Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger.
Siç thuhet në një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit, sekretari Berger se Gjermania do të mbështesë Procesin e Berlinit dhe tregun e përbashkët, si formë e bashkëpunimit rajonal, dalë nga Samiti i Sofjes, vitin e kaluar.
Rëndësia e bashkëpunimit dhe rritja e investimeve gjermane në Kosovë, ishte temë diskutimi, me theks të veçantë te mërgata e fuqishme në Gjermani.
Zyrtari gjerman e përgëzoi kryeministrin Kurti për indikatorët e mirë ekonomikë të vendit, që siç tha ai, janë impresionues.
Duke iu falënderuar, kryeministri Kurti i shprehu sekretarit Berger ngushëllime për jetët e humbura në disa pjesë të Gjermanisë, si pasojë e stuhisë dhe vërshimeve shkatërruese.
Në takim u diskutua edhe për takimet e fundit në Bruksel dhe për ecurinë e mëtejshme dhe rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Akoma merreni me Albin CARIN ju nr Gjermani?? Nuk e kuptoni qe Albini eshte komplet idiot?? Ai aksidentalisht eshte ne ate post por shpejt do thyej turinjte e qelbur.
Kur lexon titullin e shkrimit krijon pershtypjen se Gjermania i eshte kundervene Kurtit e i ben presion.
Ndersa kur lexon me tej eshte e kunderta ku Gjermania e mbeshtet ate ne politikat e nisura.
Sidoqofte te gezohesh qe Kosova u dashka ti beje sa me shume leshime Serbise, deri ne kthimin e saj ne nje shtet jofunksional dhe te varur nga Serbia, te tregosh mosperfillje per viktimat e genocidit serb, je ose budall, ose i shitur.
Po pse merreni me Kurtin ,
kemi Ramen qe merr habere te mira nga Vucici –
-Ndaj meruni me Ramen , nuk ka rendesi Gjermania .loooooool