Sëmundja e rrallë: 18-vjeçarja vdes brenda trupit të 144-vjeçares

22 Korrik 2021, 22:25Lifestyle TEMA
Sëmundja e rrallë: 18-vjeçarja vdes brenda trupit të

Një adoleshente e cila vuante nga një sindromë tepër e rrallë, ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare. Ashanti Smith u nda nga jeta të shtunën e rrethuar nga familjarët e saj.

Sindroma nga e cila vuante quhet ‘Hutchinson-Gilford Progeria’ dhe i shkaktonte plakje të parakohshme të trupit. Kështu, 1 vit i jetës së saj llogaritej sa për 8 vite. Në moshën 18-vjeçare kur u nda nga jeta, trupi i adoleshentës ishte ekuivalent me trupin e një 144-vjeçareje.

Por pavarësisht kësaj sëmundje tepër të rrallë, të afërmit e saj thonë se Ashanti nuk u dorëzua deri në çastet e fundit. Ata thonë se ajo e jetoi jetën në maksimum. Adoleshentja u nda nga jeta në krahët e nënës së saj, e rrethuar nga babai dhe një mik i familjes.

Miqtë e saj thonë se 18-vjeçarja ishte si çdo fëmijë tjetër. Pavarësisht sindromës që e plakte përpara kohe, nga shëndeti mendor nuk pati shqetësime.

“Gjendja e saj nuk e preku asnjëherë shëndetin e saj mendor. Ajo ishte si të gjithë fëmijët e tjerë. Të qëndroje me të ishte si të rrije me këdo”, thotë një shoqe e saj.

Miqtë tashmë kanë hapur një faqe në internet për të mbledhur sa më shumë fondacione për familjen e saj.

2 komente në “Sëmundja e rrallë: 18-vjeçarja vdes brenda trupit të 144-vjeçares”

  1. Pargali says:

    Cdo njeri ka fatin e tij.

    Zoti vendos per kedo.

    U prehte ne paqe.

  2. mu duk si mero baze ne fillim por ja shyqyr ,
    kisha deshiren te lexoja edhe dicka poshte titullit .
    Kur e pash si titull e fot mu duk,
    si nji shartin i ymer bazit me Greket e janullatos qe flene ne nji krevate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje