Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur sot në Kroaci, ku autobusi i linjës Frankfurt – Prishtinë ka humbur kontrollin e si pasojë kanë humbur jetën 10 persona, e dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Dy prej personave që kanë arritur të mbijetojnë nga aksidenti i rëndë, në një prononcim për mediat në Kosovë kanë treguar se si ndodhi ngjarja.
“E gjitha ndodhi brenda një minute. Vetëm kur kemi parë që është rrëzuar autobusi. Kemi parë kiamet. Shoferët kanë qenë në gjumë. Ata janë ndërruar kohë pas kohe”, ka thënë pasagjeri.
Një pasagjer tjetër, ka treguar se të lënduarit janë mirë.
“Autobusi ka shkuar zvarrë diku rreth 100 metra. Të lënduarit janë mirë”, ka thënë ai.
?gushellime te sinqerta familjeve dhe te gjithe Kosoves per kete tragjedi ndoshta te pakuptueshme ose tee pasqarueshme!Qe te shkoj nje autobuz zvarre rreth 100 metra shpejtesia e tij duhet te kete qene rreth 140 km/ore dhe avaria ne te duhet te kete qene e menjehereshme!Se dyti ka gjaa qe dikush kete mjet duhet ta kete perplasur duke e bere te pa kontrollueshem fale edhe pakujdesise se shoferave lidhur me vigjilencen ne timon!
Marrja e jetes se 10 personave te pafajshem qe duke pare edhe terenin ku ka ndodhur eshte e pafaleshme!Ndonese ka vend per ekspertize e cila do te gjeje edhe shkaet e mundura te ketij aksidenti tragjik !
Uroj nga zemra te kete sa me pak te lenduar brnda ketij kapaciteti te plote te ketij autobuzi !
U prefshin ne paqe.
Zoti qofte me ta.
Krishti u dhente fuqi familjareve dhe miqeve.
Kështu ndodhë kur agjencia e pa përgjegjëshme përdor autobusa dy kate për vija të largëta udhëtimi si dhe pa u siguru udhtarëve pauza të gjata si dhe buajtje të nevojshme