Nga Dritan Hila
Hyrja triumfale e Sali Berishës në kongresin e PD, nuk është asgjë më pak se kongresi i 9-të i PPSH, ku vendi megjithëse ishte në kolaps të plotë, entuziazmi i fanatikëve të komunizmit nuk jepte shpresë për hapje.
PD nuk iu afrua aspak asaj që pritej por dëshmoi me analogji se historia përsëritet dhe njerëzve por sidomos shqiptarëve nuk ju shërben as për të nxjerrë mësime.
Me pritjen triumfale të Berishës në sallë, me fare pak fytyra që e shprehnin haptas zhgënjimin për rrugën ku janë futur, PD ngjan se ka një kurs të pashpresë që mund ta çojë në pushtet.
Ata që nuk folën kundër kësaj pranie në sallë, nuk arritën të ngriheshin as në nivelin e Spiro Dedes pale pastaj të Dritëro Agollit.
Pas kësaj ne do vazhdojmë të shikojmë luftën e PD me mullinjtë e erës nën ditirambet patetike të Sali Berishës, por që në fund do sjellin një ripërsëritje të humbjeve radhazi që po ju shkakton Edi Rama jo vetëm për meritë të tij.
Madje këtë të fundit më shumë duket që e kanë shqetësuar disa plehra në tokë sesa kongresi i rivalëve të tij. Ndërsa vetë shqiptarët më shumë shijonin bypassin e Vlorës sesa një parti që mund t’ju sillte shpresë.
Edi Ramën tashmë nuk mund ta rrëzojë asnjë parti që po shkon drejt dekompozimit dhe as kaqolë që sajojnë kauza me teatër, qen rrugaçë apo shitës pa leje. Këtyre ju bën zbor Erjon Veliajn që zbavitet me ta.
Nuk pritej që një parti e madhe mos ta ketë në memuaret e saj aksiomën që në një botë gjithmonë më shumë globale dhe të rreshtuar në kampe, ku Shqipëria është rreshtuar haptas me perëndimin, nuk mund të fitosh zgjedhje pa miratimin e tyre.
Këta të Berishës mendojnë se më një tufë kaçakësh mund të sfidojnë atë që nuk ja del dot Kina dhe Rusia së bashku, Shtetet e Bashkuara! Zoti ju shtoftë takatin.
Se do kemi gallatë në tetë vitet që vijnë dhe demokratët duhet të shpresojnë që Rama të mbajë fjalën që ka dhënë dhe të largohet nga politika në 2030-ën./dritare.net
Ushqeni Shqiptaret akoma me gogolin Berishs …ai I ka akoma fajet…..turp…..vhedhin, vrasin nuk integrohen e akoma fajet Berisha
Po Rama dhe PS prandaj fiton, o Al matufi, sepse njerzit i ze tmerri Kur mendojne se mund te vije ne pushtet Banda saliniane dhe klani kriminal tropojan. Po qe se Salem Ai lart ne qiell do e kish marre prane vetes, shanset e P D-se per te marre pushtetin do rriteshin ndjeshem.
pikerisht ai i ka , dhe sa me shpejt ta kuptojme kete shume me mire do jete
fakti qe nuk iken e tregon me se miri kete te vertete
More po lerini pordhet! Rama eshte ai qe eshte, dhe eshte ai qe duhet mundur, në zgjedhje dhe me vote. Ne 25 prill ai i vetem, mundi gjithe konglomeratin opozitar me kuç e me maç, me Berishen, Meten, Bashen dhe gjithe skoten e zhurmexhinjve qe u kane bere hyzmetin, sepse elektorati në shumice nuk e pranoi apo besoj si alternativen per ta zevendesuar ate. Hë pra aty eshte Rama, kryeminister per te treten here si asnjehere ne keto 30 vite tranzicion. Ata qe jane te deshiruar qe ta rrezojne dhe te vijne vete ne pushtet, le t’u mbushin mendjen shqiptareve se jane më të mire dhe hallall. 2025 nuk eshte dhe aq larg, 2030 po!
Idiot! Edi Ramen mund ta rrezoje i njejti popull qe e votoi sepse po jep shenja fodulleku dhe arrogance! Po ti kaqol e te ngjashem si ty as nuk shofin, as nuk kuptojne! Koke tul!
Ore “popull”, mund ta rrezojne Ramen ata qe e votuan, dakort jam dhe une, por nuk me thé, kush do ngrihet? Lul Basha apo Gaz Bardhi. Mos u beni fare; me kete qe ndodhi, sot Edi Rama vetem te kete shendetin se do tu beje lolo edhe nja dhjete a dymbedhjet vjete. Perjashtohet kjo qe theme une, vetem po te krijohet ndonje parti serioze me te rinj te perkushtuar pêr vendin dhe veten e tyre, duke u ndare nga metodologjia e deri me soteme qe eshte katastrofike per Shqiperine.
Tamam! S’mund t’i heqim ketij shkrimi as nje pike e as nje presje.Shqiptaret presin me padurim fillimin e punes nga hetuesit e BKH-se ne fillim te Gushtit dhe renien ne rrjeten e SPAKUT te peshkaqenit Berisha,Mediu,Lyl Teveqeli e sipas radhes te sheikut president te kapur me bllok ne dore e shkelesin e pameshirshem te kushtetutes ne menyre te perseritur e me radhe te gjithe peshqit e medhenj te majte e te djathte qe jane bere mullar sidomos ne kupolen e partise=detashmentit ushtarak te korruptuar berishist (organizate kriminale e mireorganizuar “politike) te sheqerosur me emrin terheqes “Partia Demokratik-ase”.Po na keputet shpirti te shohim fillimin e proceseve gjyqesore te Gerdecit,te 21 Janarit,te CEZit,te ish kompleksit Partizani,te dosjes se Izet Haxhise etj etj.Aty do shohim me te vertete kriminelet e veshur me pushtet e me imunitet se cfare monstrash kane qene e jane dhe cfare “mrekullish” kane bere!Me ne fund cirku Berishist e Likeist do japi shfaqjet e para te tyre publike perpara GJKKO e SPAKUT dhe mbreti e oborrtaret e tij do dalin lakuriq perpara popullit e perpara togave te zeza…
Vetem nje gjumash budalla sheh gjume te qete te nje kryeminister me Borxhin Publik rekord te 30 viteve…
…dhe me ekonomi-financat ne kolaps!
PD, që në themelimin e saj, nuk kishte asgjë të ngjashme me një parti politike. Ajo ishte një bashkim “lumpenësh”, nga të gjitha shtresat dhe anët. Një stan me njerëz që vuanin nga pasioni për pushtet, lavdi dhe para. Tani është shndërruar në një SEKT, pronrai i të cilit është njeriu më negativ nga bota njerëzore, Sali Berisha.
Bravo Dritan per realitetin qe ke pershkruar.
Nje parti qe nuk njeh dhe nuk koregjon gabimet e saj eshte e destinuar te zhduket ….ka thene diku Lenini.Keshtu e pesuan ish partite komuniste euro lindore,perfshi Shqiperine,shume parti liberale perendimore,…Partite anglosaksone kane mbijetuar sepse kane ne gen ndryshimin e vazhdueshem transformimin.Nje president amerikan apo kryeminister britanik,kanadez,australian, 24 ore mbs humbjes zhduken nga skena politike sikur te mos kishin egzistuar kurre….E shumta shkruajne ndonje liber apo mbajne ndonje fjalim ne ndihme te partise nga vijne ..Edhe Kina moderne,,komuniste,, eleminoi praktiken maoiste dhe aplikoi idene e Ten Hsiopinit…meritokraci dhe jo me shume se dy mandate….gje qe solli transformimin gjigand ne me pak se 30 vite.
Nderkohe ne fshatin me drita Tirane ,talebanet e zbritur nga shpellat ulerijne , Berisha….Berisha…Edhe pse superfuqia SHBA , mikja e vetme e sigurte e shqiptareve ,garantuesja e pavaresise se Shqiperise,cliruesja e Kosoves dhe e shqiptareve te Maqedonise dhe Malit te Zi , e ka shpallur ate monster ,me vonese gjithesesi,non grata.Pra talebanet e Shqiperise me ndihmen e anarkotribalit Berisha,kukulles Basha ,don Metes dhe neperkave te medias,Cani,Lubonja,Peka,Nesho,Bushati ,Meco,etj i kane shpallur lufte SHBA….Edhe politika dhe media kineze dhe ruse jane njeqind here me te moderuara kur diskutojne per SHBA ,se sa talebanet e Tiranes.
Shpresojme qe shumica e shqiptareve te mos djekin pas talebanet shqiptare,sepse be Shqiperi perplasja politike nuk eshte klasike ,e majte e djathte ,por mesjeta e Berishes che berishizmit me epoken moderne.Ne fakt kjo perplasje ka filluar qe ne 1912 dhe vazhdon akoma.
Fare pak fytyrat e habitura per ardhjen triumdale te Berishes, ishin anetaret e ligjshem. Brohoritesit ishin ata me pagese. Bardhoku u dha nga nje ftese per te hyre dhe per te bere zhurme.
“Do ta lë të degjenerohet para opinionit kryeqytetas” . Këto ishin pak a shumë fjalët e F. N per Berishën në vitin e trazirave. Bëhet fjalë për daljet vend e pa vend të Saliut me një tufë shpellaresh nga Bathorja. Edhe Hila besoj këtu e ka në një farë mënyrë idenë. Që Rama e bën gjumin rehat . Pasi kuvendasit jo vetëm diskretitohen në sytë e opinionit , por Saliu duket sikur është komandant I një ushtrie pa orientim. Këto ovacione bëjnë edhe grupet e militantëve në botën arabe. U duket se po te djegin një flamur amerikan apo izraelit, atëherë e kanë fituar luftën. Po përtej interesave, traditës, apo simpatisë për një parti ose tjetër. Gjëja që më bën përshtypje është se, si është e mundur që një pjesë e shqipfolesve votojnë akoma një kufomë politike. Si është e mundur që nuk arrijnë dot të krijojnë një parti të vërtetë të djathtë me orientim europian . Apo duhet të ndodhin evente epokale për të hedhur bustin e Berishës. Bust që në fund të fundit Enverit ja hodhën po të tijtë. Kjo është aksioma. Ne nuk perzihemi, thotë Rama. Dmth bëjeni vetë, brenda llojit tuaj. Atëherë ka edhe më kuptim. Sepse pastaj do quhej si persekutim nga kundërshtari politik.
Moot Saliu, Kake Edvini, mjere populli shqiptar qe duhet te zgjedhe midis mootit dhe kakes. Qe kaka e ben gjumin te qete nuk do te thote qe populli i gjore eshte rehat. Edhe Enveri e bente gjumin te qete dhe nuk e rruante hiç, a ju kujtohet sa te lumtur ishim atehere. Ia kishim bere nenen gjithe botes, me Amerike e BS e Kine, pa le pastaj qe Greqia e Serbia benin shurren ne breke sapo i degjonin ndonje fjalim Loqendarit Enver Bastardi. Jo, se e kisha fjalen te qejfi qe Kryekaristri ben gjume te qete, dmth o Hila si ta marrim kete eshte mire, apo keq?