoi një katastrofë. Tashmë provohet gjërësisht se fillimi i saj nga lart poshtë ishte një gabim.

Kështu përshëmbull shkatërrimi i Gjykatës Kushtetuese, që i kishte zbrapsur mbi 40 ligje pushtetit të Berishës dhe filloi të godiste me një njëjtën vullnet edhe kapërcimin e kufijve nga qeveria Rama, solli pasoja shkatërrimtare. Vendi mbeti për tre vite pa këtë organ që ende nuk është i plotë, duke i i hapur rrugë amuzimeve kolosale nga shumica në pushtet. Vetëm një shembull banal. Po të kishim pasur Gjykatë Kushtetuese sot Teatri Kombëtar do të ishte ende në këmbë.

Gjithëashtu vendi mbeti nga 2017 deri në 2019 pa Gjykatë të lartë, që ende nuk funksionon, duke bërë që drejtësia të mungojë për mbi 30 mijë dosje që presin në radhë.

Po të flasësh pastaj për një SPAK dhe një Gjykatë të Postame që vendimet ua rrëzon gjykata e Strasburgut, që nuk kanë këllqe të marrin në shqyrtim krimet elektorale po iu përcjellin prokurorive e gjykatave lokale, që vazhdojnë ti shikojnë me venerimin e përëndive pushtetarët e lartë, gjendja bëhet krejtësisht e pashpresë.

Janë pikërisht këto elementë që e detyruan Fondacionin Soros dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit të botonin që në 2019 një sondazh ku thuhej se 63% e shqiptarëve nuk besonin më se vettingu ishte i drejtë. Po ashtu edhe në Bruksel u arrit në përfundimin se terapia e rëndë, që u zgjodh të aplikojej në Shqipëri krijon aq shumë probleme, sa nuk rekomandohet të kopjohet edhe në vende të tjera.

Por pavarësisht nga këto, ambasadorët e perëndimit në Tiranë, vazhdojnë të flasin si për një histori suksesi, duke u përpjekur të arsyetojnë mbi 60 milionë eurot tashmë të shpenzuara për këtë fiasko.

Edhe gjatë konferencës së fundit për 5 vjetorin e reformës ata zgjodhën të përdorin sërisht epitete lavdëruese për një gërmadhë që nuk funksionon duke huazuar metodat e politikanëve vendas që përpiqen ti imponojnë publikut një realitet që nuk ekziston. Prandaj në këtë përvjetor mund të thuhet me ironi se reforma që u nis me ambicien për të perendimorizuar Shqipërinë duket sikur po përfundon me ballkanizmin e përfaqësuesve të perëndimit të Tiranë.

11 komente në “Ballkanizmi i ambasadorëve të perëndimit”

  1. Lex1 says:

    Kokrra e debilit konjitiv! Me ose pa kushtetuese rrumpalla e tallashit qe e quan ky nipi i shokut Hisni Teatro do shembej. Ska shkelje kushtetuese për nje godine shteterore rrenoje or tyte

    1. pjeter says:

      Me te vertet ky eshte i semure.Rri e vret mendje per te dale me lloj e lloj shkrimesh idiote,duke bere sikur te jete ndonj fare zedhenesi i shqiptareve,rrospi mediatike.Nuk e kupton qe edhe sikur nje dite te trajtoje nje teme te ndjeshme per shqiptaret,vetem prezenca e tij e dhjet fare interesin,aq vlere ka.

  2. Asd says:

    Mos publikoni me asgje nga nipi isniut. Eshte i merzitshem. Vetem titullin kam lexuar, por eshte krejt gabim.

    1. e nga e di moj sufllaqe qe eshte gabim pa lexuar ate qe ka shkruar ?
      Cfar je ti PROFET ?

  3. na i kurse kte shkerdhate se na vjen me vjell sa i shikojme surratin kurves komuniste

  4. Princi says:

    Asnjë nga komentuesit nuk thotë se ku e ka gabim konkretisht z. Bushati. Askush nuk hedh poshtë ndonjë mendim apo fakt që ai paraqet. Atëhere ? Del se vetëm sharjet e tyre dhe vulgariteti i tyre janë të mjaftueshëm për të mbrojtur atë të vërtetë që nuk janë nê gjendje ta mbrojnë.

  5. Politolog says:

    Ne asnje vend te botes nuk merret njeri me ambasadoret. Cfare do te thote ky trap i desikulibruar qe i duket vetja gazetar?

    1. Princi says:

      Zoti Politolog. Në asnjë vend të botës, përjashto Shqipërinë, ambasadorët nuk ndërhyjnë në jetën e brendshme të tij, nuk japin udhëzime, orientime ç’duhet bërë ç’nuk duhet bërë, ç’është mirë e ç’është keq. Ambasadorët kudo qofshin, përfaqësojnë interesat e vendit të tyre dhe vetëm kaq. Ata janë diplomatë dhe veprojnë si diplomatë në një shtet sovran që e njohin si të tillë, vetëm nëpërmjet kanaleve diplomatike.. Ndryshe ndodh me një protektorat……

  6. K says:

    Nuk me pelqen Henri Cili por nje gje e th shume sakte! Jane gazetare -pronare, qe nuktregojne nga i marrin parate per te patur gazete on line! Jane nje grusht keta ish bij blloku qe shajne Ramen per ate qe ka arritur dhe vete ngelen analiste te perkedhelur dhe financuar nga Saliu! E pastaj po qe se je impotent te gjitha mund te ndodhin! Po te la gruaja se te zuri me nje burre ne krevat dihet kush je! Po qe se grate ankohen se nuk ben ne krevat fundi dihet! Je bythqire, sipas variantit te vjeter shqiptar, d.m.th nuk je i zoti per gje! Edhe Tosi apo Zheji por edhe avukati jane gazetare kafenesh!

  7. KOZi... says:

    Na lodhet , cdo here mirreni me Andin dhe jo me texstin e artikullit. Cdo here se cben gruaja e tij ?! Andi sot si ca tjere ka grua tjeter. Ju perseri se c,beri gruaja e pare ! Gruaja e pare ne rast se ka ndare Andin se eshte i pazoti dhe ka shkuar me nje tjeter eshte normale. Ne rast duke qene e martuar ka shkuar me burre tjeter quhet kurve ! Tani vazhdoni e na tregoni ndonji histori me ambasadore !!!……tung

  8. E kanë thënë të tjerë më heret publicistika është lëmi shumë e vështirë për tu prekur,Bushati kjo punë për juve duket që është një sport i papërballueshëm,pse o zotëri meqenëse e ke merakun me i shërby publikut me ‘analiza’ nuk fillon e ‘analizon’ tema të tjera si për shembull ngrohja globale por e mundon veten dhe të tjerët me shkarravina politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje