Zv.presidenti i Guinesë Ekuadoriale, i cili raportohet të ketë shpenzuar 275 mijë dollarë për të blerë një dorashkë të veshur nga Michael Jackson, është mes 5 personave të sanksionuar nga Britania e Madhe për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
Teodoro Obiang Mangue nuk është një emër i panjohur për mediat ndërkombëtare. Ai shpesh herë është lakuar për jetën luksoze, me makina të shtrenjta dhe shtëpi gjigante.
Në një deklaratë për media, sekretari britanik, Dominic Raab do të shprehej se personat e futur në listën e sanksioneve kishin shpërdoruar taksat e qytetarëve të për sponsorizuar jetën e tyre.
Sanksionet e vendosura parashikojnë ngrirje të aseteve si dhe ndalimin e këtyre personave të hyjnë në Britaninë e Madhe, ku mendohet të kenë fshehur dhe sasi të mëdha parash në banka.
Obiang është djali i presidentit të Guinsesë Ekuadoriale, Teodoro Obiang Nguema Mbasogo dhe mban postin e ministrit të qeverisë që prej vitit 1998.
Sipas një hetimi dhe raportimeve të mediave, ai raportohet të ketë shpenzuar më shumë se 500 milionë dollarë më shumë nga sa mund të mblidhte nga rroga e tij.
ALI HOXHA HOXHE ALIA SI I JATI DHE E BIJA
Babai i tij duhet te jete edhe me i korruptuar se i biri!
Ne burg keta perbindesha te pangime, binjake me disa nga tanet…
Nje urim nga zemra
ILACE PER SEMUNDJE AFATGJATA TE PASHERUESHME … !
Meqe ne shume vende perfshi Shqiperine eshte hequr denimi me vdekje u uroj te gjithe ketyre kucedrave te pangime me djersen e gjakun e popujve te vet qe cdo qindarke e cent i korrupsionit te tyre tu shkojne per ilace per semundje te pasherueshme afatgjata derisa ti luten Zotit, me falni jo Zotit se ata nuk kane Zot, po dreqit tua marre shpirtin per gazep…
Eshte nje urim makaber per kete sojsorollopi
makaber pa dallim feje, rrace, krahine, kombesie, ideje qe i rendojne e felliqin edhe Token ku shkelin …qe e bej tash e mbi 28 vjet !
Amen!
Amin !