Demagogjia e Albin Kurtit, si vazhdim i keq i paraardhësve të tij?!

16 Korrik 2021, 19:29Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Nëse do kishte një peshë për demagogjinë në Ballkan, atë mund ta shohësh realisht në atë që sjellin pasojat e liderit që e ushtron atë. Në rastin e Kurtit gjërat po tregojnë shumë më tepër. Veç zhgënjimit të madh për një ish-lider opozite që dikur ndiqte me pasuesit e tij këmba-këmbës këdo që etiketonte si kundërshtar, kurse sot i arreston dhunshëm por më shumë kësaj i shtohet drejtimi pa sens që po i bën vendit të tij dhe mbi të gjitha ato që dikur shpallte si kauza .

Dhe, ka ende edhe pak ditë të tjera të gëzoj fitoren e madhe që i fali naiviteti skajor i njerëzve më shkurt, që në të vërtetë e meritonin një drejtim të paprovuar deri më tash. Veçse, inercia e suksesit elektoral të politikanit Kurti dhe bashkëpunëtores së tij, Osmani, tregoi se ishin thjesht ndërmjetës të zotët të dëshirave dhe shpresave të së ardhmes së kosovarëve, por aspak çlirues të shqetësimeve të tyre të pakufishme.

Në ditët e fundit kolegët kosovarë i kanë përmendur shumë gjëra, por shqetësues është se tek njeriu që e kërkonte transparencën deri në detaje, nuk arriti të bënte në 100 ditshin e punës së saj, apo si u shprehën kosovarët, një çikëz transparencë: “e vetmja që deri më tani, që nuk ka publikuar Planin e Punës, për tre muaj”.

“Edhe pse ata e kanë publikuar planin e qeverisë për katër vjetët e ardhshme, ne e kemi të pamundur të bëjmë një vlerësim të aktiviteteve të cilat ata planifikojnë të investojnë në vitin 2021. Pra, plani i aktiviteteve të qeverisë ende nuk është publikuar. Për ne kjo është shumë shqetësuese sepse i jep mundësi qeverisë të marrë vendime ad-hoc për çështje specifike”, citon Radio Evropa e Lirë, një përfaqësues të organizatës FOL.

Por qasja më e dhimbshme ishte ajo që ndodhi me Deçanin në ditët e fundit dhe vonesën skajore të përballjes, ku kryeministri Kurti ishte pjesëmarrës në një seminar në Greqi dhe vazhdon ende të udhëtojë jashtë vendit, në një nga momentet më të vështira të qeverisjes së tij. Do të mjaftonin plot tre ditë që qeveria e tij më në fund të reagonte për një qytet që është vetëm 100 kilometra larg Prishtinës dhe me pasoja helmimi të mëdha të publikut!!!

Një nga paradokset për demagogjinë është se ajo është njëkohësisht e paturpshme dhe e fiksuar me nderin”, shkruan ― Patricia Roberts-Miller, tek “Demagoguery and Democracy”. Dhe turpërimi që vjen prej sojit të demagogëve lidhet me paqëndrueshmërinë, paaftësinë për mbrojtje të arsyeshme, sepse në fakt tashmë i kanë shmangur parimet e dikurit apo duke sulmuar kundërshtarët që në të vërtetë kundërshtojnë dhe që i nxjerrin hapur përpara të së ashtuquajturës nder i tyre.

Kurrë më të sikletshme nuk kanë qenë marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën, nën drejtimin e Albin Kurtit, që për demagogji flet për kombin. Dhe, kurrë Shqipëria me Kosovën nuk kanë këtë lloj ndarje absurde dhe mungese bashkëpunimi, madje edhe kur Shqipëria i ofron dorën e ndihmës. Për fat shqiptarët e këtej dhe andej kufirit nuk janë as Kurti dhe as Rama.

Megjithatë, për Kurtin gjërat janë normale. Në mbledhjen e qeverisë, të mbajtur më 30 qershor, kryeministri Kurti numëroi arritjet e 100 ditëve të qeverisjes së tij: “Janë marrë 144 vendime dhe se prioritet i qeverisë se tij, fillimisht ka qenë menaxhimi i pandemisë. Janë përmbushur premtimet bazë për menaxhimin e pandemisë”. Këtu e mbylli i qetë se bëri të duhurën.

Në ditët në vazhdim do kemi njoftime të tjera për Kurtin, por pesha e demagogëve si ai është e pamatshme. Këtë e pamë në gjuhën e dhunës që përdori orët e fundit ndaj ish-bashkë partiakëve, që tashmë kanë partinë e tyre PSD por edhe me ndodhitë e Deçanit. Më shumë akoma, demagogjia është nga ato gjëra që i kanë dërrmuar shqiptarët në dekada. Një njeri, si Kurti, që ka sot aq pushtet duhet ta dijë prej formimit të tij. Përndryshe, do të konsiderohet edhe si një zgjatim edhe më i keq i paraardhësve të tij.

5 komente në “Demagogjia e Albin Kurtit, si vazhdim i keq i paraardhësve të tij?!”

  1. Llazi , shoku i Hajros says:

    Ben, Al-Bin Kurti eshte idiot dhe jo demagog.

  2. Petro says:

    O shqiptaret e mjere,
    Do bashkoheni ndonjehere?
    Lojen e kujt bejne percaresit?

  3. Lanabregesi says:

    Edhe bufi e kupton qe Albini eshte demagog,si dhe mentori i tij Sali Berisha, por shqiptaret e Kosoves jan akoma nen efektin e droges Kurti,shpresojm qe nje dite do ta kuptojn se kan votuar mashtruesin me te madh.

  4. Pa emer says:

    Demagogjia nuk eshte e semundja e vertete e Kurtit. Ajo eshte “efekt anesor” i semundjes se tij.
    Kurti eshte edhe genjeshtar. Ai pershembull na genjeu per “Bashkimin Kombetar” dhe ne i dhame votat. Fill pas kesaj ai e mohoi “Bashkimin Kombetar”, si synim i paarritshem, sepse nuk e lejon Kushtetuta. Genjeshtra e Kurtit nuk eshte semundja e vertete e tij. Ajo eshte thjeshte “efekt anesor” i semundjes se tij.
    Albini eshte edhe “bythelevizur”. Per 2-3 vite me rradhe na derdellisi koken me “reciprocitetin” e tij per tu future ne bisedime me Vuciqin. Ne fund ai tha qe “bisedimet nuk kane alternative”. Ai jo vetem qe mohoi “reciprocitetin” por e zevendesoi ate me te kunderten e reciprocitetit qe ishin bisedimet pa kushte. Edhe “byhelevizja” e Kurtit nuk eshte semundja e tij. Ajo eshte thjeshte “efekt anesor” i semundjes se tij.
    Ai eshte edhe “foshnjor” ne politike. Ju mbush mendja se do fitonte ne zgjedhjet ne Shqiperi dhe la Kosoven ne pike te hallit dhe “brockollisi” tek ne karagjoslleqe te pafundme. Edhe ky “foshnjorizem” i Kurtit nuk eshte semundja e vertete e tij, por “efekt anesor” i semundjes se tij.
    Ai ne te shkuaren ka qene shume me i semure se sa sot. Ai ne Rrambuje u tregua “naiv” dhe me teorine e mosnenshkrimit te marreveshjes me Ameriken, donte te ndihmonte Millosheviqin mbante Kosoven nen Serbi.
    Ai ka hedhur bomba dhe helme dhe te gjithe thoshim se Kurti eshte “radikal”. Ne te vertete as radikalizmi nuk eshte semundja e vertete e tij, por thjeshte nje “efekt anesor” i semundjes se tij.
    Keshtu me rradhe une mund te vazhdoj te numeroj nje sere semundjesh te tjera te Kurtit por qe ne thelb nuk jane semundje. Ato jane “efekte anesore” te semundjes se tij.
    Edhe kjo e sotmja qe ai rri larg problemit te helmimit nuk eshte deshira e tij qe te mos aktivizohet. Vecanerisht dyshimet se kete e kane bere serbet, e implikojne qendrimin larg te Kurtit . Ky “indiferentizmi” i Kurtit per kete problem,eshte thjeshte nje “efekt anesor’ i asaj se kush eshte Kurti dhe cila eshte semundja e vertete e tij.
    Per anallogji le te marrim virusin “covid 19”. Njerzit ankoheshin per dhimje koke. Ca te tjere per temperatute. Nje pjese per qurre dhe kolle…Pati dhe te vdekur dhe u tha se vdiqen nga zemra….U desh kohe qe doktoret te “zbulonin” se te gjitha keto ishin efekte anesore te “Covid 19”.
    Pra i dashur gazetar, je nxituar per te diagnostikuar Kurtin. Semundja e Kurtit ka bere efekt pakethyeshem ne Kosove. Injoranca Kosovare, gjithe keto efekte anesore te semundjes se Kurtit mendon se jane shenja te gjenialitetit te tij. Nje pakice e vogel thone se ato jane shenja te “hallves se prishur” qe Kurti ka ngrene ne rini.
    Eshte nje mish-mash i vertete te zbulosh semundjen e Kurtit. Edhe Amerikenet me ate shkence aq te zhvilluar, deshtuan ne diagnostikim. Ata e shkrakuan njehetre si Kryeminister, sepse menduan se kjo semundje sherohet vetem me operacion, por gabuan. Ai fitoi per here te dyte dhe semundja ka perparuar shume keq ne shoqerine Kosovare. I semure sic eshte, por i padiagnostikuar, Kurti vazhdon te komandoje. Ai vazhdon te komandoje nga Greqia edhe pse ai duhet te jete ne Kosove…ne daten 19 ai ka takim me Vuciqin. Asnje nuk mund te parashikoje se si ai “do e dhjese” prape takimin. Asnje nuk e di te verteten per semundjen e Albinit qe e ben ate te “madherishem” ne syte e popullit dhe te vogel per rezultatet ne terren….

  5. Ylli says:

    shume merreni me t’Albini!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje