Mbërrijnë në Kosovë trupat e 10 viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci

28 Korrik 2021, 14:18Rajoni TEMA

Kanë mbërritur në pikën kufitare të Morinës trupat e pajetë të emigrantëve nga aksidenti në Kroaci.

Janë tri makina që kanë kaluar kufirin në Vërmicë e që do të asistohen nga 5 makina të tjera ndihmëse. Në secilën makinë janë vendosur nga një lule në shenjë nderimi.

Trupat e emigrantëve të vdekur në aksidentin e të dielës në Kroaci pritet që fillimisht të dërgohen në morg, e më pas t’iu dorëzohen familjareve për varrim. Varrimi i trupave të pajetë do të bëhet pasditen e sotme.

Aksidenti tragjik i autobusit nga Kosova, që po udhëtonte nga destinacioni Frankfurt-Prishtinë ndodhi të dielën, ku si pasojë 10 persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë u lënduan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje