Kurti: Nuk kemi hequr dorë nga reciprociteti me Serbinë, nuk do të dështoj

2 Gusht 2021, 12:29Rajoni TEMA

Kryeministri Albin Kurti këtë të hënë në fjalën e tij në kuvend ka folur në lidhje me reciprocitetin mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti është shprehur se arsyeja pse reciprociteti nuk është vendosur akoma është ikja nga dështimi, ashtu siç ndodhi njëherë kur u detyruan ta zhbëjnë.

“Qysh në dhjetor 2011 e patëm miratuar rezolutën për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar. Këtë princip e kam paraqitur edhe në takimet që kamë pasur në Bruksel. Zëvendësi im i parë Bislimi ka përgatitur një dokument me 11 shkeljet që i bënë Serbia reciprocitetit me Kosovën.

Ne edhe faktorëve ndërkombëtar ua kemi treguar këtë gjë. Mirëpo në këto 100 ditë të para kemi pasur drejtor të ri të doganave, dhe na duhet të përgatitemi mirë sepse nuk bënë të dështojmë sërish. Ne jemi të interesuar për zbatim të plotë të tij”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjerë kreu i qeverisë së Kosovës ka bërë me dije se ka shtuar se reciprocitetin se kemi për hakmarrje.

“Është një parim i shëndosh i marrëdhënieve midis shteteve. Reciprocitetin nuk e kemi për të shtuar barriera por për t’i hequr ato”, u shpreh kryeministri Kurti.

Gjithashtu kryeministri Kurti u është përgjigjur edhe deputetit të PDK-së, Fadil Nura lidhur me reciprocitetin, ku shpjegon se do ta vendosin reciprocitetin por nuk duan të dështojnë.

“Ju vini prej një pozicioni politik, të një grupacioni politik, qe ka qene kundër reciprocitetit, ju keni interes te dështoje reciprociteti, prandaj ju dëshironi të vendoset pa u përgatitur.

Ne do te përgatitemi, do ta vendosm Reciprocitetin dhe nuk do të dështoj ai, dhe uroj që o ju ta ndërroni qëndrimin si grup paraletrar në përputhje me vullnetin e deputetit Nura, ose deputeti Nura të mos vazhdojë të qëndroj në partinë e gabuar”,është shprehur Kurti

5 komente në “Kurti: Nuk kemi hequr dorë nga reciprociteti me Serbinë, nuk do të dështoj”

  1. Lani says:

    O Mero, na tregoni edhe per ndonje pune ndertimore apo realizim i pritshmerive te popullit ne Kosove e qe ndoshta ka filluar ta realizoje qeveria Kurti.

  2. GazMir says:

    Kosova të bëj mur në kufirin me Serbin se politika tyre është shfarosje Kosovarësh.

  3. Kurtiç says:

    O bolino do ikesh si heren e pare qe ndejte 50 dit ktyeminister po ndrysho busull se nuk me te ardhme ketu do jemi.

  4. raul says:

    Albin Kundrapedali perseri do vendose kondrapedalin se i duket vetja sikur e kane sjellur alienet ne pushtet nga nje planet tjeter dhe jeta ekonomike dhe shteterore ne kosove duhet te filloje nga dita kur Albin kundrapedali hyri ne zyren e kryeministrit. Ky eshte njeriu me kundrapedal i planetit dhe do ta lere kosoven ne vendnumero dhe per nja 5 vjet dhe me viza te pahequra per kosovaret per shkak te sjelljes se eger te Albinit me gjithe shtetet e Ballkanit dhe me Be.

  5. Perseri une says:

    Une ve bast se Kurti do vendosi prape “Bashkimin Kombetar”, si qellim mosdeshtimi…
    Levizja e bythes se Albinit ne shume karrike, sipas ciklit 3 mujor, ka te vetmen konstante qe eshte sabotimi i bisedimeve, per “njohje reciproke”, sipas planit amerikan dhe evropian. Ai si dhe Vuciqi synojne qe bisedimet te kalojne ne “Keshillin e Sigurimit” ku Serbia dhe Kosova nuk do pyeten me. Aty do merren vesh Amerika dhe Evropa nga nje ane dhe Rusia me Kinen ne anen tjeter…
    Me keto levizje te papritura te bythes se Kurtit cdo 3-6 muaj, ai i heq te drejten vehtes qe te merret vesh me Vuciqin duke luftuar. Ai ose nuk eshte ushtar i Kosoves, ose eshte “bythec” i Vuciqit. Ai ndihmon Vuciqin te balancoje forcat ne bisedime…
    Per cudine time ai nuk do bisedimet me Serbin nen udheheqjen e Evropes dhe Amerikes, qe jane aleatet tane, por do te fusi ne valle edhe Rusine dhe Kinen dhe 100 shejtane te tjere….
    Ve bast se ai do ndryshoje prape qendrimin ne drejtim te “Bashkimit Kombetar”, nga qendrimi se ai nuk eshte i mundur, sepse nuk e lejon kushtetuta, ne qendrimin me te ri se ai eshte i mundur duke ndryshuar kushtetuten….Keto lodra fjalesh dhe levizje te ndyra te bythes ne politiken e Kurtit synojne realizimin e qellimit te strategjise serbe per sabotim te bisedimeve, me demin me te math te mundshem. Faji na mbetet ne si “grindavece” te pasherueshem. Kurti eshte bere si kalama grindavec, jo se eshte kalama. Ai eshte ne moshe serioze, por me sa duket nuk vepron me koken “shqiptare”. Historia jone flet edhe per shqiptaret qe nuk mendojne. Ata komandohen nga “aljenet”….gati gati si Sali Berisha ne Shqiperi qe eshte hedhur ne sulm kunder Amerikes…
    Te na e rruajne keta rrobote te aljeneve te lindjes!….
    Kurti nuk ka nevoje te shpike platforma. Reciprocitetin ne bisedime nuk ja ndalon kurkush atij. Ajo eshte e drejte njerezore dhe demokratike. Ai nuk ka pse ti vere emer barazise se te drejtave tona ne relacion me te drejtat serbe si “reciprocitet”. Reciprociteti si platforme para bisedimeve eshte reaksionare dhe nuk ka llogjike. Ajo presupozon qe Serbia te punoje sipas “reciprocitetit” te Albinit, qe vertete eshte nje levizje “fantastiko-shkencore”, e denje per filmat e Hollivudit. Ajo presupozon qe Serbia po bisedon me nje shtet tjeter te barabart, kur Serbia ka qendrim se Kosova eshte pjese e Serbise…
    Kurti me keto “dredhira” te denja per nje idjot, synon votat e injoranteve, qe me sa duket nuk jane te pakte ne Kosove. Qellimi i bisedimeve dhe marreveshjeve me Serbine, synojne pikerisht “reciprocitetin”, pra “njohjen reciproke”. Djegja e etapave dhe fjalet bombastike qe Kurti perdor , nuk meritojne etiketimin e tyre si “patriotike” Ato jane reaksionare, qe punojne per Serbine, ne “ngrirjen e konfliktit” deri sa Evropa dhe Amerika te lodhen…. Patriotizmi matet me vepra….dhe jo me pordhe….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje