Lungomare, një protestë luksi?

19 Korrik 2021, 11:02Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Në mbrëmjen e vonët të së dielës rrjeti u përfshi nga një valë videosh dhe titujsh që pasqyronin protestën zhurmëmadhe të pronareve të bizneseve përgjatë lungomares në Vlorë. Nën tingujt e himnit të flamurit, që e lëshuan të gjithë njëkohësisht në momentet e fillimit të orës policore, me një provokim tipik nga ato që vetëm  një karakter vlonjati mund të prodhojë, ata u përplasën me policinë duke kërkuar shfuqizimin e masave anti covid.

Incidentet që shpërthyen në mes të shëtitores, në sytë e të gjithë pushuesve, vazhduan me pas edhe para drejtorisë së policisë, për të liruar tre nga pjestarët e protestës. Ata kërkonin çlirimin e biznesit të tyre nga oraret kufizuese, vijimin normalisht të punës pas një krize të zgjatur nga pandemia dhe këtë, si gjithmonë në këto anë, e bëne me potere dhe në një mënyrë të atillë që të rezononte në mbarë vendin. Aq i fortë qe reagimi, aq befasuese forma e zgjedhur dhe aq e beftë shpërndarja e saj, sa me siguri shumëkush ka pyetur: ore vallë këta janë të parët që duhet të ngrenë zërin?

Po ta shikosh në pamje të parë, pronarët e bareve, restoranteve dhe klubeve të natës të lungomares kanë më pak arsye se kushdo të protestojnë. Nëse ka vërtet një dhuratë dinjitoze që kjo qeveri i ka bërë qytetarëve të saj, ajo është zona nga skela tek tuneli në Vlorë.

Falë edhe investimeve të tyre, falë cilësisë më të cilën është ndërtuar kryesisht përballë bregut të detit, zona e lungomares shpesh të krijon imazhin sikur gjendesh diku përgjatë rivierës franceze. E natyrisht, përfituesit kryesor të gjithë kësaj janë ata që kanë ngritur bizneset e tyre aty, duke thithur falë gjithë transformimit që ka ndodhur, shumë më tepër klientelë.

Krahasuar me dikë që ka hapur ta zëmë një bujtinë në Theth e që i pret turistët me frikën në zemër se mos mbeten pa drita, apo mos i sosin në destinacion me goma të shklyera, bizneset e Lungomares janë të privilegjuar. Protesta e tyre ngjan një kapriço luksoze dhe ata duken si të fundit që duhet të dalin në rrugë.

Po shpesh ky lloj arsyetimi çalon dhe ajo që ndodhi të dielën në mbrëmje në Vlorë është ilustrimi më tipik. Ajo dëshmon se pavarësisht nga një mirëqenje relative, pavarësisht ndonjë avantazhi ekonomik, njeriu është një qenie që revoltohet përballë pabarazisë, arbitraritetit, dhe absurdit që gëlon në xhungla ku disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat.

Një pronar lokali në shëtitoren e rilindur të Vlorës vërtet mund të jetë shumë më i privilegjuar se të singjashmit e tij kudo në Shqipëri, por mendja e tij e ka të pamundur të perceptojë se përse lokali i tij duhet mbyllur në darkë, ndërsa festat me mijëra vetë që organizon Veliaj në krah të Kimit dhe Sorecës, në sheshin e Tiranës, nuk përbëkan rrezik për përhapjen e virusit.

Ai nuk i jep dot shpjegim faktit se përse disa kilometra më larg, në Dhermi, muzika vazjdon disa fundjava deri vonë dhe në të tjera, kur atje shkon të pushojë Rama me familjen, ajo ndërptitet me polici. Ai e ka të pamundur t’i kuptojë masat shtrënguese kur tashmë Shqipëria është bërë një han pa porta, ku gjithkush mund të hyjë edhe i pa vaksinuar, madje dhe pa test.

Ai duhet të stëmundohet që të besojë tek udhëzimet e një komiteti teknik ekspertësh, pasi e ka parë këtë të fundit me brekë nëpër këmbë, duke u përdorur si një mashë elektorale.

Natyrisht të gjithë shkencëtarët dhe ekspertët në botë na paralajmërojnë se jemi larg ndarjes përfundimtare me virusin, se vigjilenca nuk duhet ulur dhe se kthimi në kohët para covidit akoma nuk ka trokitur. Ende duhet të vazhdojmë të bëjmë kujdes nëse nuk duam të kemi një valë të re në vjeshtë falë përhapjes së variantit Delta.

Por, ama ky objektiv nuk arrihet me standarte të dyfishta, politika të çakorduara dhe urdhra absurdë.

Edhe protestuesit e bizneseve të Lungomares janë viktima të kësaj kakofonie. Zemërimi i tyre është pasojë e politikave dhe qëndrimeve jo koherente. Prandaj rebelimi i tyre, pavarësisht se si duket nga jashtë, nuk është një revoltë luksi.

Ai vjen si nevojë e thirrjes për dinjitet, respekt dhe trajtim të barabartë. Gjithkush ka nevojë për to edhe nëse është pak më i avantazhuar ekonomikisht se të tjerët, por në një shtet ku ligji nuk pi ujë, para atij që e ka në dorë atë, kjo me sa duket është e pamundur.

10 komente në “Lungomare, një protestë luksi?”

  1. Ulqini says:

    Gjithnje byth qire mbete o çun spiuni!

    1. K says:

      Nuk me pelqen Henri Cili por para disa kohesh i tha Andit dy gjera qe une i kisha menduar me pare! Duhet ndare -tha Henri gazetari nga pronari,duke i kujtuar Andit se pronari eshte pronar! E dyta i tha – kush te sponsorizon,ku i merr parate per portalin. Me vone i tha ” you jeni disa ish bllokmen qe ju mundi Rama dhe tani cfare nuk thoni nga xhelozia! Kishte ketu para sysh edhe Tosin e disa te tjere! Pra e verteta eshte se Shkullaku edhe Andi,impotent me grate nje e divorcoi,tjetra, thone gojet e liga ankohet se nuk ben seks, i kerkuan Rames leje per te ngritur nje kulle ne mes te Tiranes dhe dy ne Kavaje dhe Rama nuk jua dha!Nuk pelqej njerez te shpelare qe thone te njetat gjera! Dhe kapakun ja ve ish pronari i Albanias shokut te armeve te Saliut Yllit, qe i ndau markat gjermane te qeverise ne mergim Bukoshi me Saliun! Thone qe po nuk pate sukses ne martese behesh i poshter ne shpirt!

    2. Elizabeta says:

      Perfundimisht, z. Bushati, je nje njeri pa dinjitet, pa karakter, pa moral, nje njeri i lig qe udhehiqesh nga mllefet dhe inatet antiqeveritare dhe morali uy i kalbur dhe ererende nuk njeh asnje lloj parimi dhe as kufiri. Ti fare mut muti kerkon qe popullsia ne Vlore dhe ne te gjithe Shqiperine te rrije pa gjume gjithe naten vetem pse disa hajdute dhe gangstere qe jane pasuruar me nje mije marifete te paligjshme, kerkojne te vazhdojne pasurimin nepermjet harbimit duke iu prishur qetesine dhe rehatine mijera qytetareve qe te nesermen ne mengjes i presin pune te renda dhe te zgjatura per te mbajtur familjet e tyre. Je thjesht nje njeri i lig qe nuk meriton as nje ” miremengjes ” ne rruge. Qeverite dhe kryeministrat vijne e ikin ndersa rregullat dhe te mesuarit e shtetasve shqiptare me keto rregulla duhet te qendrojne, duan apo nuk duan halabake si Bushati.

  2. Sara says:

    Ja kur do ti Andushi shkruan edhe bukur….

  3. Bardha says:

    Ky si biri i veres e dine nga vjen kenaqesia

  4. Alex says:

    o Andi po komento pak kongresin e PD se ishte tamam si ai I PPSH apo nuk ta mban!? sigurisht

  5. Dauti says:

    Isha ne Vlore para 10 diteve dhe jam ulur disa here ne lokalet e lungomares, pervec sherbimit te mire te disa cunave te vegjel qe rropateshin si kamariere , nuk ka asgje tjeter per tu vleresuar , pronaret fodulle, me cmime qe jua kalojne atyre ne Europe, shto edhe eren e keqe te tubit te haleve te Vlores qe derdhet direkt ne det mu ne mes te lungomares.

  6. une says:

    po ca incedente – u ngriten 10 alabaker me lokale dhe kujtojn se do marrin peng nje qytet. Duan te behen milioner me 2 muaj pune e ne te rrime te degjojme pordhet e tyre me 2 te nates me muzike te larte. Nuk i terheq klientet muzika idiote juaj ne mes te nates por cilesia ne sherbim, pastertia dhe cmimet konkuruse.

  7. Rezi says:

    Po ky rrota se ka kuptuar qe ne lungomare muzika nuk lejohet sepse shqeteson pushuesit…ne cdo rast, edhe sikur te mos kishte covid.

  8. qazim says:

    Si gjithnje,te vjen per te vjelle kur perpiqesh te lexosh shkrimet e ketije te fandaksuri.E fillova ta lexoj duke menduar qe sepaku per kete teme,ky sojlli duhet te binte dakord me masat qe merren.Eshte e tmerrshme te degjosh lloj lloj tallavashe qe bucasin nga keta klube.Jo vetem te shkaterrojne nervat por te largojne me pahir nga ato ambjente.Ky birboja qe vete duhet te kete vile ne ndonje resort elitar te qete dhe i kenaqet zhurmes se detit e te zogjeve, duhet patjeter te kundershtoje,te nxije e te shaje cdo gje te mire qe behet.Do tallavane e Sales or mik por nuk te vjen me,keqardhje per mendjesshterpesine qe ke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje