Gazetari ironizon Vjosa Osmanin: Është zëdhënëse e Albin Kurtit, nuk meriton as respekt dhe as konsideratë

31 Korrik 2021, 10:41Rajoni TEMA

Ish-gazetari i RTK’së, Ridvan Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin “Natë Vere” në T7, ku ka folur edhe për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ai e ka quajtur Osmanin si zëdhënëse të Albin Kurtit, derisa ka thënë se për të s’ka as konsideratë e as respekt.

“Nuk është presidente, kjo është zëdhënëse e Albin Kurtit. Bile ma mirë është me deklaru që është zëdhënëse e Kurtit. Ani tash kishe po përlahemi në prag të zgjedhjeve lokale…thuj bablok jam zëdhënëse e Albin Kurtit. Të ka votu kontigjenti aty, tufa,ushtarët janë rendit në rend se s’kanë mendim të vetin. S’ka mendim aty”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, Osmani ka fituar vota në krah të Kurtit, duke thënë se nëse do të garonte vetëm, ajo do të ishte bafasia e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Kurrfarë mendimi s’kam për ta, as respekct e as konsideratë, hiq. Krejt karriera e saj është ndërtu mbi piskamë, mbi sharje, ofendime e fyerje ndaj të tjerëve. Edhe e ka gjet shtratin në këtë mënyrë, edhe nëse muj me thanë nën jorganin, qeben, plafin e Albin Kurtit ka fitu, se nëse kish kandidu vetë, befasia e zgjedhjeve kish me qenë kjo”, ka deklaruar Berisha në T7.

9 komente në “Gazetari ironizon Vjosa Osmanin: Është zëdhënëse e Albin Kurtit, nuk meriton as respekt dhe as konsideratë”

  1. Sufllaqe per te gjithe says:

    Fiks si historia e zgjebsit tradhtar Rama me Nanon.

  2. Drini says:

    Perse presidentja e Kosoves dhe ministrja e Jashtme e Kosoves nuk kane bere akoma nje vizite zyrtare ne Shqiperi ?
    Nuk do kishte foto me te bukur se Osmani me Meten.

  3. millosh kopiliqi says:

    Njeri me te poshter ne Politiken kosovare nuk ka. Dikure fshihej pas bythes se ises dhe Tani pas bythes se binit, made kjo as dy lidhje me Politiken si ka……..

  4. Kozmo says:

    NDERSA KY GAZETARUC ESHTE ZEVENDES I THACIT, OSE I POLITIKANEVE TE TJERE TE KORRUPTUAR.

  5. Jo realisti says:

    Po mir o gazetar, vertet nuk te njof por cfar dreqin ke me shqipen qe e percudnon?
    Pse nuk perdorni shqipen standarte ose mos flisni shqip fare.Perdorni zhargonin e rruges dhe jeni ne rregull….
    Sa per Vjosa Osmanin nuk me takon mua ta komentoj…

  6. Popull says:

    Na hongsh at qe s’thuhet. Kopil serbi.

  7. katarakti says:

    Sa i zgjuar ky Berisha tjetër! I dika të gjitha! Sa keq, sa fatkeqësi që kjo kokë e madhe, ky univers i mendimit, nuk paska respekt për presidenten. Tani Vjosa Osmani duhet të vrasë veten. Mori fund. E futi në dhé ky gazetari i qametit. Sa gjynah për Vjosën.

  8. Roberto says:

    Nuk kam ndonje koment per udheheqesit e Kosoves sepse i njohim c’fare monstrash jane por per mua si Vjosa Osmani ashtu dhe Albin Kurti luajne njesoj si Ilir Meta me Sali Berishen.

  9. GazMir says:

    Politikanët në Kosovë kanë detyrë të bëjnë publike problemet e tyre dhe jo të analizojn politikën e jashtëme të shteteve fqinje (përfshir Shqipërin)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje