Si do ta përballojë Angela Merkel daljen në "pension"?

30 Korrik 2021, 14:27Bota TEMA

Nga Katja Hoyer “The Spectator”

Pensioni tingëllon në dukje si një periudhë shumë e bukur e jetës. Zyra e Statistikave Kombëtare të Britanisë, thotë se pensionistët kalojnë mesatarisht 7 orë dhe 10 minuta në ditë në aktivitete të kohës së lirë. Pra mbi 7 orë. Një kohë shumë e gjatë për të bërë gjëra të këndshme.

E megjithatë, perspektiva e daljes në pension, mund të sjellë me vete një frikë të caktuar. Sipas një sondazhi të YouGov, vetëm rreth gjysma e njerëzve që do të dalin në pension, e presin me padurim atë. Realiteti i të mos pasurit asgjë për të bërë, është po aq tmerrues sa edhe drithërues.

Po atëherë, si do të ndiheshit po të mos kishit pasur së fundmi një punë dosido, por një të tillë që ju mbante të zënë 24 orë të ditës në 7 ditët e javës, që ju lejonte të takonit qindra njerëz çdo ditë, dhe që ju jepte një sens të jashtëzakonshëm të qëllimit?

Angela Merkel përballet me një perspektivë të tillë. Ajo ka qenë kancelare e Gjermanisë për 16 vjet. Në këtë periudhë të gjatë, ajo nuk ka pasur kohë të merret me pasionet e saj, as kohë për mendime boshe, dhe as kohë për veten e saj.

Është e vërtetë që Merkel ka shkuar çdo vit me pushime me bashkëshortin e saj Joakim Sauer. Por “pushimi” për kancelaren nënkuptonte vetëm mungesën e takimeve zyrtare për 3 javë. Ajo nuk mund ta fikte dot telefonin e saj dhe të relaksohej plotësisht.

Kur shkoi të pushonte në destinacionet e saj të preferuara të pushimeve, si për shembull në Tirolin e Jugut, telefoni i saj celular mund të binte të çdo moment dhe t’i prishte pushimet. Por Merkel kishte një jetë edhe para kancelarisë së saj, një fakt shpeshherë i harruar, duke pasur parasysh gjithë-praninë e saj shumë të dukshme.

Gjatë studimeve të saj si kimiste kuantike, ajo njohu burrin e saj të ardhshëm. Pas rrëzimit të Murit të Berlinit, Merkel u zgjodh deputete në Bundestag në vitin 1990, dhe ministre vetëm një vit më vonë kur Helmut Kol e cilësoi atë si krahun e tij të djathtë.

Promovimet në karrierën nuk reshtën asnjëherë, duke arritur kulmin me ngjitjen e saj në postin e kancelares në vitin 2005. Edhe kritikët e saj do të pajtoheshin se kjo është një punë së cilës ajo i është përkushtuar plotësisht, me mish e me shpirt.

Po çfarë do të bëjë Merkel kur të dalë në pension? Si do të përballet ajo me boshllëkun? Çfarë do të bëjë ajo për t’u ‘argëtuar’ për 7 orë dhe 10 minuta çdo ditë? As vetë Merkel duket se nuk e di këtë gjë.

E pyetur mbi këtë çështje pikërisht gjatë vizitës së saj të fundit në SHBA, ajo heshti për një moment, dhe pastaj tha se nuk do të “pranonte ftesën e parë që do t’i vinte”, për shkak se nuk ka “asgjë për të bërë … dhe ku askush nuk më dëshiron më”.

Përkundrazi ajo do të marrë ca kohë për të punuar “mbi atë që më interesojnë vërtet”. “Në atë moment ndoshta do të përpiqem të lexoj. Pastaj do të dremit paksa, pasi të jem lodhur”- tha ajo. Ky tingëllon si një plan i qëndrueshëm për disa orë, por pastaj çfarë?

A i japin një frymëzim më të mirë bashkatdhetarët e saj? Duke lënë mënjanë paraardhësin e saj të vetëm të gjallë Gerhard Shrëder dhe lidhjen me tij me kompaninë ruse të gazit “Gazprom”, disa nga ish-kancelarët e tjerë e kanë kaluar pensionin në mënyra shumë dinjitoze.

Pas daljes në pension, Konrad Adenauer, kancelari i parë i Gjermanisë Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore, u pasionua shumë pas kultivimit të trëndafilave, duke e përshkruar atë si “lulen më mirënjohëse dhe më të bukur që ekziston në botë”.

Kopshti plot me trëndafila, në të cilin ai kaloi aq shumë kohë pasi u largua nga detyra në vitin 1963, është ende sot në lulëzim të plotë. Por nëse Merkel dëshiron të ndjekë këtë shembull, asaj mund t’i duhet të zhvendoset diku tjetër, pasi apartamenti i saj në Berlin nuk është aspak mikpritës për t’u marrë me kopshtari.

Por ajo mund të frymëzohet nga kancelarët e tjerë po me karriera të gjata. Kancelari i parë i Gjermanisë, Oto von Bismark, është i vetmi që ka qenë në detyrë më shumë kohë sesa Merkel. Pas 19 vjetësh në krye të shtetit-komb që themeloi vetë, ai u detyrua të jepte dorëheqjen nga Kajzeri Vilhelmi II.

Bismarku jetoi dhe vdiq si një njeri i hidhët. Ai i kaloi vitet e fundit të jetës duke shkruar komente inatçore mbi politikën pas mbretërimit të tij. Tek Merkeli mund të fshihet ende një publiciste, por nëse kjo është e vërtetë, aludimet për të kanë qenë deri tani të pakta.

Media gjermane ka spekuluar se Merkel mund të dëshirojë të kalojë ca kohë duke “kaluar një provojë” në Gjermaninë Perëndimore, për shkak se ajo u rrit në anën tjetër të Perdessë Hekurt. Ndërsa ky sugjerim është i çuditshëm, nuk mbaj mend që Helmut Kol apo Gerhard Shrëder të jenë ftuar ndonjëherë të “përjetonin” Gjermaninë Lindore, si një hobi në moshën e pensionit.

Çfarëdolloj gjëje që mund të zgjedhë për të mbushur kohën e saj, qasja e saj aktuale është e shëndetshme. Ajo pranoi se do të jetë e vështirë të heqë dorë nga zakoni i shqetësimit mbi detyrat që ka për të bërë. Por pastaj shton:”Do të kujtohem shpejt, se nga tani e tutje punët e shtetit do të kryhen nga të tjerët tani. Mendoj se kjo gjë do të më pëlqejë”. Mirë për të.(CNA.al)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje