Në kufirin Shqipëri-Greqi lulëzon kontrabanda e kanabisit

30 Korrik 2021, 12:00Rajoni TEMA

Një nga rrugët më të mëdha të kontrabandës së kanabisit dhe të drogave në Evropë kalon nga Shqipëria përmes fshatrave kufitare grekë. Prej këtu droga dërgohet në Evropën Perëndimore përmes porteve të Greqisë.

Konstantinos Karalambakis, shef i sektorit kundër drogës në qytetin kufitar të Janinës, është shpesh në zonën kufitare shqiptaro-greke. Ky rajon i vështirë për t’u kaluar është prej kohësh një nga rrugët më të rëndësishme të kontrabandës së drogës në Evropë. Prej këtu droga dërgohet në Evropën Perëndimore përmes porteve të Greqisë.

Bandat po bëhen gjithnjë e më brutale

Njësia kundër drogës zhvillon shumë kontrolle, por shpesh gjen vetëm drogat që kanë lënë kontrabandistët. Në vitin 2020 ajo sekuestroi mbi 1.5 tonë kanabis.

Bandat ndërkohë po bëhen gjithnjë e më brutale dhe shumë janë të armatosur me kallashnikov kur sjellin “mallin” në Greqi, tregon Konstantinos Karalambakis duke shtuar se “pa dyshim situata po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme”.

Kontrabandistët e kalojnë shpesh kufirin gjatë natës me çanta shpine të mbushura plot me drogë dhe më pas fshihen poshtë trungjeve të pemëve.

Kufi i vështirë për t’u mbikëqyrur

Policia e ka të qartë se mund të kapë vetëm një pjesë të sasisë së kanabisit që vjen nga Shqipëria, sepse sikurse tregon Karalambakis “Kufiri me Shqipërinë është shumë i gjatë, 300 kilometra, dhe për këtë arsye është i vështirë për t’u mbikëqyrur. Po ashtu kontrabandistët e njohin shumë mirë zonën “.

Edhe forcat e sigurisë në Shqipëri demonstrojnë vigjilencë në rajonin kufitar. Qeveria në Tiranë ka premtuar vazhdimisht se do ta luftojë kontrabandën e kanabisit që shkon në Bashkimin Evropian nëpërmjet Greqisë. Por prodhimi i drogës me sa duket vazhdon pa u ndalur dhe disa muaj më parë një reporter investigativ paraqiti në televizionin shqiptar pamje plantacionesh të mëdha të kanabisit. Një pjesë e tyre shtrihen në zonën kufitare me Greqinë.

Jetë me frikë prej kontrabandistëve

Bletari Giorgos Tsiavos jeton pranë kufirin shqiptar. Ai thotë se: “ata kanë mbjellë mijëra bimë kanabis edhe këtu. Në mes të pyllit! Jo në anën shqiptare, por këtu në Greqi!”

Giorgos Tsiavos jeton me frikën prej kontrabandistëve, sepse në fshatin e tij ka pasur një numër vjedhjesh dhe madje edhe një vrasje nga një kontrabandist shqiptar droge.

Giorgos ka blerë dy qenë për t’u mbrojtur: “Ne i mbajmë qentë në shtëpi gjatë natës, se po i lamë jashtë dikush mund t’i helmojë dhe të hyjë në pronë. Qentë janë një sistem alarmi i sigurt. Sepse hajdutët mund t’i fikin edhe sistemet e alarmit elektronik.

Një arrestohet, dy u bashkohen bandave

Policia e qytetit kufitar të Janinës do të përforcojë sërish mbrojtjen e fshatrave kufitar nga bandat e drogës. Por hetuesi i drogës Charalambakis e di se megjithë arrestimet numri i kontrabandistëve shtohet, sepse varfëria në Shqipëri dhe fitimet e mëdha bëjnë që bandave të kontrabandistëve t’u shtohen gjithnjë e më shumë anëtarë të rinj.

Një çantë shpine me kanabis ka një vlerë tregu prej 50,000 eurosh. .

Për sa kohë që Shqipëria është prodhues i kanabisit dhe gjithashtu furnizuesi më i madh në Evropë, ne nuk do të shpëtojmë nga ky problem. Ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër tij, por ai nuk do të marrë fund shpejt”./DW

 

14 komente në “Në kufirin Shqipëri-Greqi lulëzon kontrabanda e kanabisit”

  1. Matrapiku says:

    Per 30 vjet rresht Greqia “eksportonte” Dhrahmi dhe €uro ne shqiperi (shiko raportin e BSH-s per reminancst) kurse Shqipot eksportonin drog, vdekje, kurveri … drejt Greqis.
    .
    Pasi mbushen zorret e thara me buke filluan te kerkojne Thesproti, Kerkyra, Ioannena …

    1. Taulant says:

      O debil Shqiptaret mbushen vendet e punes ne sektor ku Greket nuk punonin.
      Greqis nuk i vjen me ai fat qe te gjej 400mije punonjes gratis si ne vitet 90-te.

      1. Matrapiku says:

        O Arqidho-debil, fillimi i viteve 90 kishte plasur emigrimi nga vendet lindore drejt Greqis (flasim per qindra miljona) dhe ti o koqe me flet per sektore bosh ?
        .
        Ik ne xhamin e lagjes te te lexoj hoxh-imami, sepse ke shume kohe qe nuk dukesh mire.

        1. shqipo says:

          Po ti e ke bere ndonje xhiro andej o Matrapik Pisoglendi? Se ti dukesh me keq se Taulant Palla!

    2. Mihal Papajorgji says:

      Me kujtohent koha kur isha ne Greqi. Shpesh here degjonim qe shqiptaret ja u digjnin mjekrrat Papuve. Na behej zemra mal dhe shkriheshim se qeshuri.

      1. Matrapiku says:

        Lere papun dhe kujto pak kur degjonit sirenen e Astinomise, ju shpetonte shurra dhe fshiheshit ferrave.
        .
        Ja kujto pake oret e mbasditeve (pas punes) qe shtroheshit me bira dhe paidhaqa (duke mbushur zorren e thare), pastaj bridhnit burdellove duke zgjedhur ke shqiptare do te qinit.
        .
        Ehhhh sa vite te bukura

        1. ca po thua says:

          Une shkoja te jot’eme dhe ajo edhe me ushqente edhe me jepte para! Edhe cokollate edhe akullore!

  2. ca po thua says:

    Karagjozlleqe gazeKaresh! Shiko cfare thote ky bleteritesi Jorgo Cavo : kontrabandistet na vjedhin shtepite thote! Po pse mor debila, kontrabandistet qe kane ne kurriz miliona Euro me kanabis, do merren me shtepite e ketyre katunarve “greke” qe thone idiotizma? O budallenj, a i keni trute ne vend apo jo? Me “greket” merreni akoma ju, ata jane MASHTRUESIT ordinere me te njohur ne gjithe boten, ju tralala merreni me “raportime nga kufiri”.

    1. Taulant says:

      Jam shume dakort.
      Po Greket mashtruan me banka e fondacione eokonomike Evropen per te marre euro.
      Ne fund falimentuan, 300 miliard euro borxh.
      I mban me buke Evropa per qellime gjeostrategjike .
      Grekqiret nuk do t’ju vije me ne dore shanci i viteve 90-te kur 400 mije punonjes Shqiptar u punesuan ne Greqi dhe i dhan nje impuls ekonomis Greke.
      Mbaroi ai efekt ne 2008 dhe falimentuan.
      Tani shkon ndonje coban apo kamarier gjate veres.

    2. Taulant says:

      E sakte.
      Po ato shtepite aty edhe po ti vjedhin mire ua bejn.
      Jane shtepite qe jane marre prej Shqiptareve te masakruar e larguar ne vitet 1912-1944.
      Ata qe banojn aty jane grek te ardhur nga Anadolli mbas vitit 1923.
      Nga Preveza ne Janin mbi Selanik e gjithe Thraken ka filluar riemerimi i toponimeve per here te 4-er prej vitit 1912.
      Kjo nuk behet per te ndryshuar emrat Shqiptar e Sllav te atyre vendeve se ato jane ndryshuar qe ne 1917 .
      Por kjo behet prej shtetit Grek dhe akademis kombetare Greke me qellim qe studjuesit vendas e te huaj te mos gjejn dot asnje shenj Shqiptare apo Sllave.

  3. Petro says:

    Ju të DW jeni kundeeshzare te vendosur te Edi Rames dhe PS prandaj me keqdashesi nxini cdo gje shqiptare. Qekur qenka bere problem per greket qe nuk kane lene kanabise pa mbjedhe dhe gangstere te pa perzier me punet e droges.
    DW mos genjeni se pjesa shqiptare tuaj eshte nje trupe genjeshtare dhe shkruan gjera te rrema.

    1. Buli says:

      Pse nuk e dije ti qe shqiptaret jane llumi europes? Ne britani 17% e te burgosurve per droge jane shqiptare, ne france e gjermani po ashtu, ne hollande behet nami me drogen e bandave shqiptare, ne belgjike dhe spanje kane marre kontrollin total. Le te mos flasim per itali dhe greqi ku jane kampione.
      Loqe.

      1. Taulant says:

        Ti je llumi i llumit .

  4. Sokrati says:

    Ekzagjerim total!
    Një shkrim me qëllime të këqia.
    Kush e pengon Greqinë, për të ruajtur e kontrolluar territorin e saj kufitar nga trafikantët “shqiptarë”?! Shpjegimi na thuhet se qenka një vijë kufitare 300 km dhe terreni është shumë i vështirë! Zgjidhja më e mirë është largimi nga ato territore, i keni grabitur dhe nuk i meritoni!
    Nëse ka ndonjë trafikant apo grup trafikantësh nga Shqipëria, ata kanë mbështetjen e grekut, janë të lidhur në interesa kriminale përfitimi sëbashku dhe kontrabanda zhvillohet përmes territorit grek për në vendet e BE.
    Në Shqipëri nuk ka treg për këtë lloj trafiku, mbasi popullsia është e vogël dhe lufta e Policisë së Shtetit kundër trafikut të narkotikëve është e madhe.
    Shkarravina e mësipërme është thjeshtë një propagandë e ulët antishqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje