Mos keni frikë, nuk janë ata që po mendoni ?
Një ditë pas samitit ‘Open Balkan’ në Shkup nuk bëzanë opozita politike në Kosovë. Nuk i ndihet zëri as shefave të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së. Edhe këta 5-6 rreshtat e sotëm të Lumir Kryetarit ‘se para se të jetë projekt ekonomik është projekt politik… blah, blah’ vetëm sa dëshmojnë për përpjekjen e turpërueshme që mos t’ia prishin qejfin opinionit publik përmes një ‘jo, de – po, de’ tradicionale të LDK-së.
Shkurt, që të gjithë po synojnë që qëndrimet t’i kenë të pëlqyera nga masat – e që në Kosovë e nënkupton një kombinim të mjegullt të ‘qytetarit’ dhe ‘mërgatës’.
Mirëpo, telashja është se partitë politike nuk kanë haber fort as në opinion publik, e as në zanatin e politikëbërjes. Situatat e ndërlikuara si kjo me ‘Open Balkan’ e dëshmojnë këtë. Të jesh për apo kundër saj?
Një këshillë për shefat partiakë në Kosovë: sa për opinion publik, ai gjithnjë do t’i zë besë opsionit më të keq dhe më të thjeshtë. E përkthyer, kjo do të thotë se kosovari i rëndomtë e përjeton ‘Open Balkan’ si iniciativë serbe për ringjallje të Jugosllavisë dhe shtypje të shqiptarëve. Pas kësaj, dihet: luftime, masakra, etj.
Qe, edhe një këshillë antologjike për Memlin, Lumirin et al: politikëbërja nënkupton të kesh vizion dhe qëndrim politik, pavarësisht asaj nëse i pëlqen apo jo opinionit publik. Partitë politike ekzistojnë për të qenë në ballë të opinionit publik, jo në bisht të tij. Frikacaku s’është as për këtë dynja, e as për ahiret. Askush nuk ka thënë se është zanat i lehtë, ky i shefit të partisë.
Kështu si janë punët, tash e sa kohë – minimalisht tash e dy vjet – qëndrimet finale politike për çështje serioze disenjohen gjatë përplasjes së mediave, rrjeteve sociale dhe analistëve politikë. Konkluzat e analistëve dhe komentet nëpër Facebook shndërrohen në pikëpamje të partive dhe, krejt në fund, në qëndrime të qeverisë. Hështja mortore dyditëshe për Samitin e Shkupit vetëm sa e rikonfirmon këtë. Analistat tashmë shpërfaqën qëndrimin e tyre – si zakonisht, gjysma për dhe gjysma kundër – kurse opinioni publik anekënd rrjeteve sociale ishte më unik: ai e vulosi ‘Open Balkan’ si hegjemoni të Vuçiqit dhe tradhëti të Ramës. Kaq e thjeshtë është kjo, ta parafrazojmë këtu një frazë të pëlqyer nga Presidentja.
Qasje e zgjuar kjo e akterëve politikë, do të thoshit, kjo pritja dinake e qëndrimeve mediale e ‘popullore’ dhe pastaj artikulimi konformist i qëndrimit partiak. Ndoshta.
Megjithatë, duhet ta vërejmë se kjo traditë e përçudnuar, e fshehjes prapa fustanit të analistëve televizivë nga frika e opinionit ‘të qytetarit dhe mërgatës’ është shqetësuese: është popullizëm reaktiv dhe konformist – është trajta më qyqare e tij.
Sot, partitë opozitare nuk kanë qëndrim të qartë për asnjë nga sfidat kyçe të vendit. As nuk janë për pjesëmarrje në Dialog, por as nuk janë kundër. Në Dialog, nuk janë as për shkëmbim territorial, as për Zajednicë. Ç’është e vërteta, nuk janë krejtësisht as kundër. Në fakt, nuk e belbëzojnë dot një qëndrim nga frika e kryqëzimit në Facebook dhe në debate televizive. Tutje, nuk janë as për as kundër mini-Schengenit, edhe pse njëzëri janë për treg të përbashkët rajonal dhe lëvizje të lirë.
Shefat e opozitës politike në Kosovë po sillen si qeveria të cilën duan ta rrëzojnë. Në njërën anë i përsërisin mantrat populliste e kryeministrit Kurti – jo Zajednicës, jo shkëmbimit, etj. – e në anën tjetër shpresojnë se Kurti do të rrëzohet për shkak të qëndrimeve refuzuese që ka. Se dikund, në një çast, një Grenell i ri në bashkësinë ndërkombëtare do ta lëshojë një fatwa që do ta shkarkojë atë nga pushteti.
Teorikisht, gjasat nuk janë të vogla që kjo vërtet të ndodhë, marrë parasysh që Kurti nuk duket të ketë krijuar shumë miq në bashkësi ndërkombëtare gjatë këtyre katër muajve qeverisës. Mirëpo, para se të niset një mocion i tillë, duhet të ekzistojë alternativa – duhet të ekzistojë një arsye e qartë për të. Duhet të ekzistojë një opozitë politike që ka qëndrime të kundërta me ato të pushtetit – për të cilat edhe u rrëzua. Përndryshe, pse të zëvendësohet një qeveri refuzuese që ia bën qejfin komentuesve të Facebookut me një tjetër që do të vepronte njëjtë?
A ka qëndrime të tilla, të kundërta, opozita politike karshi kryeneçësisë refuzuese të Kurtit – mes tjerash, karshi Zajednicës, ‘Open Balkan’, madje edhe karshi raporteve me Tiranën dhe Edi Ramën? Qartazi, jo. Frika nga të mos qenit i pëlqyer nga turmat e Facebookut i ka shndërruar tashmë në bisht të opinionit publik. Malli të merr t’i shohësh në ndonjë intervistë njëherë në dy muaj – e edhe kur t’i sheh, nuk dëgjon gjë tjetër pos formulimeve lajkatare të shqiptuara për një grusht pëlqime.
Sa për ‘qeverinë e praktikantëve’, s’ka çka të flitet. Ajo edhe ashtu është e ngjizur nga obsesioni për t’i pëlqyer mediokritetit të rrjeteve sociale. Vendlindja e vërtetë e saj është Facebooku, me gjithë statuset dhe rubrikat e komenteve të militantëve gjysëm-analfabetë. Kësisoj, përderisa Qeveria dhe Facebooku janë Një, opozitën e vetme e zhvillon një grusht analistësh të shpërndarë barabarësisht nëpër televizionet lokale.
Shkurt, del se qeverisja e vërtetë në Kosovë – pra, konstruktimi i bindjeve, vizioneve, qëndrimeve, botëkuptimeve që më vonë shndërrohen në veprime e vendime – zbatohet nga akterë tërësisht jozyrtarë, jopartiakë dhe, shpeshherë, jopolitikë. Prej politikave tatimore, diplomacisë, sigurisë e deri te kritika e patriarkalizmit, që të gjitha së pari diskutohen nëpër debate, komentohen përgjakshëm nëpër rrjete dhe përfundojnë si qëndrime qeveritare.
Edhe nëse ndonjëherë, rastësisht, qeveria guxon të merr ndonjë vendim të pakonsultuar me këtë pushtetin e vërtetë, virtuel e televiziv, shpejtë do të detyrohet të tërheqet nga ai: rasti i tiketës/vinjetës për regjistrim të makinave është shembulli më ngazëllyes në këtë.
Pra, kush qeverisë sot në Kosovë? (Periskopi)
alpinoviq ljuboabelxhikoviq osmanoviq
ZeqiroVIQ, ZeqirOVSKI, ZeqirOV………!!!
Bravo,per kesi shkrimesh ka nevoje Kosova dhe jo per nacionalizem te semure.
Uroj qe Kosova mos te katandiset si Shiperia ku korrupsioni dhe mafia eshte ne cdo qelize .
Gjendja e pashpres ku jemi eshte ku kryetari i federates se peshengritjes i ze vendin trajnerit ne Tokio dhe peshengritesi yne paraqitet ne gare pa trajner. Kjo eshte Shqiperia.
Kosova fiton dy medalje ari , kampion ne futboll ne muzike Dua Lipa,Rita Ora,Bebe Rexha.
Shqiperia drejt boshatisjes totale drejt zhdukjes.
Per ceshtje te tilla serioze per ceshtjen kombetare duhen referendumeose, perndryshe duhet te pranojme se politikanet e dine mire kete ceshtje.
Por eksperience jone tregon se te shumten e hereve politikanet kane qene te gabuar.
Të lumtë
E keqja eshte qe duhet te dali dikush qe ka pasur vdekje ne familje nga represioni Serb, te dali te thote qe politika duhet te eci perpara, nuk kalohet me hasmeri gjithe jeten, se do ngelemi edhe vete ne torture.
Albini, Vjosa kane frike nga reagimi popullit per tu hapur me fqinjet, perdorin terma nacionaliste.
Kosova kerkon Inteligjencen ne kete moment, te thote fjalen e saj.
Nje shkrim qe duhet ta lexojnë të gjithë në Kosovë. Politikanët atje janë thjesht për të marrë rrogat.
Nje analize shume e mire.Shume realiste. Nje populizem i shfrytezuar vetem per te qendruar ne pushtet nje grusht politikanes. Bravo. Shume shkrime te ketij niveli te larte vijne nga media e Kosoves gje qe tregon nje nivel mjafte te larte, qe perbejne shembuj per disa analiste te merzitshem qe vetem sa pushtojne ekranet dhe nuk thone asgje te mire por zene e shajjne nga fjala e pare deri sa mbarojne se foluri.
Periskopi ,dil me emër Vebi Kajtazi le të bëhet më e qartë për të gjithë se për kë punon.
Periskopi eshte Ilir Mirena,nje nga katundaret me te qelbur e me te prapambetur qe njeh Kosova.
Po të shikohet se qytetarë të cilit vendë janë përdoruesit ma të shumtë të mallrave dhe shërbimeve serbe janë mu kosovarët qê nga mjekësia tregëtia administrata qarkullumi i njerëzve dhe i mjeteve sidomos dallon mërgata që nuk përdorin rrugë alternative automobilistike si dhe vijat ajrore Prishtinë Shkup Tiranë dhe tani sidomos edhe Kukës dhe çka ma komike mu kjo pjesë e popullates janë ma të zëshmit kundër raporteve më të hapura ne Serbinë ku ndër përfitusit më të mdhenjë do të ishin mu mërgimtarët por këtyre nuk u vjen zor të paguajnë ryshfete në kufinj dhe të maltretohen orë të tëra sepse i janë nënshtru jetës të vështirë të emigrantit
Problemi i ketij shkrimi eshte se autori nuk e kupton bazen e demokracise, qe eshte vulneti i popullit bene ligjin! Ne kete rast as nuk kemi nevoje per referendum a q ashiqare e qarte po shprehen njerezet kudo!
Qe temat te diskutohen neper fb media etc et te vihen ne veprim nga qeveria eshte alpha e omega e demokracise! Po njerezet qe jane mesuar gjithe jeten me urdhera nga nalte e me qene servila qe zbatojne urdhera kur nuk munden me kuptuar cka eshte nje demokraci participative.se kysh ne fillim kane pranuar te jene ne poziten e nenshtrimit vulnetar paraNjishit!
Dy shtete e gjysmë shqipëtare edhe në paqë frigë nga Serbia të kenë kjo është turp andaj përgëzoj partitë shqiptare në Maqedoni dhe qeverinë Rama që nuk vazhdojnë të kenë frigë nga liberalizimet në Ballkan Kosova pas lufte ma tepër është shkatrru teritorialisht nga vetë shqiptarët se sa nga serbēt mjafton të krahasohen Prishtina dhe Fushë Kosova si ishin kur aty kishte përqindje të madhe banorësh dhe administratorësh serbë dhe pas lufte ku 100% janë shqiptarë tamam Kontejnerë mbeturinash
Shqiptaret e Shqiperise kane mungese te madhe te informacionit ne lidhje me Kosoven. Eshte deri diku e kuptueshme, pasi qe informacionin e marrin kryesisht nga mediat e korruptuara te Tiranes.
