Gjendet trupi i pajetë i 13-vjeçares, e cila u mbyt teksa lahej në ujërat e lumit Buna 4 ditë më parë.
Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Oblikë. Trupi i saj u gjet në afërsi të Kishës së Shirqit në zonën e njësisë administrative të Dajçit.
Mësohet se trupi është gjetur nga efektivet polumbarë të FNSZH Shkodër në ujerat e lumit.