Ndryshimet Basha në statut, fundi total i demokracisë në PD

12 Korrik 2021, 14:16Blog TEMA

Nga Arben Ristani

Problemi me i madh dhe me i rendesishem i shoqerise dhe shtetit tek ne, nuk ka qene asnjehere mungesa e ligjit, e rregullit, apo ligji dhe rregulli i hartuar keq.

Problemi qendron tek moszbatimi i ligjit. Problemi qendron tek arroganca e atyre qe per shkak te mos ndeshkimit per shkeljet, per shkak te mundesise per t,ju shmangur pergjegjesise, dhenies se llogarise, jane kthyer ne autokrat mesjetar, nen devizen “ligji jam une”.

PD po pergatitet per mbledhjen e kuvendit kombetar te saj, pas pak ditesh.

Pritet te diskutohen ndryshime te mundeshme statutore.

Ky kuvend mblidhet kur PD, per here te pare ne historine e saj, gjendet per here te trete ne opozite.

Ajo qe deshirojne dhe presin demokratet dhe gjithe shqiptaret, eshte gjetja e rrugeve, organizimit, metodave, ideve, me demokratike, me perbashkuese, me motivuese, per te cuar PD ne pushtet, per te miren e vendit.

Kam bindjen qe PD-se dhe shoqerise ne teresi, i vlen me shume gjetja e mekanizmave qe bejne te zbatueshem statutin, mekanizma qe garantojne dhenien e llogarise dhe mbajtjen e pergjegjesise, sesa thjesht ndryshime organizative statutore. Keto te fundit jane bere me shumice ne kohe dhe sasi.

Pergatitjet per ndryshimet statutore qe do parashtrohen ne kuvendin e pas disa diteve, kam mendimin, qe nuk po shkojne ne kete drejtim. Jo vetem qe nuk ka asnje perpjekje per te gjetur mekanizmat qe bejne te zbatueshem statutin, por ne te kundert, shoh perpjekje per te zhbere demokracine, per te degjeneruar organet kolegjale vendimmarrese dhe per ti kthyer ato nga organet me te larta vendimmarese, ne organe keshillimore te te organit monokratik, kryetarit te partise.

Konkretisht, Kryetari i partise propozon kete ndryshim ne statut:

“Te rikonceptohet mënyra e funksionimit të Këshillit Kombëtar, duke parashikuar që anëtaret e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të organizohen në Departamente te Keshillit Kombëtar, që funksionojnë si strukture këshillimore e Kryesisë dhe kryetarit të PDSH-se, për çeshtje tematike”

Pra Keshilli Kombetar i PD, nga organi me i larte vendimmares i partise, ne periudhen midis dy kongreseve, kerkohet te kthehet ne organ keshillimor i kryetarit te partise.

Kjo do te thote te ligjerosh sundimin e individit ne parti.

Kjo eshte autokraci.

Minimalisht ne keto ndryshime qe priten te statutit, te futet nje parashikim qe i ndalon kryetari te garoje per kryetar, pasi humb per here te trete, apo te katert, apo te peste, po te duan.

Ne demokratet duhet ta ndalojme zhberjen e demokracise ne partine tone.

Ne te kundert, duhet ta forcojme ate, ta bejme me funksionale, me te prekshme, me te dukshme, brenda partise, por edhe per shoqerine.

6 komente në “Ndryshimet Basha në statut, fundi total i demokracisë në PD”

  1. E verteta says:

    Edhe ti i degeneruar nuk e zbatove ligjin kur i dhe fitoren ne tavolin bashes, apo ne ate kohe te paguante mire berisha. Ti ke drejte por je i fundit per tu bere moral te tjereve per zbatimin e ligjit. Ti abuzove me ligjin dhe duhet te denohesh.

  2. Populli says:

    U kam thënë me kohë të gjithë demokratëve ikni nga ajo hale që e ka emrin PD.

  3. qytetari says:

    Ju nuk keni per te qeverisur kurr,sepse nuk jeni Parti Demokratike por Partia Demografike e dallkaukeve qe nga fshatare u gdhine qytetare!

  4. Shqiperiaeshqiptareve says:

    E more budalla. Po te mos ja kishe dhene ate fitore ne tavoline bashes, tani mbase do kishte mare tjeter rrjedhe historia e pd! Ndoshta do te ishte bere kryetar I ndjeri Olldashi dhe do te jeton te akoma. Ti bole beju nje nder Shqiptareve mos dil me ne publik tju tregosh demokracine.

    1. a says:

      kur pate ne dore te beje drejtesi,nuk bere. leksione mund te japin te gjithe

  5. Ciao says:

    Turp i madh per Bashen qe keshillin kombetar te PD nga keshill vendimarres t’a kthehej nje keshill keshillues i kryetarit te partise.Nje absurditet te till nuk e kemi pare as degjuar ndonje here.Mesa duket, Berisha mori gozhden e trashe nga Amerika dhe bashk me djalin e tij te ledhatuar Lul Bashen,duan te bejne kurban partine te cilen poe çojn ne ferr.Turp,turp edhe per ata qe mbeshtesin Bashen,njerzit me te keqinj ne PD si Alibeaj,Paloqja,Salianji e disa negativ te tjere po e òojn PD ne shkaterrim total.Turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje