Edhe në BE do na fusë Erdogani

16 Korrik 2021, 16:34Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Vetëm dy ditë pasi kryeministri Rama bënte humor në Greqi, duke thënë se vendi ynë do të pranohej në Europë, atëherë kur kryesimin e BE ta merrte Turqia, ambasadori turk në Tiranë fliste nga parku i liqenit, për një ndërgjegjësim të autoriteteve shqiptare për rezikshmërinë e gylenisëve.

Këto dy episode, të shtrira në distancë të vogël kohore dhe gjeografike dëshmojnë në thelb dy qasje të ndryshme për të njëjtin problem.

Gjithnjë e më tepër, Turqia e Erdoganit po e trajton Shqipërinë si një nga vilajetet e perandorisë, ku zbatimi i vullnetit të portës së lartë është i padiskutueshëm. Këtë bëri edhe kryediplomati Yörük, para memorialit të çuditshëm të viktimave të puçit të 15 korrikut, që shteti shqiptar ka ngritur bujarisht buzë liqenit artificial.

Konform me politikën zyrtare, ai ia mveshi edhe njëherë puçin e verës së pesë viteve më parë idhtarëve të klerikut Gylen, shprehu keqardhjen për faktin se organizata që Ankaraja e etiketon si FETO vijion të jetë prezente këtu tek ne, por nënvizoi edhe ‘lajmin pozitiv’ se institucionet shqipëtare tashmë janë ndërgjegjësuar për të.

Pikërisht për të maskuar këtë ndërgjegjësim të imponuar nga neo-otomanët, Edi Rama sa herë gjendet në perëndim, zgjedh mënyrën që ka përvetësuar më mirë, atë të batutave dhe lojrave të flalëve, për të skicuar marëdhënien e vet okulte me Erdoganin.

Problemi thelbësor është ky: asnjë nga demokracitë perendimore nuk e ka pranuar si të faktuar me prova rolin organizator të gylenistëve në grushtin e shtetit të 15 korrikut 2016. Ata i kanë dhënë mbrojtje, strehim politik apo kanë rrefuzuar ti dorëzojnë në Turqi ata që regjimi islamo- konservator i ka etiketuar si puçistë.

Të gjithë shkrimtarët, profesorët, intelektualët, aktivistët që kanë mundur të arratisen për ti shpëtuar qelive të një vendi ku ka vdekur shteti i së drejtës, nuk konsiderohen si terroristë nga aleatët perendimorë të Shqipërisë.

Dhë këtu qëndron kontradikta që Edi Rama kërkon ta fshehë. Sepse brenda vendit, nën thundrën e Erdoganit, ai ka zgjedhur një qëndrim të ndryshëm nga anëtarët e tjerë të BE apo NATO-s.

Që në pranverën e 2018, gjatë një interviste televizive, ai i cilësoi gylenistët si një organizatë të rrezikshme që kërkoi të rrëzonte me dhunë dhe me armë një pushtet të zgjedhur me votë. Dhë këtë bindje, dalë ngadalë e ka shndërruar në politikë zyrtare të qeverisë së vet.

Shumë shkolla që i përkisnin lëvizjes gyleniste janë detyruar të ndryshojnë pronar. Nxënësit dhe punonjësit e kolegjit Mehmet Akif  janë dëshmitarë të disa raprezaljeve nga policia, nga autoritetet financiare, madje edhe të persionit okult nga organet e drejtësisë për ti mbyllur shkollat e tyre.

Jo të paktë janë rastet e biznesmenëve të përjashtuar nga garat publike apo që u janë anulluar tenderat e fituar, sepse nga Ankaraja ka ardhur për ta karakteristika e keqe e të qenit idhtarë të Fehtulla Gylenit.

Edhe më flagrant në këtë pikë është ekstradimi në kundërshtim me ligjet e shtetit shqiptar, i një qytetari që iu mohua e drejta për azil politik, ndonëse në vendin e tij i rrezikohej jeta. Në fillim të vitit 2020, Harun Çelik, iu dorëzua në Rinas shërbimit sekret turk, kazus që u denoncua nga komisioneri për të drejtat e njeriut në OKB, i cili ngriti shqetësimin se mes Tiranës dhe Ankarasë ka një marveshje sekrete për këto lloj ekstradimesh.

Pra mjaftojnë këto raste për të dëshmuar se Tirana zyrtare po aplikon nën presionin e Erdoganit një standart të ndryshëm nga ai i vendeve perendimore ku funksionon shteti i së drejtës.

Pak rëndësi ka nëse Rama e bën këtë për të marrë ndonjë vaksinë më shumë, për të nxjerrë fonde për ndonjë spital, për hir të linjës së përbashkët ajrore që ka me Erdoganin, për ushqimin e delireve si ndërmjetës në diplomacinë globale që pret ti vijë nga presidenti turk, apo thjeshtë se ky i fundit e ka kthyer në zakon, çdo katër vite, ta mbështesë në zgjedhje.

E vërteta është se nën thundrën e sulltanit, Shqipëria u detyrua të përdorë një standart të dyfishtë të papranueshëm për partnerët e saj perendimorë. Dhe pikërisht për këtë, ne detyrohemi që ti dëgjojmë të vërtetat e vrazhda nga ambasadori turk në Tiranë.

Sepse kur flet për Erdoganin, sidomos jashtë kufinjve, kryeministri ynë është i obliguar të përdorë një gjuhë të komplikuar, ku realiteti reket të fshihet pas humorit dhe batutave, si ajo për pranimin në BE, kur atë ta kryesojë Turqia.

16 komente në “Edhe në BE do na fusë Erdogani”

  1. LEXUESI says:

    Te nderuar Komentues:Bojkotoeni me komente kete njeri te peshtire duke ia mbyllur rrugen per honorarin e radhes!Lereni plehren ne kazanin mediatik dhe mos e nxirrni prej andej!

    1. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

      Cfare nuk qendron nga ato qe thote autori (cilido qoft ai)!?
      Ketu m’Albanistan qelb ere turku gjthndj……..

  2. Dani says:

    Nuk e lexoje kurre kete bythlepires,shkoj drejt tek komentet.

  3. Po mundohet mıu qe eshte Andı me u kape m luanın qe perfaqeson Edı Ramen perproblemete ndryeshme,Andı akoma nuk zure mend qe je nje qenıe bıologjıke parpara Edıt, nga te gjıthe drejtımet,Tı nuk perfaqeson gje tjeter vetem nje leter hıgjenıke me ı fshıre me mer methanen Rames, Nuk po permendı funksıonet shtetrore, por edhe sı gazetare tı je nje hıq para tıj,Me me ndıgjue mue e nderpret kete lloj lufte me te ,Ne kete drejtım je ıhumbur,Ruajpak prestıgjın e prejardhjes tende,se e turperove Hajt tung ,

  4. Beso says:

    Ne BE do na fusi Mehdi Bushati dhe sekretari per sigurine e Monikes, Ilir Kulla. Ama do te jete nate, jo dite, mos pretendoni.

  5. Detari says:

    rama eshte turk, po ashtu dhe shumica e shqipfolsve ne arnautistan.
    sa me shpejt ta pranoni aq me mire, ndryshoni flamur e gjuhe dhe bashkohuni me babe turkun se na tuperuat.

    rrofte gjergj kastrioti

    1. Shqiponja says:

      Detar ne e dime se kush jemi po ti e di kush je .Po ta them une ti ne radhe te pare te na ruash trapin ne Shqiptareve dhe Turqeve bashke ne radhe te dyte do te them une kush je ti .Ti je nje njeri qe mamane e ke karIola k….e dhe si nje njeri qe je lindur nga nje kariola k…e nuk mund te shkruash ndryshe .Ti shko shiko gruan motren dhe vajzen se po ti q…e Shqiptaret dhe Turqit bashke mos harxho kohe duke lehur si qen o qen i zgjebosur. Ne Shqipetareve te na hash roten e k..it .kurse per bushatin kisha per ti bere nje pyetje perse o bushat je kaq rop q. ..e dhe e dyta a ke shkuar ndo nje here tek psikiatri. O bushat je llum i Shqiperise ke hik per lesh e ke kuptuar apo jo.

  6. Andi eshte nje bq, njethundrak dhe veshgjate

  7. Politolog says:

    Megjithe surealizmin e Bushatit, kete here ka goditur ne zemer te problemit shqiptaro- turk. Por meqe therret gjithmone ujku, ujku, fatkeqesisht nuk e beojme as kur cfaqet ujku i vertete.

    1. ERION VELIAJ kryetari i mafjes shteterore says:

      Bushat palla ti nuk je Shqiptar sepse punon per armiqte e Shqiperise je nje gazetar qe mundohesh te vendosesh Shqiperine ne nje pozite te veshtire duke shkruajtur karlleqe armiqte e Shqiperise behen xheloze qe Shqiperia e ka mire me Turkun dhe ti njesoj si ata. O koke k…r a e kupton qe je kundra Shqiperise mor grua q….e .

  8. Hammerhaituri says:

    Edi tha se ne korridoret e Brukselit tregohet si barsalete!! Kaq

  9. iksi says:

    O Bushati , po Rama nuk e çau bythen per Ameriken dhe Europen kur ishte çeshtja e vaksinave dhe jua tha ne sy kur ju nuk po na siguroni , une duhet ti siguroj nga te mundemi nga Kina , Turqia , Kuba , Korea e Veriut kush te kete me me dhene . Po si u beka politike me semundjen , leri njerezit te vdesin e mos merr nga x shtet se keshtu them une . Ti nuk e ke kritiku Enverin apo e ke kritiku per te qene brenda se ti me shpirt nuk e kritikon por ta do puna me marre njata pare , por ata qe e kritikojne e kritikokan kot tuj ja fillu tè Amerika dhe Europa se edhe ata po thone mos merrni vaksina te Kina se eshte komuniste , ose te rusi . Edhe Enveri thoshte jane kapitaliste e ku eshte ndryshimi , pordhe me rigon . Ndersa ju si puna jote bashke me langot tjere medemek analista a gazetare i shtoni edhe nje bisht mos u lidhni me turkun se eshtè shtet musliman nuk e thone krejt keshtu por ashtu eshte bindja .Turqia te dha vaksina , te ndertoj nje spital per 3a4 muaj a te demshme jane po te marrim vetem keto te dyja atehere pse mos ti themi faleminderit qe i sherbejne direkt shendetit te popullit . Po ju jeni mjeran politik , ju e beni politiken ne menyre me injorante , prandaj populli nxjerr kujin me ju dhe tallet.

  10. Njeres pa (qe nuk duan)pune says:

    Mos komentoni se i shtoni vlerat qe nuk i ka ky bicim gazetaruci….ndersa keta funderinat filogreke qe e lidhin cdo gje me fene ,nuk e kuptojne qe jane 500 vjet larg mentalitetit te shqiptarit qe po ndryshove fene ke ndryshuar DNA-ne, keta jane anadollake ne mentalitet.(shqiptari mund te kete shume difekte por ne kete pike eshte i pa krahasueshem ne bote)…..politika pastaj eshte tjeter gje, mund te jete kurve, jo te gjithe e kuotojne, kjo eshte e sigurte, por duhet te jete oportuniste, pragmatiste, dhe ne kete pike Rama eshte ne rregull…prandaj terbohen keta kelyshat e janulles

  11. Taulant says:

    Sa i peshtire ky, Salieri i kohëve moderne.

  12. Krraba says:

    Respekte Bushat. Flet mire , bukur dhe me vizion. Ti je nder te vetmit qe Rama te ka shume siklet kur del ne debat me ty pasi ti nuk ja perton tja dhjesesh sa here ai mendon se ketij mileti po i fut shulin e rradhes.
    Bravo dhe urime. Ata qe ste duan te ta rruajn.

  13. Agimi says:

    Jo , do te na fuse gjysh Hysniu, mor pleh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje