Vilajeti turk i Tiranës

16 Korrik 2021, 11:08Blog TEMA

Nga Enver Robelli

Pushteti “socialist” i Tiranës bashkë me ambasadorin turk dhe agjencinë turke për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA) paskan mbjellë në Tiranë 251 pemë “në kujtim të dëshmorëve të 15 korrikut në Turqi”.

Bëhet fjalë për njerëzit që u vranë gjatë tentimit për grusht shteti në Turqi pesë vjet më parë.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje nuk janë sqaruar ende, sepse një hetim të pavarur e pengon pushteti i atjeshëm.

Vetë presidenti turk atëbotë pati thënë se përpjekja për puç ishte “dhuratë e Allahut”.

Që nga atëherë Turqia është shndërruar në shtet autoritar, mijëra njerëz mbahen në burg me akuza të dyshimta apo të fabrikuara, drejtësia e ka humbur paanësinë dhe pavarësinë, janë dënuar 4900 veta, prej tyre 3000 me burgim të përjetshëm, dhjetëra njerëz janë kidnapuar në botën e jashtme nga shërbimi sekret turk (si në rastin e Kosovës).

Sigurisht që mes të dënuarve ka të tillë që janë fajtorë, por vala e represionit nuk është e justifikueshme.

Pastaj çështja e grushtit të shtetit në Turqi është çështje e politikës së brendshme turke dhe aty nuk duhet të përzihet politika shqiptare, duke u bërë vasale e pushtetit aktual në Ankara.

Në vitin 2019 kryetari i Tiranës lejoi vendosjen e “një pllake përkujtimore” për “dëshmorët” e Erdoanit.

Sjelljet gjunjëzuese të Erion Veliajt ndaj Turqisë janë të rrezikshme, të papërgjegjshme dhe të dëmshme për Shqipërinë dhe kryeqytetin shqiptar.

Një politikan i përgjegjshëm nuk i shkon pas me kovë një ambasadori për t’ia ujitur pemët propagandistike.

Politikanët e përgjegjshëm kujdesen që të mos përdhoset dinjiteti nacional dhe kryeqyteti të mos trajtohet si një Vilajet postosman.

Është shqetësuese që këto veprime të bajraktarit të Tiranës nuk ngjallin protesta nga mediat, nga shoqëria civile, nga opozita, nga institucionet e dijes dhe nga intelektualët shqiptarë. Kjo heshtje ka ndikuar që sundimtarët turq ta trajtojnë Tiranën si “bahçe të babës”.

14 komente në “Vilajeti turk i Tiranës”

  1. Kiko says:

    Komunistet jane radikale te islamit,mjafton te shikosh filmat e komunizmit te kuptosh kamikazet dhe vrasesit kunder cdo gjeje qe mendon ndryshe nga ta.kristiani spiun dhe bashkepunetor i te huajve dhe Daje Ceni me qillota patriot.Keta jo shiten tek Erdogani por edhe tek dreqi,mjafton te shikosh Historine e eterve te tyre dhe me ke bashkpunuan qe nga 44 te kuptosh se jane te mesuar me kocka dhe jane zagar te stervitur.Parulla e xhaxhi Ramizit prej Bosnje qe nuk jemi as lindje as perendim ,po tregohet perdite me gjuhen e a Ramos me Qillota kunder Evropes.komunistet tip sali,fatos,ilir,edvin,jane fajtore per islamizmin e kombit me 1400 xhami ,mos te harrojme dhe varret e Shqiptareve qe u bene greke.keta shesin dhe nenat e tyre.Erdogani tall bythen me keta burracake,si tallej Ataturku me Zogin e Stalini me xhaxhi mortjen.Fatkeqesisht kombi Qeveriset nga te kuqte qe nga 24 maji i 1944 ,nderohen lojtaret Po jo Loja.

    1. Orest Lamaj says:

      kiko , mos konsumo ushqime te skaduara……

  2. MOS NA NDOT MARËDHËNJEN ME TURQINË. says:

    JOOOO, nuk e shoh siç e sheh ti .
    Në shumë situata Turqia na është gjindur .
    Çdo shtet ka problemet e veta që s’ja njohim tamam , s’i gjykojmë dot dhe s’mund ti paragjykojmë

    1. ca po thua says:

      Gomar! Turqia eshte nje shtet ndersa Ergogani eshte nje politikan i atij shteti. Sot eshte neser nuk eshte. Kuptove o budall?

  3. Bardha says:

    Rrota-biluci jep drejtim

  4. Haka Tekizoti says:

    Kritika e Robellit është e drejtë.

  5. mik says:

    Erdogami imponon qeverine shqiptare per nderimin e herojve te tij, ndersa qeveria qe do vije mbas tij do imponoje qeverine shqiptare ti c’nderoje ato.
    Ne politike gjithcka eshte kalimtare. Mjafton te kujtojme “ miqesite “ dhe “ armiqesite “ tona te shekullit 20 dhe ne vazhdim.

  6. Landi says:

    Enver Robelli nje gazetar hipokrit dhe anti shqiptar. Sa here Turqia ndimon Shqiperine me ndonje investim. Enver Robelli thote jemi europian nuk duam investime nga Turqia por nga BE. Nderkohe qe Europa na ka lene me gisht ne goje dhe na ka coptuar trojet nga 100 vite te shkuara. Eh sa here ndonje shoqate fetare riparon ose nderton ndonje xhami. Enver Robelli na thote:Perse Turqia nderton xhamija dhe nuk investo. Enver Robelli je bere aq bajat sa dhe gruas tende qe ke ne krevat me siguri i vjen per te vjell nga prania jote.

    1. Kiko says:

      Landi lexo ne internet,deklaraten e Ministrit te Jashtem turk me 1913,ku deklaron qe token qe lame pas te ndahet mes serbise dhe greqise,lexo Akademikun Ottoman qe thote se Shqiptaret i sollem ne nga Azerbaixhani,per zagare lufte,se Po na dalin Turqit sikur jane miq.Ik pyet sa Shqiptare ka Turqia dhe sa shkolla shqipe ka dhe pse nuk falet namazi ne shqip,si falen kishat ne shqip.

      1. Orest Lamaj says:

        Je nje rot kari ti qe spaske shokun , kupton se cshkruan ??? Bajgarac

        1. Kiko says:

          O kodosh Turk ,kaq hapur do ta jap xhaxhi Suxhukun se qenke zagar i stervitur mire,ambasada e mongolve te paguan apo e ke nga gjaku i anadollit.komenti I’m goditi nje zagar si ti,pra une jam ne rregull.te djeg more qafir islamik i kuq.

        2. ca po thua says:

          Orest fshatari, RROTA E CARIT ketu je ti!

  7. Erdogan says:

    Vorio Epirin e Kastriotit e mori turku “shqipetare”
    Vorio Epirote i Pirros mos rri po duku “shqipetare”.
    Mjaft ke punuar per Arnaute Vezire,Pashallare Bejlere o fatkeq.
    Kujto Epirin e Lashte Greke tek ke lere dhe tek heq.

    1. ca po thua says:

      Epiri dhe Arvanitia nuk ka qene kurre “greke” o Pisoglend uahahahahahaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje