CEO i Twitter: Shpresoj që Bitcoin të sjellë paqen në botë. Elon Musk e provokon: A do ta pranoje si formë pagese?

22 Korrik 2021, 18:06Lifestyle TEMA

CEO i Twitter, Jack Dorsey, ka qenë gjithmonë mbështetës i madh i kriptomonedhës më të famshme, Bitcoin.

Gjatë një takimi online ku merrte pjesë edhe CEO i Tesla-s, Elon Musk, Dorsey tha se shpresonte që Bitcoin të sillte paqen në botë.

“Shpresa ime është që të krijojë paqen dhe të ndihmojë në krijimin e paqes në botë”, tha ai.

Ai shpjegoi se sistemi monetar që është në fuqi tani tërheq vëmendjen nga problemet e mëdha në botë dhe Bitcoin mund të zgjidhë më mirë pabarazitë financiare, larg mbikëqyrjes se qeverive.

“Mund të duket qesharake, por nëse rregullon këtë nivel themeltar, gjithçka tjetër përmirësohet në mënyrë dramatike”, shtoi Dorsey.

Por Musk, i cili së fundmi ka hequr Bitcoin nga mënyrat e pagesës për makinat Tesla, e pyeti Dorsey-n nëse do të pranonte kriptomonedhën si formë pagese për publicitet në platformën e tij, Twitter.

Dorsey e shmangu përgjigjen dhe tha se për momentin ishte i përqendruar te krijimi i incentivave ekonomike për platformën në mënyrë që të mos ketë nevojë që të tjerët të bëjnë publicitet.

3 komente në “CEO i Twitter: Shpresoj që Bitcoin të sjellë paqen në botë. Elon Musk e provokon: A do ta pranoje si formë pagese?”

  1. american16al says:

    Dorsey, ky shemtire ne fytyre dhe shpirt propogandon Bitcoin si paqe per te tjeret por jo per vehten e tij..!!!
    Keto bililionere te sotem jane pjese e atij llumi njerezish qe predikojne linja poshteruese e tirani per njerezit e thjeshte dhe para e pushtet per shtresen e tyre dhe politikaneve te korruptuar qe ai mbeshtet…

    1. seriozisht says:

      Cfare kuptimi ka comenty yt ker ti shan dike se ste pleqen fytyra. Mentimi yt duket si nje zero. Le te shpresojme se ke fytyre te bukur.

  2. american16al says:

    Comenti nuk ka te beje me bukurine e fytyres por me moralin e kesaj fytyre, sa per bukurine keto jane zgjedhje personale nqs te pelqen vare fotografine e tij ne qafe dhe kenaqu….., per mua eshte ajo qe ai rekomandon per te tjeret dhe se pranon per vehten , shqipetaret jane te lodhur me hipokrizine e diktatures qe disa politikane e pelqejne ” Bej si them Une dhe moj bej si bej Une” …….. kjo eshte motoja e politikaneve imorale dhe te korruptuar ku bejne pjese dhe bilioneret si vegla te politikes….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje