Marku shpëtoi Kuvendin e PD-së

17 Korrik 2021, 16:46Blog TEMA

Nga Astrit Patozi

Nëse Mark Marku nuk do të kishte folur, Kuvendi i PD do të kishte qenë edhe më keq se një ngjarje e mërzitshme.

Ku lajmi i vetëm do të ishte se ai u mblodh, sa kohë që u thanë të njëjtat gjëra nga të njëjtët njerëz.

Ndërhyrja e tij e shpëtoi në një farë mënyre Kuvendin, i cili ndryshe do të linte shijen e leximit të një relacioni projekligjesh, nga ato më pak të rëndësishmit në parlament, ku mungon edhe vëmendja e atij që e ka shkruar.

Ky është ndoshta rasti tipik për të kuptuar se politika nuk është gjithmonë çështje numrash, edhe sepse numrat vetë nuk jepen një herë e përgjithmonë në politikë.

Nganjëherë mjafton një zë e vetëm për ta bërë të ndjehet e mundur të gjithë turmën mediokre, që mbështillet rreth udhëheqësit.

Dhe për ta hedhur në kosh të gjithë regjinë dhe burokracinë e kushtueshme të organizimit të një eventi pompoz, për të mbuluar boshllëkun ulëritës nga mungesa e vizionit dhe e vullnetit për të ndryshuar.

Kjo është në fakt fuqia që vjen nga kombinimi i idesë së duhur me kurajon për të thënë disa të vërteta, edhe atëherë kur pothuajse të gjithë u janë dorëzuar hipokrizisë për të mos e parë dhe gjetur kurrë përgjegjësinë tek vetja.

1 komente në “Marku shpëtoi Kuvendin e PD-së”

  1. PERSA KOHE QE NUK E PERENDI SALI BERISHEN TEND MARKU ESHTE BURRE I MIRE.
    NJE MUT TE MADH SI GJITHMONE CERMA E LUSHNJES.
    RROFTE KRYETARI JOT I PERJETSHEM SALI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje