FOTOT: Pishina më e thellë në botë

23 Korrik 2021, 18:24Lifestyle TEMA
FOTOT: Pishina më e thellë në botë

Në një nga zonat e Dubait, Nad Al Sheba, gjendet pishina më e thellë e cila pritet të hyjë në librin Guinness.

Kjo pishinë është cilësuar si pishina më e thellë e zhytjes në botë.

Ka një thellësi të jashtëzakonshme prej 60 metrash dhe një kapacitet prej 14 milion litra ujë, ekuivalente e gjashtë pishinave me madhësi Olimpike.

Pishinat e thella nuk janë një ide e re, tashmë ka disa në Evropë dhe ata u ofrojnë zhytësve mundësinë për të trajnuar ose shijuar zhytjet më të thella në një mjedis të kontrolluar dhe të sigurt.

Sado emocionuese që janë, ato në thelb janë pishina uji të klorituara dhe të veshura me pllaka të bardha katrore.

Uji i freskët i pishinës, filtrohet dhe qarkullon çdo gjashtë orë përmes shkëmbinjve vullkanikë, teknologjia e zhvilluar nga NASA, cilësohet si njëra nga sistemet më të mëdha dhe më të shpejta të filtrit në rajon.

Deep Dive Dubai, drejtohet nga regjisori Jarrod Jablonski, një zhytës shpellor dhe një figurë kryesore në zhvillimin botëror të zhytjes.

Jablonski, ka thënë së “Ata që kërkojnë një përvojë unike, ky vend ofron një mjedis të jashtëzakonshëm, të sigurt dhe të kontrolluar”, shtoi ai.

Dubai tani është i njohur për të qenë i përkushtuar në krijimin e atraksioneve dhe strukturave që janë gjithmonë jashtë kutisë dhe jashtë gjërave të zakonshme.

Këta shembuj më së shumti mund të shihen në Dubai, të cilat janë të pafund dhe vazhdojnë gjithmonë të rriten.

Jarrod Jablonski lindi më 24 Prill, nw vitin 1969 në West Palm Beach, Florida.

Ai ndoqi shkollën e mesme Forest Hill Community ku u diplomua në vitin 1987.

Që nga viti 2007, Jablonski shërbeu si anëtar i komitetit të zhytjes së Shoqërisë Mjekësore nënujore dhe ndihmoi në formësimin e udhëzimeve në lidhje me sigurinë mjekësore të zhytjes.

Jablonski u bë anëtar i Klubit të Eksploruesve në vitin 2008 dhe aktualisht banon në Gainesville, Florida.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje