Twitter rimbyll zyrat në SHBA, gjigantët e teknologjisë detyrojnë punonjësit të vaksinohen

29 Korrik 2021, 21:45Hi-Tech TEMA

Gjigantët e teknologjisë ashpërsojnë rregullat e brendshme. Google dhe Facebook po detyrojnë punonjësit që të vaksinohen ndaj Covid-19 për të hyrë sërish në zyrat që gjenden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Google po planifikon gjithashtu që të zgjerojë fushatën e vaksinimit brenda kompanisë edhe në rajone të tjera, duke nisur nga muajt e ardhshëm.

Nga ana tjetër, Twitter po mbyll sërish disa zyra që u rihapën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, njoftoi se kampusi në San Francisco dhe New York do të operojë vetëm me kapacitet 50%.

Kjo qasje e gjigantëve të teknologjisë vjen mes rritjes së rasteve të reja me koronavirus, që po shkaktohet kryesisht nga varianti Delta që përhapet më shpejt.

1 komente në “Twitter rimbyll zyrat në SHBA, gjigantët e teknologjisë detyrojnë punonjësit të vaksinohen”

  1. sajzeza says:

    Te luajme nent-sh me pleben. Cel e mbyll

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje