“Më zuri gjumi”, merret në pyetje shoferi që shkaktoi tragjedinë me 10 të vdekur: Shfaqet i prangosur dhe me këmishën me gjak

26 Korrik 2021, 18:18Rajoni TEMA
“Më zuri gjumi”, merret në pyetje shoferi që shkaktoi

Shoferi i autobusit që shkaktoi aksidentin e rëndë në autostradën Sllovanski Brod në Kroaci është marrë në pyetje ditën e sotme në Zyrën e Prokurorit të Shtetit.

Në pamje duket se si 52-vjeçari me origjinë nga Kosova shoqërohet nga dy efektivë teksa i ka duart e prangosur dhe këmishën me njolla gjaku. Ai mbante edhe një maskë anti-Covid ndërsa ecte me kokën ulur.

52-vjeçari pranoi në polici se e zuri gjumi pas timonit, por në prokurori vendosi të mbrohej me heshtje. Ditën e nesërme në orën 9 të mëngjesit pritet të jepet vendimi ndaj tij pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale të aksidentit rrugor me pasojë vdekjen.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Bajram Rexhepi, deklaroi këtë mëngjes se Kosova nuk do të kërkojë ekstradimin e shoferit.

Bazuar te ligjet vendase, vepra penale në fjalë, pra shkaktimi i një aksidenti rrugor, dënimi maksimal është deri në 15 vite burg, mirëpo nuk dihet nëse do jetë më e rëndë për shoferin, pasi ky aksident ishte me pasojë vdekjen e 10 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Si ndodhi aksidenti

Aksidenti i rëndë me 10 viktima dhe 45 të plagosur ndodhi në qytetin Slavonski Brod, rreth orës 06:20 të mëngjesit, ndërsa autobusi me targa të Kosovës vinte nga Frankfurti, Gjermani, drejt Prishtinës, ndërsa në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, njëri prej të cilëve humbi jetën.

10 jetët mbyllën sytë përgjithmonë në atë ditë të kobshme janë  shoferi Naser Sylmetaj, lindur më 1974, Gjakovë; Leonora Gjota-Kolmekshaj, lindur më 1982, Junik – Deçan dhe mamaja e saj Gjyle Maloku, Valentina Binakaj dhe vajza e saj Erlinda Binakaj; Sevdail Rrustemi, lindur më 1973, Pakshticë e Epërme – Podujevë;  Kujtim Kastrati, lindur më 1981, Radostë;  Hamet Hoxha, lindur më 1966 Randobravë – Gjakovë; Anjeza Bellanica dhe  Alinda Iprijaj, nënë e 5 fëmijëve.

6 komente në ““Më zuri gjumi”, merret në pyetje shoferi që shkaktoi tragjedinë me 10 të vdekur: Shfaqet i prangosur dhe me këmishën me gjak”

  1. Tetovari says:

    Ngushllime gjith Familjarve te viktimave, shofert nuk jan fajtor por pronaret, e Autobusve, ksm udhtue shum her me Autobus nga zvicra, ju krkojn sa ma shpejt me ju grah Autobusve.

  2. Andy says:

    O Mero
    Bajram Rexhepi nuk eshte minister i mbrenshem,ai ka disa vite qe ka vdeke.

  3. a says:

    Fajin kryesore kane pronaret e kompanive turistike, ata duhet te meren ne pyetje!

  4. sami says:

    cfaj ka shoferi lereni te shkoje eshte njeri e zuri gjumi nuk bente te fortin ne rruge .

  5. gaZmir says:

    Shqipëria duhet të dërgoj disa ekspert (në vëndin e ngjarjes) për të kuptuar tragjedin.

  6. Dani says:

    Edhe unë Jame dakorte që shoferi të lirohet se pse Kjo ngjarje Ka që një fatkesije. Shoferi duhet te denohet në qofte se Ka qën me shpejsi i dehure dhe i drogume. Kompanite e Adobuzave kane pergjesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje