Rritja e rasteve të reja me COVID në Kosovë, rreth 90% e të infektuarve me variantin Delta

30 Korrik 2021, 14:48Rajoni TEMA

Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetsisë Publike në Kosovë, kanë bërë të ditur se rreth 90 për qind e rasteve të infektimit me koronavirus në Kosovë, janë të lidhura me variantin Delta.

Sipas tyre, ky variant sikur edhe në shumë vende të botës, është dominues edhe në Kosovë.

Përveç variantit Delta, rreth 7-8 për qind e rasteve të infektimit janë me variantin Alfa, derisa në këtë shtet nuk ka prani të varianteve Beta dhe Gama.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka paralajmëruar për rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus, si pasojë e përhapjes së variantit Delta të këtij virusi.

Deri të enjten, në Kosovë janë dhënë 400,217 vaksina kundër koronavirusit – 12,123 vetëm në 24 orët e fundit.Mbi 130,000 qytetarë janë të vaksinuar plotësisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje