Kosova në këtë fund korriku ka shënuar një rritje të rasteve me COVID-19.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 92 të infektuar.
Nga ana tjetër asnjë humbje jete nuk është regjistruar sërish prej koronavirusit.
Edhe në Kosovë si në shumë vende të rajonit e Europës ka rritje të rasteve për shkak të qarkullimit të variantit Delta.
Ndërkohë lajmi i mirë është se 17 persona e kanë fituar betejën së fundmi me COVID-19.