VIDEO: Protesta të zjarrta kundër vaksinimit me detyrim në Greqi

25 Korrik 2021, 14:14Rajoni TEMA

Vaksinimi i detyrueshëm për disa kategori ka zemëruar grekët. Një grup qytetarësh janë ngritur në protestë duke zhvilluar mbrëmjen e sotme një tubim përpara parlamentit të vendit fqinj në Athinë.

Protesta fillimisht nisi e qetë, por më pas degjeneroi në përdorimin e molotovit kundër efektivëve të policisë.

Policia ka ndërhyrë duke shpërndarë turmën dhe gjithçka është mbyllur pa të lënduar.

Përballë frikës nga varianti “Delta” dhe të papriturave që mund të ndodhin në vjeshtë, qeveria greke vendosi që vaksina të jetë e detyrueshme për disa kategori dhe një gjë e tillë zemëroi një pjesë të qytetarëve.

2 komente në “VIDEO: Protesta të zjarrta kundër vaksinimit me detyrim në Greqi”

  1. Këlyshët e Sali Komunistit që po mbysin PD says:

    Ja dhe nje popull tjeter prej debilësh. Sa ndikim paska Sali Trapi ne Gërqi!

  2. E di si eshte puna says:

    KORRAK PEOPLE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje