FOTOT: Brenda jahtit 40 milionë eurosh, ku po pushon Tom Cruise

23 Korrik 2021, 13:04Lifestyle TEMA
FOTOT: Brenda jahtit 40 milionë eurosh, ku po pushon Tom Cruise

Mes shumë problemeve dhe ndërprerjeve të xhirimeve të filmit të tij të fundit, Mission Impossible 7, Tom Cruise ka gjetur pak kohë për të pushuar në këto ditë të nxehta korriku, por pa u larguar nga Anglia.

Aktori amerikan është pikasur në brigjet e Kornuollit, ku duket se ka gjetur vendin ideal për të pushuar, nga njëra skenë në tjetrën, në bordin e një jahti mahnitës.

Mjeti luksoz lundrues quhet “Triple Seven”, dhe ka një vlerë prej 40 milionë eurosh. Jahti është 68 metra i gjatë dhe ka një ekuipazh prej 17 anëtarësh, ndërsa mund të presë deri në 12 vizitorë.

Duke mos i munguar asgjë nga “asetet” e një “shtëpie lundruese”, jahti ka një rrëshqitëse, një xhakuzi, disa hapësira për të ngrënë, një palestër dhe një pedanë për të marrë rreze.

Nga brenda është dekoruar me shije, ndërsa në “garazh” ka edhe motorë uji, kajakë dhe mjete të tjera argëtimi në ujë.

Jahti është nxjerrë kohët e fundit në shitje me çmimin 40 milionë euro, por jepet edhe me qira, për rreth 540 mijë euro në javë.

1 komente në “FOTOT: Brenda jahtit 40 milionë eurosh, ku po pushon Tom Cruise”

  1. Mero te FLM qe na e tregove kete jahtın e Tom Kruızes nga jashte se nga brenda e paske patur te ndaluar edhe tı per ta vızıtuar,Here tjeter mos na bej te tılla reklama kotı,,Kot per brenda e kot per jashta,Te na rruash more gazetare,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje