Përfundon ndërtesa më e lartë në Europë, 187 metra e lartë

23 Korrik 2021, 20:09Lifestyle TEMA

Pas 17 vjetësh pengesash dhe punimesh, qiellgërvishtësja gjigande “Intempo” më në fund ka përfunduar. Prej 187 metra, kjo është ndërtesa më e lartë në Bashkimin Evropian. Kullat e saj binjake gjithashtu zotërojnë ngjitjen më të shpejtë me ashensor në Spanjë, me një shpejtësi prej 4.2 metra në sekondë dhe mund të arrijë në katin e fundit në 52 sekonda.

Qiellgërvishtëset e resortit “Costa Blanca” mund të rivalizojnë me ato të Manhatanit ose Hong Kongut, me mbi 25 kate më të larta, “Intempo” i lë të gjitha në hije me 47 kate më shumë.

Kullat lidhen në pjesën e sipërme nga një strukturë në formë diamanti, ku çmimi i një apartamenti nën çati është rreth 2 milionë euro. Diku tjetër në ndërtesë çmimet fillojnë nga 257,000 euro. Edhe pse bëhet fjalë për çmime marramendëse të gjitha apartamentet janë të shitura.

3 komente në “Përfundon ndërtesa më e lartë në Europë, 187 metra e lartë”

  1. mik says:

    Titulli : Perfundoj ndertesa me e larte ne Europe.
    Artikulli : kjo eshte ndertesa me e larte ne Bashkimin Europian. ( nese eshte ndertesa me e larte ne Europe, a pritet qe kjo ndertese te jete e dyta ne Bashkimin Europian ? )
    Fundi : Çmimet e apartamenteve fillojne nga 2 milion deri ne 257.000 euro. Edhe pse behet fjale per çmime marramendese te gjitha apartamentet jane te shirura.
    Çmim marramendes mund ta quajme nqs shitet nje kasolle qeni ne kete shume, dhe jo nje hyrje apartamenti ne ndertesen me te larte ne Europe, apo ne BE.

  2. Populli dhe peshku says:

    Imagjinoni te ishte kjo ndertese ne shqiperi dhe afer detit sic eshte ndertesa ne fjale cfare cmimesh do kishte…do fillonte me 2mil€ garsonjera.
    TemA, bejuni njecik fare montash ketyre fotove se na flliqe edvin fareeee.
    Cdo ndertese larg nga njera-tjetra 30m e me shume… Deti komplet ashtu si e ka bere zoti… Largesia nga plazhi per cdo ndertese ne vije te drejt dhe lbi 30 metra.
    Megjithate, fajin e ka ajo gruaja qe donte frape ne mes te vapes

  3. Benidorm says:

    Po emrin e qytetit pse nuk e thoni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje