Nga Dritan Hila
Zgjedhjet e 25 prillit i dhanë Lulzim Bashës kartën morale përballë elektoratit të djathtë dhe sidomos partisë se tij që të argumentonte se të paktën pas abisit të 2013-ës, e riçoi PD-në në kuotat e dikurshme.
Ani pse pritej që ta ngrinte mbi këtë nivel, por aleanca joproduktive historike me LSI-në dhe Berisha që futej në fushë e kapte topin sa herë i tekej, ishin një justifikim për rezultatin.
Edhe pse ka një bilanc negativ si asnjë udhëheqës partie në vitet e demokracisë, por po ashtu formacioni që drejton ka problematikat e tij, që ia bëjnë të vështirë drejtimin. Në rradhët e tij ka partiza, ish të përndjekur politikë dhe sekretarë partie të PPSH-së. Të gjitha këto më shumë se vota, sjellin probleme.
E megjithatë, pas humbjes, pati gjithë komoditetin që të unifikonte partinë, pasi tjeterkush më shume se ai ishte fajtor për humbjen. Dhe në fakt askush nuk u ankua për reformat që do te merrte apo rrugën që ndoqi për rizgjedhje. I vetmi që fuste hundët ishte Sali Berisha. Dhe në këtë pikë duket se i dha një dorë Departamenti i Shtetit i cili e shpalli person të padësbirueshëm atë dhe familjen e tij. Dukej se rruga për Bashën ishte e hapur për të bërë një parti të re.
Por jo. Mesa duket asnjë në atë parti dhe aq më pak Basha, nuk ka kurajën ta vrasë politikisht Berishën dhe kulturën që ka mbjellë ai. Kjo nuk kërkonte që të dilte me thikë në dhëmbë në sallë, por një distancim te qartë prej tij, pritej.
Më kurajozi rezultoi Mark Marku i cili në fakt më shumë se partiak është intelektual dhe si i tillë nuk ka rrënjë në PD. Shfaqja e Berishës dhe squllja e Bashës para tij, tregojnë se ai nuk ka aspak ndermend të largohet nga njeriu që i sjell vetem humbje PD-se, të ndahet nga politikat e tij destabilizuese dhe nga trashëgimia konfliktuale. Basha mesa duket nuk pret vetëm vdekjen politike të Berishës e cila ka kohë që ka ndodhur, por edhe atë fizike. Mirëpo kjo nuk funksionon në demokraci, por vetëm në diktatura. Në demokraci partitë atrofizohen nga ndenjia gjatë në opozitë.
Rikonfirmimi i Berishës si udhëheqësi real i PD-së mund të frymëzojë militantët qe besojne se ai di si t’i sjellë në pushtet, por Basha e di shumë mirë se pushteti , tashmë , është më larg se kurrë. Për më tepër ai nuk do jetë njeriu që do t’i sjellë në pushtet por vetëm asistenti i njeriut që po mumifikon, jo vetëm partinë e dytë por gjithë opozitën shqiptare.
Dhe pastaj demokratët nervozohen kur kundërshtarët iu thonë që “fajin e ka Saliu”. Po pse, nuk e ka?
Basha nuk mund te ndahet na sali-non grata! te dy jane perzjer ne vrasje( 21 janarin e bene bashke) dhe po qe se basha del nga dora e sali-gerdecit, atehere saliu ka material te bollshem per ta varrosur dhe vice-versa. Kaq e thjeshte eshte.
Lulin e ka zene me Saliun , si ate rojen e bostanit te kooperatives me hajdutin , qe pasi e zuri i thiri brigadierit ,zura nje hajdut , po mire sille ketu , po nuk me vjen , po mire leshoje kur s’e sjell dot , une e leshova po nuk me leshon ai tashti !
Mos i kerkoni Lulit te pamunduren !
Ai e di shume mire se po te iki Saliu nga PD ,Luli nuk qendron as 24 ore ose PD shperbehet!Kjo eshte arsyeja se perse ai mbeshtetet forte tek Sala.
Ai ka nje rrugetim me femijet e Saliut,ka nje kariere politike me Saliun dhe nje mirenjohje deri ne vdekje sepse jo vetem qe i la Partine por se hijet qe ka kur ishte minister i jashtem,minister i transporteve,minister i brendeshem mund ti mbuloje vetem me Saliun ndryshe sot ai duhet te ishte ne dyert e gjykatave si i akuzuar!Ndaj eshte miopllik te mendosh qe Luli mund ta leshoje Saliun e anasjelltas!Ai instruktohet nga Salu per dite dhe pasketaj shkon e fle i qete ne shtepine e tij!
Me beri pershtypje nje detaj kur quan intelektual Mark Markun!U shuafte intelektualizmi nese edhe ky personazh mund te quhet intelektual e Shqiperia mos u befte kurre nese mbetet ne doren e mendjen e nje kaçorri si puna e tij!
Intelektualet tek PD jane me kokra dhe ata nuk flasin por heshtin sepse kane hyre gabimisht ne ate vathe!
Shume i sakte je Tani por ajo qe u pa ne kete parti qe perfundimisht ka vdekur eshte…..
SALI ENVER JEMI GATI KURDOHER…….
SALI ENVER JEMI GATI KURDOHER……..
Nje individ e gjen qe te jete i trashe por nje parti te jete e tera me shpellare eshte fatekeqesi……
Rrofte shoku SALI NON GRATA….. Kjo eshte PD qe eshte bere PDH……..