14 fëmijë dhe 5 gra shqiptarë mbërritën mëngjesin e sotëm në Shqipëri nga kampi i ferrit Al Howl.
Burimet bëjnë me dije se janë kthyer në Shqipëri shtetaset: Brunilda Koçollari nga Tirana me 5 fëmijët e saj, Emanuela Vladi nga Dibra, nënë e 4 fëmijëve, Ruzhdije Balliu nga Librazhdi, Lavdie Kaca nga Tirana dhe 2 fëmijët e saj, si dhe Klotilda Zani nga Tirana me 3 fëmijë.
Gratë dhe fëmijët janë dërguar sot në Durrës, ku do të qëndrojnë për disa ditë në karantinë, dhe më pas do të bëhet i gjithë trajtimi i tyre mjekësor dhe psikologjik.
Burrat e grave që u riatdhesuan sot ose janë vrarë, ose gjenden në burgjet e Sirisë, tha shefi i antiterrorit Gledis Nano.
“Jemi duke punuar edhe në atë drejtim. Disa nga personat e identifikuar ndodhen në burg në zonat e Siri verilindore. Një pjesë e tyre janë larguar dhe janë fshehur në terren. Një pjesë ka dyshime se kanë humbur jetën gjatë luftimeve”, tha Nano.
Ngjela i tredhur (atheos):
Iket brunilden me 5 gyzelet nuk kisha problem me u martu……rrofte Ameriki rrofte SPAK!
Nuk ka karantine per ate virus qe sjellin ata!!!!
Keta jane kontigjent KRIMI DHE TERRORIZMI!
Ku i çoni keto plehra çeçene!!!!!!!
Kjo eshte nje drame qe do zgjasi e terhiqet gjate,bravo per gjithshka bet per keto gjallesa qe me patjeter duke punuar fot dhe KUJDES,per tju kthyer rutines,SHTETIT SHUM FALEMINDERIT,gjithkush ne nje moment te caktuar mund te kish rene viktime,fati deshi qe jane gjalle
tani te perhapin faren e jihadit ne shqiperine e turqizuar