Rritet numri i të infektuarve me Covid në Kosovë, regjistrohen mbi 70 raste të reja në 24 orë

29 Korrik 2021, 16:25Rajoni TEMA

Autoritetet shëndetësore në Kosovë konfirmuan të enjten 72 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2,443 mostrave. Fatmirësisht gjatë orëve të fundit nuk ka humbur jetën asnjë person.

Në 24 orët e kaluara u shëruan 17 pacientë, ndërsa raste aktive me koronavirus mbeten 305, thuhet në njoftim.

Në Kosovë, që nga fillimi i pandemisë pranverën e vitit të kaluar, janë konfirmuar gjithsej 108,203 raste me koronavirus.

Prej tyre, 2,265 pacientë kanë vdekur dhe 105,633 janë shëruar.

Deri të enjten, në Kosovë janë dhënë 400,217 vaksina kundër koronavirusit – 12,123 vetëm në 24 orët e fundit.

Mbi 130,000 qytetarë janë të vaksinuar plotësisht.

Qeveria e Kosovës ka thënë se e ka prioritet vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve deri në fund të vitit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje