Qelben të gjithë dhe njësoj nga koka

13 Korrik 2021, 16:23Blog TEMA

Nga Astrit Patozi

Dakord jemi, more udhëheqës, është e vërtetë dhe s’e luan topi që peshku nga koka qelbet. Por kjo vlen për të gjithë peshqit, jo vetëm për ata që kapen në gjolin e komshiut.

Se kur bie fjala për pellgun tënd e kanë fajin cironkat e Pogradecit dhe sardelet e Divjakës.

Dhe kështu i bie që peshku të qelbet nga bishti, apo jo? Ndaj edhe mos u tundo kaq shumë, kur e ngre stekën lart, se mund të të bjerë kokës.

Dhe bëj kujdes kur përdor terma peshkimi këto ditë, sepse ngjan të kemi hyrë në një stinë e nxehtë gjuetie dhe nuk dihet asnjëherë në ujërat e kujt do të zërë rrjeta.

Dhe do të jetë siklet i madh pastaj që t’i ndash peshqit në fajtorë dhe të pafajshëm, në varësi të vendit ku kapen.

1 komente në “Qelben të gjithë dhe njësoj nga koka”

  1. Patosı mos e merr me merzı kete pune se vete e kerkuat dhe e afruatnga kreuı vendıt, Ky sı bıcımmacje qe eshte po zen avash avash kreun e vendıt,Po hedhe ne fık edhelıderın tuaj legjendare Salı Berıshen Se per ju te tjeret nuk juka ne lıstefare,po fare as ty as Jozın Demokraten e hekurt te Shkodres,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje