Nga Blendi Kajsiu
Tashmë që Basha dhe opozita e tij mbaruan punë me fabulën e “masakrës elektorale”, dhe me fillimin e funksionimit të SPAK, gjithnjë e më tepër po del në pah ajo që shqiptarët e dinin prej kohësh, nivelet e larta të korrupsionit në qeverisjen aktuale. Në fakt, nuk ka asgjë të re, pagesë për një vend pune, tenderë të manipuluar apo partneritete PPP që kapin dhe rrjepin buxhetin e shtetit në funksion të privatëve. Dhe pikërisht këtu është problemi, te banaliteti i stërnjohur i korrupsionit.
Tri dekada pas rënies së komunizmit, nivelet e korrupsionit në funksionimin e administratës publike mbeten tejet të larta, ndërkohë që kapja e shtetit prej aktorëve dhe bizneseve private duket se është rritur. Është e vërtetë që korrupsioni i qeverisjes aktuale nuk ka spektakularitetin e Gërdecit apo të videove të Metës. Ama, kjo nuk e bën atë më pak të rrezikshëm.
Ai është dëshmi e mosrealizimit të një nga premtimeve më të mëdha të qeverisjes Rama: ndërtimi i një shtetit modern. Korrupsioni aktual është produkt i nënshtrimit të shtetit dhe administratës publike ndaj ndërhyrjes politike dhe qeverisjes autoritare të vetë Ramës. Dhe kjo nuk është diçka që e zgjidh teknologjia apo portale si e-Albania.
Më shumë se te ligji, te respekti për institucionet apo për administratën publike, qeverisja Rama bazohet te vullneti i kryetarit të saj. Mënyra se si u shemb Teatri Kombëtar e tregoi shumë qartë këtë fakt (edhe pse personalisht nuk hyj te fansat e asaj godine). Ligji u përkul deri në thyerje për t’iu përshtatur vullnetit të Ramës.
Kemi të bëjmë me një qeverisje thellësisht voluntariste dhe joinstitucionale. Kjo do të thotë që vullneti i liderit është legjitimiteti dhe gazolina e vetme që ushqen motorin e qeverisjes. Figurat e tjera në kabinetin Rama janë thjesht instrumente apo zgjatime të vullnetit të tij. Po kështu edhe institucionet që varen prej tyre.
Ndryshe nga liderë të tjerë autoritarë, si: Erdogani, Putini apo Victor Orban (pa përmendur një sërë liderësh autoritarë në Amerikën Latine, si Correa në Ekuador, Uribe në Kolumbi, Kirchner në Argjentinë, apo Chavez në Venezuelë që kanë prodhuar correizmin, uribizmin, kirchnerizmin dhe chavizmin), vullneti i Ramës nuk përfaqëson dhe as nuk shpreh qartë ndonjë ideologji, frymë, vizion apo shtresë sociale specifike.
Ramizmi dhe ramistët nuk ekzistojnë, as si frymë dhe as si ideologji apo shtresë sociale. Kjo është një nga arsyet se përse Rama e ka të vështirë të prodhojë një regjim autoritar si në Rusi, Turqi, Hungari apo në mjaft vende të Amerikës Latine, ku lideri autoritar përfaqëson diçka më shumë se egon personale.
Ajo që ekziston është vullneti erratik i individit Rama që e përdor pushtetit si instrument për vetërealizimin e tij personal. Pushteti është skena ku Rama shfaqet si artist. Një model qeverisje që materializohet në një one man show, ku producenti, regjisori, skenaristi dhe aktori i shfaqjes është Rama.
Në shfaqjen e tij plot batuta, Rama luan të gjitha rolet; është socialist dhe neoliberal, është pushtetar, por edhe opozitar, është pro Europës, por edhe pro Erdoganit, nacionalist dhe kozmopolitan, modern, por edhe xhajë me brekushe, është një familjar shembullor, por edhe libertin antikonservator, është politikan, por edhe antipolitikan, është shkodran, tirons, durrsak, por edhe vlonjat.
Në fakt, vetë Rama në mënyrë transparente dhe me arrogancë e propagandon këtë model. Sukseset nuk janë të qeverisë apo të shtetit shqiptar, por të tijat personale. Projektet e qeverisë Rama shfaqen si produkte të vullnetit të tij personal shpesh pa asnjë proces demokratik konsultimi, ekspertize apo transparence.
Ai shpall transformimin e Durrësit në Dubai pa u penguar nga vogëlsira si studime fizibiliteti apo konsultime me qytetarët që do preken nga ky transformim. Ai, jo trupa diplomatike, doli nëpër botë dhe lypi para dhe vaksina për popullin pas tërmetit dhe pandemisë. Ai inspekton personalisht punimet te lungomare në Vlorë. Ai nxjerr Policinë në aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në plazh.
Është një model që e paralizon shtetin dhe administratën publike si në nivel lokal, edhe qendror. Për të vepruar, ajo duhet më parë të lexojë vullnetin e Ramës, direkt apo nëpërmjet të deleguarve të tij dhe jo germën e ligjit apo të rregullores. Është shteti i Maliqit më shumë se i ligjit.
Ironia e modelit voluntarist të Ramës është që vetë lideri prodhon një shtet të dobët që nuk e kufizon pushtetin e tij dhe që pikërisht për këtë arsye është i paaftë të eliminojë korrupsionin. Më pas, ai shfaqet si shpëtimtar i popullit duke përballur, kërcënuar dhe qortuar administratën e korruptuar që nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve.
Nuk është një model i ri. Është e njëjta qeverisje që kemi parë te Berisha apo Meta, vetëm se Rama e ngjyros dhe e shet më bukur, ndërkohë që e ka çuar në ekstrem personalizimin e qeverisjes. Mbetet një model që prodhon degradimin e shtetit edhe pse justifikohet vazhdimisht me fabulën e së keqes më të vogël me vepra infrastrukturore apo me premtimet e integrimit euroatlantik.
Në këtë pikë, mbështetësit e Ramës me të drejtë do më kundërshtojnë me reformën e sistemit të drejtësisë, si një shembull i qartë i ndërtimit të shtetit dhe kufizimit të pushtetit nga Rama. Ama, kjo reformë më shumë se meritë e qeverisë Rama është produkt i presionit, kushtëzimit dhe vullnetit të ndërkombëtarëve, nga SHBA deri te BE-ja.
Është një nga absurditetet e mëdha të skenës sonë politike që opozita ia veshi Reformën e Drejtësisë Ramës, duke i dhënë atij meritën kryesore për një nga reformat institucionale më të suksesshme të tranzicionit, që e ka pastruar më thellë sistemin tonë të drejtësisë se të gjitha reformat e 30 viteve të fundit. Aq sa sot po merret si shembull për fusha të tjera. Po flitet për veting në politikë, polici, biznes, edukim etj.
Paradoksi qëndron në faktin se nuk është as detyra dhe as kompetenca parësore e Kryeministrit të reformojë një pushtet të pavarur si gjyqësori. Detyra kryesore e ekzekutivit është të ndërtojë shtet duke forcuar administratën publike, institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike që varen prej tij.
Është detyrë e Kryeministrit të ndërtojë një administratë dhe institucione shtetërore që prodhojnë sa më pak korrupsion, ku tenderët nuk vidhen, postet nuk blihen, ku ka meritokraci dhe ku shtetit nuk zhvatet me PPP. Këtë detyrim ai nuk mund t’ia transferojë sistemit të drejtësisë dhe aq më pak SPAK-ut, që janë korrektues, por jo ndërtues të një administrate të pastër.
Pikërisht në këtë detyrim parësor të saj, qeverisja Rama ka dështuar, edhe pse me të drejtë krenohet me pastrimet në sistemin e drejtësisë. Praktikat korruptive dhe kapja e shtetit vazhdojnë të gëlojnë në administratën, institucionet dhe ndërmarrjet tona publike, sikurse e tregojnë një sërë raportesh ndërkombëtare. Pa folur për penetrimin e tyre, në mënyrë direkte apo indirekte, nga elementë kriminalë, sidomos në nivel lokal.
Pa dyshim që qeveria Rama ka ndërtuar pedonale, aeroporte, spitale dhe rrugë. Pa dyshim që me sukses po rindërton qytezat e shkatërruara nga tërmeti. Dhe ndoshta një ditë Durrësi do kthehet në Dubai. Por shpëtimi i Shqipërisë nuk vjen nga ndërtimi i betonit, por nga ndërtimi i shtetit. Betoni pa shtet prodhon thjesht betonizim.
Kajsite gjithmone mblidhen te pa pjekura me mendimin se piqen gjate kohes ne magazina. Nuk piqen, ngelen te tharta, prandaj edhe Kajsiu qe po shkruan, nuk ka per t’u pjekur ndonjehere. Deri ne fund di t’i mungoje arsyetimi llogjik, mund te jesh edhe kundershtar i Rames, por arsyeja eshte primare, ose me mire mos fol fare se papjekuria shtrohet sheshit.
E ka shume te sakte shkrimim shoku!
E ka qare! Eshte fiks sic e pershkruan.
Po nuk ju pelqeu… vk ka dhe te paguar qe bejne si komentues.
Une nuk jam mbeshtetes i Rames zoti Kajsi, por dua te di ty , mbeshtes i kujt je, se shume gjera i trazon pas qejfit tend per te bere qejfin e ndonje tjetri, me shkurt: eshte e njejta qeverisje qe kemi pare tek Berisha apo Meta, por Rama e ngjyros me bukur! Kaq dhe ti del skarco me gjithe shkrimin tend se te beshe krahasim me qeverine e Berishes, nje krimineli, apo Metes nje megahajdut dhe kriminel, kerkon te veshe ne gjume njerezit duke pohuar se perballe keni Edi Ramen qe eshte kriminel, hajdut dhe tradhetar i kombit me i rrezikshem se dy te paret qe aq sa munden bene. Turp per analizen mediokre apo te qellimte qe ben, kur ne presim nga Spak te fus Sali Berishen ne burg per shkaterrim te Shqiperise, per minim te demokracise, per vjedhje per vete dhe per shoket e tij, per krime kunder njerzeve te pafajshem dhe Ilir Meten me bllok ne dore qe e pason. Rama ka kusuret e veta jo te vogla, ama kriminel nuk i thua dot dhe ate qe ka bere ky keto vite, nuk u bene per 30 vjet se bashku. Ti apo kushdo tjeter mund te analizosh punen e qeverise, ta kritiosh ne te gjitha drejtimet qofte per mangesi me dashje apo pa dashje, por krahasimin me krimin do te thote se je i pa shpirt qe ben kete pune; kjo do te thote si ata qe thone: te gjithe njesoj jane! Dhe e thone per te mbuluar çdo gje e s’kemi ç’bejme me. S’eshte e vertete dhe syri tregon, veshi degjon dhe dora prek. Behuni serioz se edhe Mark Marku me duket se ka ndryshuar, por une s’e besoj se i mungon kultura dhe edukata qe jane primare.
O SHQETO TRAPI akoma ti o derdimen mbeshtetes I kujt je ,jo o trap ne themi te ecim perpara te bejme shtet ligjor.Te gjitha shtetet e ballkanit kane shtet ,ndihet era shtet kurse ne shqipot vazhdojme dramen PD,PS E LSI .Keto parti te kthyera ne klane mafioze duhet te hapin krahun po qe nevoja Edhe me force ,vetem e vetem qe shqiperia te perparoje.Ik tani the bertit rahmur rahmut se bishtin e qenit do gjesh.
Mgjse e respektoje Kajsiun, betonizimi eshte ne koken e shqiptarve. E sollenm nga e kaluara dhe e kemi shfaqur ne ndertime, gjithandej. Ndertimet e reja, pas termetit sikur po sjellin dicka nga teknologjia e kohes. Kurse autoriteti endepo kerkohet ne kete vend ku te gjithe jane “te forte”.
Gazetar leshi!
Ne 2013 kur votova Ramen e bera sepse Rama premtoj qe do te ndryshoj sistemin .
Ne qofte se sistemi eshte i korruptuar shume leht korruptohet edhe individi.
Por Ramuti nuk e ndryshoj sitemin por e kriminalizoj me keq ate.
Nuk ka si ta ndryshoj sistemin nje politikan qe e ka ndertuar me persosmeri kete sistem kaq te korruptuar.
Per cdo ndertim ne Tirane Rama merrte 20% te vleres te njejten gje ben edhe me tenderat e PPP-te.
Pra duhen njerez te rinj te paster qe te ndryshojn sistemin .
Mos prisni qe turkoshaket te bejne shtet….
Qe ne krijimin tone si gjoja te pavarur nga osmanllinjte(keshtu na edukuan ata) vetem kemi vjedhur e plackitur njeri tjetrin.
Qeveritaret na vjedhin ne,ne vjedhim qeverine e njeri tjetrin.
Myftar turkoshak torba vjedh pensionistet,qeveritaret,prokuror gjykates ne vjedhin e pasurohen familjet e politikaneve…
Ketu ne keto 30 vjet me shume se 50% jane per burg dhe spak aspaku nuk di nga tja filloj,nga saliu,iliri i vidios apo njerzit e rames….
Kur vjedh ministria e brendeshme qe duhet te kapi vjedhesit,imagjino cbehet me uniformat e ushtrise dhe ministrite e tjera
Ju lumte Zoti Kajsiu. Gazetaria Shqiptare ka me shume nevoje si Analiza e Zotit Kajsiu. Ato gazetare qe mbrojne Qeverine e nje vendi jane pjese e qeverise.
40 vite Qame e puthem varrin Enverit dhe Thame se nuk lind shqiperia me Si Enveri. Tani duhet qajme e puthin Edi Ramen .
Bravo Kajsiu,
Nje analize perfekte per ata qe dine te lexojne!
Asnjeri (Berisha, Nano, Meta e Rama) nuk ka ndertuar shtet demokratik, ku sundon Ligji, ne Shqiperi.
Loni
Ky i gjori, a e di se Rama është Kryeministër?
Në çdo vend të botës, ku ka kryeministër, ai (kryeministri), kryeson qeverinë dhe është po ai që qeveris.
Shembulli i kundërt, është PD, ku kryetar është Lena, por kryeson Berisha.
Shkrim dhe analize me shume se e sakte. Kajsiu shquhet per logjiken e tij dhe paanshmerine politike.
“Taulant”!
Gjalle qenke?
Po ke votuar ti Ramen, une i bie te kem votuar Hitlerin, Çurçillin dhe Stalinin te mare se bashku.
Ate 20% te vleres qe merte Rama, nuk e ke nga vetja, e ke nga Hajredin Fratari, “inxhinieri nobelist i ndertimit te pusetave te ujrave te zeza”, i cili, per tu mare me sy te mire nga Shkelzen Berisha, shpifte per kundershtarin e babait te Shkelzenit, lloj lloj poshtersish me idene e njohur se pas çdo shpifje, diçka mbetet. (Hajredini, pusetat, nga qe ishte shume i “afte”, i ndertonte me pjerresi nga furnizimi dhe jo nga shkarkimi)
Ty tek Rama, nuk te shqeteson fakti qe GJIGANDI EDI RAMA, ka te meta ne punen e tij si çdo njeri, por te shqeteson fakti ulurites qe shpellari Berisha, nuk do te behet kurre me i pari i tribuse nga ka origjinen.
Me qe “kajsia” ka shkruajtur ashtu siç ty ta do oreksi, dhe qe ti vepron dhe mendon nepermjet zorrres se trashe te shpellareve dhe jo me trurin tend qe e ke sa te pules, mendoj qe ketij kajsiut ti napesh nje dreke tek “DIAMMA” e Argita Berishes tek ish “XIXA” e te ndjerit Rrapush Hoxholli, ne katundin Kryemedhenj te Kavajes, objekt superluksoz, te cilin e ka blere nga puna si ish punonjese e UMNIK-ut ne Kosove gjate luftes kunder Millosheviçit.
Idea e Kajsiut eshte se me nje lule nuk vjen behari. E kuptuar o trima? Nda ska behar ne shtetin shqiptar…..
1 shendetsia si ishte si esht tani
2 turizmi si ishte si esht tani
3 bujqesia
4 terrenet sportive
5 industrial fabrikat
6 infrastruktura rrugore, aeroporte, portet, trenat
7 ujsjellset
8 drejtesia ku ishte ku esht sot
9 sa vrasje dhe sa aksidentet kishim sa kemi sot
10 Krimi sa ishte sa esht
11 papunsia
12 krimet me Autor shtetin, 21janari,gerdeci,R.Hoxha
Etj.
Te tjrat o kajsi e kalbur jan pordh me rigon.
Rama po lufton si cmendur ta sheroj ket shtet nga metastazat berishjane qe kercenonin ekzistencen e ketij shteti
Dhe 1 Harrova Arsimi si ishte dhe si esht sot.
Sketerra berishjane u rrembeu ardhmerine me mijera te rinjve me paaftesi pune qe mjet ekzistence u mbeti Krimi, prostitucioni etj. Nje prej Tyre je dhe Ti qe sdi asnje pun dore, po vetem gojore.
Mıre more Blendı Kaısıu mbajte nje fjalım te mrekullueshem por na e lepandonje rruge dalje,Na ı bere ıdentıke qeverıne Berısha,Meta e Rama Por kur qenkan te njellojta cıla eshte rruga e shpetımıt dhe ndertımıtte komunızmıt,Per mendımın tım ıshte nje shkrım qe shprehte xhelozı, Popullı dıkur thoshte per njekshtu lere zot, per ma mıre beje zot,