Për kë bie kambana e sezonit veror?

18 Korrik 2021, 13:51Blog TEMA

Ilir Metaj

Sezoni veror ka mbërriur kulmin ne kalendarin historik, por nuk eshte i tille ai qe perceptohet ne zonat turistike .

Do te shohim nese statistikat do e mbeshtesin kete perceptim, por druaj qe jo.

Ne nje vezhgim  të lirë në 360 gradë ne plazhe, resorte, apo edhe shetitore, ti ndjen qe vetem pik nuk eshte.

Ose kurba ka pesuar nje zhvendosje per poshte, dhe duhet te kenaqemi me nje kulm te tille te ulet.

Duke u perpjekur te reflektosh mbi arsyet, mund te numerosh 1001 te tilla objektive dhe subjektive. Ne kete liste ka plot qe lidhen me kufizimet pandemica, te pranuara apo te kontestuara nga operatoret e kesaj industrie. Por ama, nje arsyetim krahasimor mund dhe duhet ta bejme pertej kesaj.

Turizmi nuk është në pritshmëritë e fillimsezonit dhe aspak më i lartë edhe se shumë i vështiri sezon i vjetshëm.

Ky opinion dakordësohet nga restorantet apo hoteleria, sidomos në jug.

Dhe sigurisht edhe nga hallkat e tjera të industrisë së turizmit, si transporti, peshkimi,suvenirët, prodhimet bujqësore e blegtorale etj.

Mendoj se per kete diference negative krahasimore përgjithësisht, shkaku kryesor është raporti jo i drejtë çmim/cilësi, që ofrohet kudo, sidomos në jug.

Nuk mjaftojnë resurset natyrore të cilësisë së lartë dhe as investimet infrastrukturore gjithmonë në rritje, të sigurojnë një destinacion turistik afatgjatë, nëse shërbimet që ofrojmë (në sasi dhe cilësi) janë të ulta dhe çmimet bashkëngjitur tyre, të larta.

Aq më tepër kur konkurentët tanë sidomos në rajon, po edhe më gjerë, permirësohen gjithmonë e më shumë në paketa turistike me shërbime të  cilësisë së lartë dhe çmime ofertash.

Shiko Malin e Zi, Turqinë, po edhe Spanjën, Greqinë apo Italinë.

Aty ajo që zgjedh të marrësh është në raport shumë të pranueshëm me atë që zgjedh të paguash.

Sezoni i kaluar veror duhet të sillte në fakt një reflektim të zgjuar nga ana e operatorëve turistikë, në mënyrë që gjithë shqiptarët që kaluan pushimet në Shqipëri për shkak të kufizimit Covid ndaj udhëtimeve jashtë shtetit, (patjetër edhe të huajt),të rizgjidhnin të ktheheshin edhe këtë vit , kur kufizimet janë hequr.

Përsa shqiptarët po zgjedhin në masë destinacionet turistike të fqinjëve, tregon që ajo që morën nga operatorët turistikë vendas vjet, nuk është ajo që zgjedhin nëse nuk janë të detyruar.

Problemi nuk është më shumë çmimi i lartë, sesa ajo çfarë ofrojnë për të justifikuar çmimin e lartë.

Paketa e tyre e shërbimeve të ofruara është e zbehtë në sasi dhe e sikletshmë në cilësi.

Duhet një reflektim në 360 gradë dhe startegji inteligjente dhe rigoroze që turistët të rikthehen. Qofshin të huaj apo vendës.

Më vonë do jetë shumë vone.

Eshte e vertete qe ne nje ekonomi tregu cmimin e vendos kerkese- oferta. Por ne jemi relativisht te rinj ne boten ku vendosin keto rregulla.  Ndaj, ndoshta kemi nevoje te mesojme te lexojme ne kohe sinjalet qe tregu na dergon.

Nje lexim i vonuar te nxjerr jashte tregu. Ne ndoshta duhet, gnithashtu, te kuptojme me mire qe jemi ekonomi e hapur, ku konkurrenca nuk vjen vetem nga fqinji, por sidomos nga pertej kufiri.

Tregu global eshte fusha ku turizmi shqiptar luan dhe rregullat e kesaj loje ndoshta ka nevoje t’i kuptojme me mire.

2 komente në “Për kë bie kambana e sezonit veror?”

  1. Roberto says:

    Disa here e kam vene ne dukje qe ne Shqiperi subjektet turistike abuzojne me cmimet. Te shtosh pastaj dhe abuzimet e kamarjerve me faturat sidomos kur shohin te huaj kjo pastaj eshte shume serioze. Turizmi zhvillohet shkalle shkalle duke mbajtur cmime normale dhe standartit te Hotelit apo subjektit turistik qe operon.Ne bote Hotelet klasifikon ne baze te yjeve ndersa ne Shqiperi yjet vendosen pa problem.Nje peshe shume te rendesishme mbajne edhe pershtypjet e pushuesve neper hotele apo restorante te ndryshme te cilat reflektohen ne Website te ndryshme turistike qe lexohen nga e gjithe bota pra te themi qe nese ne nje X hotel ne webin e tij duket c’do gje e bukur dhe klienti shkon atje dhe nuk gjen ate qe ka pare por konstaton plot mungesa te tjera kjo eshte zhgenjyese per klientin i cili jo qe nuk do vije me aty por do shkruaj nje pershtypje skandaloze qe do frenoje dhe te tjeret te vijne. NUK U BE DETI KOS AKOMA qe te abuzohet ne kete menyre. Ulni cmimet,risni sherbimin dhe mos mbani hajdute kamarjere ne pune.Kete ta keni 100% te qarte qe grupet e kamrjereve qe vijne nga Tirana si stafe bashke me banakjere e guzhinjere ju vjedhin ju pronareve ne radhe te pare e pastaj bashkepunojne me sektoret e tjere te Hotelit per te shitur produkte pa fature apo kur shesin peshkun e rezervatit per peshk te eger te cilin klienti e paguan gati dyfish me shume por fatura tek pronari shkon per peshk rezervati dhe jo aq sa ja futen klientit etj etj etj etj. Shikojini keto probleme sepse ju pronare te ketyre hoteleve mund te buzeqeshni pak tani por me vone nese nuk do reflektoni ne cmime dhe sherbim nuk do ju shkele me njeri sepse Ballkani,Europa,Bota ka me mijra resorte qe kane nje nivet te larte sherbimi dhe ushqime sigurisht dhe cmime te kenaqeshme per ato qe ofron.KUJDES PLEHRAT,PASTRONI DHE DISIFEKTONI TERRITORET TUAJA.

  2. Eli says:

    Kjp qe shlruajtur ilir eshte nje nga arsyet kryesore faktikisht. Cmimet idiote per te marre sherbime amqtore eahre vea ahqiptar. Duan te pasurohen brenda dites. Dhe po ja fusin vetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje