Gjykata vendos 1 muaj “arrest me burg” për shoferin e autobusit në Kroaci

27 Korrik 2021, 10:30Rajoni TEMA

Shoferi i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona do të qëndrojë 1 muaj në paraburg. Gjykata kroate ka marrë sot vendimin për masën e arrestit të 52-vjeçarit.

Sipas dëshmive, shoferin e kishte zënë gjumi në timon vetmë 30 minuta pasi e kishte marrë drejtimin e autobusit.

Si pasojë e aksidentit që u regjistrua të dielën, humbën jetën 10 persona,  ndërsa mbi 40 të tjerë mbetën të  plagosur. Në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë, njëri prej të cilëve ndërroi jetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje