Kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ pasagjerët që i shpëtuan aksidentit në Kroaci.
Dy autoambulanca kanë arritur në ANP për t’i trajtuar të mbijetuarit që kanë nevojë për trajtim mjekësor.
Në autobusin, i cili u aksidentua kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë, njëri prej të cilëve ndërroi jetë. Autobusi po udhëtonte në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë
Në aksidentin që ndodhi të dielën mbetën të vdekur 10 persona, ndërsa mbrëmjen e djeshme të mbijetuarit e këtij aksidenti arritën në Aeroportin e Prishtinës.
Përveç familjarëve, prezentë për pritjen e tyre janë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryekuvendari, Glauk Konjufca dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.