Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla-Schwarz, e quajti nismën “Ballkani i hapur” që u promovua në Forumin Ekonomik si një nismë paralele dhe të rrezikshme për rajonin. Sipas ministres Gërvalla-Schwarz Kosova këtë iniciativë e konsideron të rrezikshme, sepse krijohet mesazhi sikur kemi alternativë ndaj rrugës sonë të përbashkët si rajon drejt BE-së. Por ajo thotë se me këtë konstatim nuk i mohon të drejtën asnjë shteti të marrë vendimet e tij se në cilën nismë dëshiron të marrë pjesë. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një proces të përbashkët rajonal “Procesin e Berlinit”, nismë përmes së cilës sipas Gërvalla-Schwarz, të gjitha vendet e rajonit përpiqen të shtyjnë përpara marrëveshjet që prekin të gjithë qytetarët e këtij rajoni.
“Në këtë iniciativë Kosova është partner i barabartë me pesë shtetet e tjera të Ballkanit dhe ne konsiderojmë se hapja e iniciativave paralele, të cilat në thelb nuk paraqesin diçka të re, është e rrezikshme për atë se si ne e shohim veten në rajon, por edhe si shihemi nga BE-ja”, tha Gërvalla-Schwarz.
Osmani: Çdo nismë rajonale duhet të shpjegohet dhe analizohet
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani tha se rajoni ka nevojë për bashkëpunim më të thellë si dhe për defragmentim të tregut, i cili sidoqoftë është i fragmentuar, dhe që si i tillë nuk është tërheqës as për investitorë nga jashtë. Osmani tha se në rajon numërohen mbi 70 iniciativa dhe se secila prej tyre ka kontributin e vet në të qenit vlerë e shtuar për të thelluar këtë bashkëpunim.
“Edhe këtë iniciativë të fundit, e shoh si një iniciativë në përpjekje për të qenë vlerë e shtuar në kuadër të thellimit të bashkëpunimit rajonal, pa tentuar që ajo të neutralizojë efektin e iniciativave të tjera rajonale që janë ekzistuese”, tha ministri Bujar Osmani
Çdo iniciativë rajonale duhet të shpjegohet dhe analizohet dhe më pas çdo vend i rajonit mund të marrë vendime për vete sa i takon përfshirjes në një iniciativë apo në tjetrën, tha Osmani.
“Unë kujtoj se edhe kjo iniciativë duhet të kalojë nëpër analiza të shumta shkencore për të parë përfitimet politike, ekonomike, që mund të ketë dhe pastaj secili vend të marrë vendimet në kuadër të këtyre analizave”, shton Osmani.
Maliqi: Pa njohjen e Kosovës Ballkani i hapur është ide e dështuar
Nnjohësi i çështjeve ndërkombëtare, prof. Nazmi Maliqi, thotë se nisma për Ballkan të hapur pa njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë nuk ka asnjë kuptim.
“Kjo ide është e papërpunuar dhe e nxituar e liderëve lokalë me qëllim që të defokusojnë opinionin nga situatat e brendshme. Nëse Mini-Shengeni Ballkanik do të bazohej në shembullin e Shengenit evropian, do të duhej të fillonte me zgjidhjen e çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë, njohjen e ndërsjelltë. Si mund të bisedohet për Ballkanin e hapur, kur akoma Kosova figuron në Kushtetutën e Serbisë, si pjesë e saj. Pa njohjen e Kosovës kjo nismë rajonale nuk ka asnjë kuptim”, tha prof. Maliqi.
Dimovski: Shengen i vogël – problem i madh
Ish-deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski tha se format e përgjysmuara rajonale të bashkëpunimit janë rrezik për Maqedoninë e Veriut. Çdo formë bashkëpunimi në rajon pa inkuadrim të të pestë fqinjëve të Maqedonisë së Veriut paraqet rrezik për vendin tonë, thotë Dimovski.
“Ballkani nuk është gjeografi vetëm e shteteve që nuk janë anëtare të BE-së. Maqedonia duhet të jetë e pranishme dhe të përkrahë ato nisma rajonale ku janë të pranishëm të gjithë fqinjët pa përjashtim, sepse në çdo shtet fqinjë jetojnë qytetarë me përkatësi maqedonase “, thotë Dimovski. /DW
E çuditeshme me keta karrik-jane qe trumbetojne sipas oreksit te tyre! Nisma per Ballkanin eshte nje nisme qe u sherben popujve pa detyrim. Kosova ne qoftese nuk do, le te rrije aty ku eshte, shqiptaret e Shqiperise kane qverine e tyre qe e kane votuar, pavaresisht se ka ardhe dhe ka votuar kundra qeverise shqiptare dhe Albin Kurti, kryetar i qeverise Kosoves ne kundershtim moral dhe qyetar per nje udheheqes kosovar. Shqiperia pas vitit 1944 nuk ka qene dhe nuk do te jete as vartese e politikes çnderkombtarizuese te Nexhmedin Spahiut dhe Albin Kurtit, as e ndokujt tjeter. Shqiptaret e Shqiperise votojne per vete, at le ti mban syte akoma nga Tito. Po na merzisin me keto dengela gjithe kohen, vertete paskan qene si nenerrogoz te Beogradit si puna e kurves qe thote jam e ndersheme
Gërdalla e Zezë si ministre e Kosovës bën sikur nuk e kupton që treni i Europes po ikën, ndërsa idiotet shpresojnë që “nuk ikën dot ky tren se nuk ka karburant.”
Sipas kesaj Gerdalles, meqe luhet Kampionati i futbollit, atehere Kupa qe eshte nje kompeticion paralel me Kampionatin eshte nje “nisme e rrezikshme” per futbollin. Lere pastaj Kampionati Evropian, ehuuuu ai eshte krim i madh!
Kosova e ka nenshkruar vete me amerikanet kete bashkepunim rajonal. Kjo ministresha le te kerkoje korigjim ne Washington, pastaj te dale dhe te na tregoje arrat.
Kjo eshte thjeshte nje llakabere femer
Kjo eshte Rudina hajdari nr 2
Kosova ka humbur rrugen me Kurtin, osmanken dhe gerdallen
E keni gabim shume Donika. Keqardhje per ju.
Open Balkans eshte procesi i Berlinit
E demton apo nuk e demton lerjani bisedimeve ne tavolina.Ju vazhdooni me ndjenjen e inferioritetit para Serbise.Pjesmarja juaj do vendoste Serbine para faktit te kryer qe ka perballe kryeministrin e Kosoves.Mos pjesmarja ju izolon dhe ben Vucic te duket me i hapur se eshte ne realitet.Politika nuk eshte inat ciliminjsh.Duhet te mesoni nga Serbia qe loz me lindjen dhe perendimin dhe ne fund del ajo e fituar.Ju jeni dhe qeros dhe fudull.