Pastaj, keni nje urrejtje te palogjikshme ndaj Kryeministrit te Kosoves, Albin Kurtit. E gjitha kjo urrejtje vjen pas mosmarrveshjeve mes tij dhe Edi Rames. Edhe kjo deri diku e kuptueshme, sepse per nje shoqeri te sapo dalur nga komunizmi, lideri eshte gjeja me e rendesishme per ta. Dje i benin fresk Enver Hoxhes, sot vazhdojne me Edi Ramen. Nese si keni kuptuar rezultatet e kesaj heren pare, pa problem se do i kuptoni heren e dyte!
Pas aktit tradhetar te Rames lidhur me dominimin serb ne ballkan nepermjet marreveshjes se arritur dhe aktivizimit te analisteve ” mendjendritur ” me ndricim serb, merimanga serbe ka aktivizuar opinionistet trushplares, patriotet injorante te tipit Haradinaj, skutha e ” te ndegjueshem ” te tipit Hoti qe presin ne hije te marrin drejtimin e vendit.
Se ishte ky plan europian apo serb mjafton ti hedhesh nje sy gazetes se djeshme ” Financial Times ” ku ne nje shkrim te gjate per takimin 3- palesh theksonte se ky takim ishte nje shuplake e forte per Europen nga vendet ballkanike.
Mos valle keta opinioniste trushpelares per kaq injorant e marrin popullin sa qe ta bejne te mbylle syte para kesaj tradhetie te kombinuar nga serbet ne dy anet e kufirit.
Qellimi eshte largimi nga drejtimi i vendit i ciftit Kurti – Osmani dhe zevendesimi i tyre me politikane te bindur qe do te neneshkruajne marreveshjen sipas kushteve te Beogradit duke e kthyer Kosoven ne vasale te Serbise e shtet jofunksional.
Dakortesine gjermane per kete projekt serb, Rama e paraqet si plan gjerman.
E verteta eshte ndryshe.
Ishte Gjermania ajo qe i vuri vijen e kuqe Serbise per hyrjen ne Europe qe ishte njohja e Kosoves nga Serbia, kusht qe eshte hedhur poshte nga Serbia.
Europes e Amerikes i intereson stabiliteti ne Ballkan dhe per kete duan marreveshjen dypaleshe.
Pak rendesi ka per ta kush fiton e kush humb nga marreveshja.
Me kushtet e krijuara pas blerjes se Rames nga Serbia ku i jepet asaj e drejta per te levizur lirshem ne portet shqiptare duke mos u detyruar te lejoje levizjen e lire ne drejtimin Kosove – Serbi, si dhe me gadishmerine e politikaneve te shitur ne pritje te hypjes ne pushtet me ndihmen edhe te propogandes serbe, pritet te neneshkruhen marreveshjet e kapitullimit me Serbine, pas se cilave Gjermania del jo e turperuar per ta lejuar Serbine te hyje ne Europe duke e njohur ate si perfaqesuese te vendeve te tjera te rajonit per te cilat futja ne Europe do te kthehet ne nje enderr te parealizueshme dhe bashke me te edhe pandeshkueshmeria e hajduteve Rama & Co.
Por gabohen.
Populli eshte aq i mencur sa perpjekjet per rrezimin e qeverise do te forcojne me shume pozicionin e saj dhe kjo do te lekunde edhe politiken
shqiptare ku politikane te rinj, patriote e me prirje perparimtare nen shembullin Kurti – Osmani ne Kosove do te marrin drejtimin dhe do ta shkepusin perfundimisht Shqiperine nga ky tranzicion i sterzgjatur, merite e dashakeqesise se diktatures komuniste per te konsoliduar sa me mire pozitat e saj ne Shqiperine post-komuniste.
Ti emigrant je iluzionist dhe llafazan.
Te duket sikur lexon shume, por nuk ke llogjike. Nuk je i qarte se cdo dhe cduhet te beje Kosova. Nuk je i qarte se cdo Serbia. Nuk je i qarte se cdo Evropa dhe sidomos se cdo Amerika. Ngaterrohesh kote me Ramen dhe intrigon me kote Gjermanine.
Me thene te verteten ja vlente te te pergjigjesha me gjate, por nuk kam kohe.
Me lejo ne kete kohe te shkurter te te them se sa gabim je kur thua qe qellimi i serbeve ne te dy anet e kufirit eshte imponimi i rrezimit te qeverise se Kurtit dhe Osmanit, me strategji qe Hoti apo ndonje tjeter te marre pushtetin dhe te nenshkruaje marreveshjen sipas kushteve te Serbeve….
Une nuk e di nga e ke mesuar ti qe serbet duan marreveshje. Me sa shoh dhe kam lexuar une, verej qe serbet bejne demagogji. Ata nuk duan asnje lloj marreveshje me ne, ku Vuciqi te nenshkruaje mevetesine. Vet Vuciqi jo nje here ka deklaruar se ai nuk do nenshkruaje mevetesine e Kosoves, qofte nese e paguan edhe me koke. Ai ka deklaruar se sa te jete ai ne pushtet, Kosova eshte pjese e Serbise sipas kushtetutes serbe…etj…etj…
Pra per cfare bisedimesh flet ti? Ti nuk kupton qe Vuciqi bllofon dhe ne bashkepunim me Kurtin bejne sikur “zihen” dhe nuk merren me problemin. Ne kete “sherr apostolik” midis serbeve dhe shqiptareve, fiton serbi dhe humbet shqiptari.
Per te ta thjeshtuar me tej po te them se Vuciqi dhe Putini kane rene ne ujdi per strategjine e “zgjidhjes” se problemit. Ata jane marre vesh qe te luajne me Kurtin “per tu mos u marre vesh” deri sa Amerika dhe Evropa te lodhen. Ata kane synim qe te eliminojne bisedimet bilatorale midis Kosoves dhe Serbise nen udheheqjen e Evropes dhe Amerikes dhe ta zevendesojne ate me bisedime ne kuader te OKB-se apo te Keshillit te sigurimit ku Rusia dhe Kina kane po aq fuqi sa edhe Amerika. Pra strategjia e Vuciqit eshte qe te balancoje forcat ne bisedime…
Kurti dhe ti nga ana jote, akoma merreni me fjale “bombastike” ku theksoni se serbi eshte nje kafshe qe ka pir gjitmone gjak shqiptari. Keto thirrje “historike” te patriotizmit te Kurtit “ngrene ne qiell” shpirtin e lenduar shqiptar dhe na bejne ne te shikojme nga hena se kur do ndeshkohet serbi…
Me kete qendrim te Kurtit dhe kompani, Kosova po ecen mbrapa. Vuciqi fiton terren duke na share ne se nuk bashkepunojme, ne kohen qe ai nuk do bisedimet. Ai do nje Konference Nderkombetare, ku fuqite e medha te vendosin. Ne kete kuader ishin edhe dokumentat “non peper”, etj …
Historia eshte shume e gjate dhe kjo nuk eshte puna ime, por shoh se shqiptaret rrahin gjokset me Kurtin, kur ai ne te vertete punon per strategjine serbe te sabotimit te bisedimeve bilaterale. A e ben kete Kurti thjshte si edhe ti – nga injoranca, apo e kupton dhe e ben me qellim, eshte e veshtire te thuhet, por ne kete histori te Kurtit verehen “kethesa” te cudicme, qe te lene nje shije te hidhur ne buze. Ai si fillim nuk ishte dakort fare me bisedime, por ne Bruksel tha qe “bisedimet nuk kane alternative’. Pse e ndryshoi ai kete qendrim? Me cfare e kercenoi apo “bindi” Borreli?
A nuk shikon ti i “dashur” emigrant nje kontradite te madhe te “bisedimet nuk kane alternative” dhe temave qe diskuton Kurti ne bisedim me Vuciqin?! Temat qe ai bisedon nuk kane te bejne me “njohjen reciproke” por me historine. Pse ai vazhdon te ndihmoje perseri Vuciqin te sabotoje bisedimet.???!!!
Eshe kollaj i “dashur” emigrant te ankohesh per dhimbjet qe pala serbe na ka shkaktuar nga thikat e saj ne trupin tone, por eshte e veshtire te kesh nje plan se si dhe ti shkaktosh asaj te njejten dhimbje…
Dhimbja me e madhe per serbet eshte Kosova Republike. Njohja “e mundeshme”, nga ana e Serbise te kesaj te vertete eshte dhimbja me e madhe e dyte qe ne mund ti shkaktojme serbit…. Per kete te punoje Kurti me shoke. Ai duhet te punoje per bisedimet dhe te mos kete frike nga ‘kerkesat” e Vuciqit. Ai duhet te jete i sigurte se Vuciqi ben demagogji dhe ai nuk do bisedimet. Kurti duhet te beje demagogji njelloj sei dhe Vuciqi dhe ne aleance me Ameriken te diskreditojne Serbine dhe jo te marri fajin e “grindavecit’… etj etj…
Koha eshte sot o kurre. Vonesat ne kete mesele punojne per strategjine serbe. Sot eshte detyre e Kurtit te mendoje per zgjidhjet. Zgjidhjet nuk mund te jene lista me deshira. Ato duhet te jene produkt i mencurise dhe bashkepunimit me aleatin tone te madh Ameriken. Pordhet e Kurtit lart e poshte vetem, sa qelbin hundet e botes. Ato te te japin ty te drejte, kur flet per interest. Bota ka interest e saj ne kete valle dhe Kurti nuk mund te detyroje ata qe te ndryshojne interest e tyre. Kurti duhet te dije te kordinoje keto interesa, vecanerisht ne keto kushte kur Evropa dhe Amerika na mbeshtet. Valle Kurti pret te na mbeshtese edhe Rusia ne Keshillin e Sigurimit?! Valle ne jemi popull fantasisk qe flutorojme me p..n..b?????
Nje analize brilante.
Politika kosovare qe ne pergjithesi eshte populiste, s’ka gjasa te perparoje.
Populli akoma nuk eshte ndergjegjesuar, ndikohet shume nga nacionalizmi ekstrem i tipit Albin, ende.nuk eshte ne gjendje te kuptoje politiken e USA dhe BE ne lidhje me Kosoven. Do te duhet te kalije ky brez politikanesh adoleshente, populiste e nacionaliste, pa horizont e largpamje, qe nuk eshte ne gjendje te dalloje CFARE ESHTE E MIRE DHE CFARE ESHTE E KEQE per Kosoven. Nuk kane kuptuar akoma se ishte USA e BE qe krijuan shtetin e Kosoves dhe tani sipas tyre; keta dashkan perseri ta futin nen Serbi. Idiotizem ekstrem.
Sakte
Mendimi eshte i lire tani sidomos kur nuk shkruan me emrin tend…
Mendoj se Kosova eshte ne fazen kur per Albinin nuk ka mbetur gje dhe cdo veprim i tije bie ne sy.
Po te shikosh me vemendje Albini del per gjithcka kunder. Duhet te jete me luajal me popullin e vet por edhe liderat rajonal..
Disa e quaj “Narcist”. Nuk mendoj keshtu..
Ai ka ndertuar nje strategji se si do te drejtoj trojet shqiptare, por harron qe te tjeret jabe me te zote ne politikberje…
Gati gati e ka gabim..
Edi Rama i la dore te lire me futjen ne zgjedhje ne Shqiperi te VVV-se..!
Dhe Albini do fitonte zgjedhjet me Boiken Abazin….(Nuk doja te cekja situaten ne Kosove. Dikush e permendi qe ne Shqiperi nuk kane informacion per situaten ne Kosove. Shum e vertet.. Ekziston nje indiferenc e habiteshme..)
Ne kosove qeveris P…i i sëmës…………….Turkomania qeveris atje ☹️☹️☹️☹️???????