Rriten ndjeshëm të infektuarit me Covid në Kosovë, regjistrohen 100 raste në 24 orë

1 Gusht 2021, 15:45Rajoni TEMA

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan të dielën se janë regjistruar 100 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja, sipas raportit ditor të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, dolën pas testimit të 2.849 mostrave.Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe tre pacientë, ndërkaq raste aktive janë 539.

Që prej marsit të vitit 2020, deri më 1 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 108.465 raste me COVID-19. Prej tyre, 2.266 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq, 105.660 persona kanë mposhtur virusin.

Më herët gjatë kësaj jave, zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike bënë të ditur se rreth 90 për qind e rasteve të infektimit me koronavirus janë të lidhura me variantin Delta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje