Thirrje për riarmatosje të Greqisë për përballjen me Turqinë

26 Korrik 2021, 14:07Rajoni TEMA

Greqia duhet të plotësojë hendekun e vet me Turqinë në fushën navale pasi askush nuk mund të sigurojë një vjeshtë apo dimër të qetë. Kështu shkruan ndër të tjera analisti i njohur i politikës greke, Alexis Papachelas në një opinion të vetin publikuar dje në gazetën konservatore “Kathimerini”.

Sipas Papachelas provokacionet e afërta të Turqisë provuan se mobilizimi i personelit detar grek shkoi në kufijtë e vet duke dëshmuar kështu se “marina jonë po mbetet pas”.

“Anijet tona po vjetërohen dhe madje edhe karta jonë më e fortë, nëndetëset, kanë nevojë të madhe për përditësim të armatimit dhe sistemeve” shkruan analisti grek.

Optimist për menaxhimin e krizës me Turqinë në planin diplomatik, Papachelas vëren me një sens apeli se:  historia ka provuar se askush nuk ka blerë, krahas me armët dhe prokurimet, ndonjë “siguri jete” nmë rastin e një përplasjeje me Turqinë…Ne jemi në udhëkryq: Greqia duhet të mbyllë hendekun naval me Turqinsë, pa humbur kohë…Ne duhet përherë të varemi si në aftësinë tonë diplomatike dhe në kapacitetin tonë frenues.

Mesazhi në fjalë është asgjë më shumë sesa një thirrje për riarmatim për të mos lejuar diferenca të mëdha në balancën e fuqisë. Çka jep të kuptojë se ndonëse Greqia tashmë gëzon mbështeeje të madhe nga administrata e re amerikane, Turqia vijon të mbetet e paparashikueshme dhe e vendosur të sfidojë, madje ndryshojë rendin e gjërave në Mesdheun Lindor.

Veprimi i fundit i Erdogan për hapjen e Famagustës është një shenjë se presidenti turk, qoftë edhe për nevoja të brendshme politike, do të kërkojë një fitore në frontin kryesor të politikës së jashtme, që është përballja me Greqinë dhe rishikimi i hartës në Mesdheun Lindor. Çedimi ndërkombëtar në rastin e Qipros do të hapte rrugën për ndryshime të mëtejshme dhe për konflikte reale ushtarake nëse askush nuk del me një plan rregullues në zonë.

 

5 komente në “Thirrje për riarmatosje të Greqisë për përballjen me Turqinë”

  1. Komunisti i papenduar says:

    Po te pyesni Shqiperine do “mesoni” se jeni ne N.A.T.O dhe nuk eshte nevoja te armatoseni. Ju mbron Italia, Franca, Gjermania ci doni armet.? Ja ne Shqiperi ne po i shkrijme dhe flejme rehat.

    1. eksperti says:

      Komunisti i papenduar-juve komunistet “luftuat kembezbathur e te pa ngrene kunder fashizmit”, packa se kjo ishte nje propogande e bukur per kalamajte, pasi si ne cdo lufte, nuk mjafton vetem vullneti apo trimeria, sic na thoshte dikur xhaxhi, por ne rradhe te pare lufta kerkon mjete financiare. Ky miku ketu ben llafe kot se Greqia nuk ka asnje mundesi financiare apo teknike qe te arrije Turqine ne planin ushtarak.
      Mjafton qe te besh nje kerkim ne Google per GDP-ne e Turqise kundrejt Greqise per te kuptuar se Turqia ka nje GDP 3.5 here me te madhe se Greqia dhe se rritja ekonomike e saj eshte 2.6% ne krahasim me 2..3% te Greqise. Kjo do te beje, qe edhe ne te ardhmen fuqia ekonomike e Turqise te rritet shume me teper se ajo e kundershtarit te saj, Greqise. Kjo i jep mundesi Turqise qe te rrise shpenzimet e veta ushtarake shume me teper se sa Greqia. Nje aspekt tjeter qe duhet permendur eshte se industria e luftes e Turqise shet armatim jashte, qe e ben kete industri te suportoje vetveten, ndersa Greqia nuk ka industri ushtarake, ose ka dicka te paperfillshme dhe se ne rast konflikti me Turqine, ushtria e saj do varet nga furnizimet nga vende te tjera. Ketu duhet patur parasysh se te furnizosh nje vend ne konflikt me armatime, eshte nje shenje armiqesie ndaj vendit tjeter te perfshire ne konflikt. Kjo do veshtiresoje shume furnizimin e ushtrise greke me armatime.
      E thene ndryshe, Greqia nuk ka asnje alternative tjeter, por te mbeshtetet ne ndermjetesimin e SHBA-se dhe aleateve te tjere te NATOs per te shpetuar prej Turqise.
      Sa i perket Shqiperise, ne jemi ne te njejtin situate me Greqine, pasi ashtu si edhe greket, nuk kemi ekonomi qe te perballoje shpenzime per ushtrine. Nje fjale e vjeter thote se “hesapi i bere ne shtepi, nuk te del ne pazar”.

  2. Vari Janullen! says:

    NeoGreket nuk zhgenjejne asnjehere! Mendova se dikush patì guximin dhe zgjuarsine intelektuale, te trajtoje ne menyre realiste problemet, por e njejta sufllaqe e letyrshme mendimi.
    Si mund te kerkosh te jesh kaq sfidues, me nje oreks te tille militarist, kur gjithcka varet nga borxhi?! Greqia eshte nje vend arkaik, pa asnje lloj sovranizmi industrial, teknologjik, shkencor apo financiar. Vetem turizem, bujqesi lilipute, lesh dhishe, bulmet dhe lluce mesjetare jatollahesh bizantine.
    Industria dhe teknoligjia ushtarake vendase eshte inegzistente. Gjithcka e ushtarake eshte importuar permes huave qe ofrojne arme dhe teknologji ushtarake ne kembim te pronesise mbi territorin dhe pasurite jetike te Greqise.
    Shtesa natyrore eshte nga me negativet e Europes, dhe deshmon edhe vdekjen e shpejte fizike.
    Tani gjykojne si viktima, sa do dhe si do Turqia.
    Nuk e kuptojne qe gara e tmerrshme e armatimit qe ju imponon Turqia, eshte vdekje pa lufte.
    Nuk marrin vesh jo vetem nga shkenca, ekonomia, strategjia, por jane edhe barinj ne ceshtjet ushtarake.
    Vendet te vegjel, me aftesi te kufizuara humane, teknologjike, ekonomike, nuk synojne kurre ushtri superfuqishe qe thithin cdo risorse, por synojne gjithmone luften asimetrike, ku ne vend te kryqezorve qe kushtojne qindra miljone dollare, i investojne paret e tyre ne kerkim shkencor qe synon teknologji inteligjente, si rraketa hipersonike, lufte kibernetike, drone, radare etj qe kontrastojne kryqezoret e armikut me shpenzime modeste qe respektojne ekonomine dhe risorset jetesore te vendit.
    Nje shkrim i tille kaq hajvan, qe perfaqson edhe mentalitetin ordiner te élites greke, kenaq vetem ambicjet dhe planet e Erdoganit, se Greqise ne humneren e borxhit, vetem sa i nderron vrimen e perdhunimit.

  3. Eno says:

    Si kudo, ky analisti grek thjesht hap një temë të paguar nga dikush , që greqia të blejë ca armtime “metaqirismena se kali katastasi”. Si helikopterët tanë nga franca etj. etj

  4. Kolonel Janullaqi ne shtratin e v.....s says:

    Paniku qe ka perfshire dhe mban te mberthyer Greqine , nga kercenimi turk po e shtyjne perdite Greqine te rrite shpenzimet ushtarake , gje qe , ME SIGURI MATEMATIKE do e fundose Greqine , per te mos e marre veten ndonje here . Pervoja shqiptare ne vitet e diktatures komuniste , qe per dhjetra vjet kanosej per agresion te hapur nga Greqia dhe Turqia , e nxiten Enver Hoxhen te shpenzonte tej fuqise ekonomike reale qe kishte vendi dhe Shqiperia eci cdo dite drejt kapitullimit te plote si shtet ne vitin 1990 , kur njerezit , si karkalecet , vareshin pas litareve e direkeve te anijes per te braktisur vendin ! GREQIA PO PERSERIT TE NJEJTIN GABIM FATAL QE BERI SHQIPERIA ! ! !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje