Berisha nuk është gjëmë amerikane

3 Gusht 2021, 09:39Politika TEMA
Berisha nuk është gjëmë amerikane

Nga Blendi Kajsiu  

Që nga futja e Berishës dhe e familjes së tij në listën e zezë amerikane, PDja dhe aktorë rreth saj po sillen sikur gjëma që i ka ndodhur u ka ardhur nga Uashingtoni. Ndaj, shumë prej tyre, të tronditur presin më shumë shpjegime dhe prova nga SHBA-ja në lidhje me vendimin e tyre për ta deklaruar Berishën të korruptuar dhe rrezik për demokracinë.

Ama deklaratat e SHBA-së bien si bombë dhe kanë impakt në vendin tonë jo thjesht sepse Amerika është superfuqi dhe partneri ynë strategjik, por mbi të gjitha, sepse ato janë disa të vërteta që njihen nga të gjithë shqiptarët. Pra, forca e deklaratave amerikane nuk buron thjesht nga ajo që ndodhi në Uashington, por nga ajo që ka ndodhur në mes të Tiranës.

Nesër SHBA-ja mund të fusë në listën e zezë të korrupsionit edhe ish-Presidentët Meidani, Moisiu, Topi apo Nishani, ama një qëndrim i tillë nuk do të prodhojë të njëjtën jehonë në sferën tonë publike. Jo thjesht sepse këto figura nuk kanë peshën politike të Berishës, por sepse as ata dhe as familjarë të tyre nuk janë kapur në flagrancë në skandale korruptive si ai i Gërdecit, apo në vrasje publike si ajo e 21 Janarit.

E thënë ndryshe, sado e fuqishme të jetë Amerika, ajo nuk mund të prodhojë fenomene nga hiçi. Arsyeja se përse deklaratat e ambasadores amerikane dhe të Departamentit të Shtetit kanë kaq shumë jehonë në hapësirën tonë publike është sepse thonë disa të vërteta që tashmë shqiptarët i dinë prej vitesh. Të vërteta që dikur vetë SHBA-ja i ka fshehur, teksa e deklaronin Berishën burrë shteti pasi kish vrarë 4 protestues në shesh.

Madje atë që thotë Amerika e dinë edhe demokratët. Kush është ai demokrat që nuk e di se djali i Berishës u përfshi në Gërdec, por drejtësia nuk pati guximin ta hetonte? Se më 21 Janar qeveria e Berishës vrau protestues të pafajshëm në bulevard? Se në shkelje të hapur të ligjit, Berisha nuk i dorëzoi prokurorisë gardistët përgjegjës për vrasjen e protestuesve? Se Berisha e sulmoi haptas prokuroren Ina Rama duke e quajtur publikisht “kurvë”, thjesht se ajo po bënte detyrën?

Është qesharak qëndrimi i PD-së që pret provat nga Uashingtoni ndërkohë kur gjëma dhe gjurmët e saj janë sheshit në Tiranë. Ndaj, ndarjen me Berishën PDja duhet ta bëjë në Tiranë dhe jo në Uashington, ashtu siç e ka bërë tashmë shumica dërrmuese e shqiptarëve.

7 komente në “Berisha nuk është gjëmë amerikane”

  1. Shqiptar says:

    Shqiptarèt, na paskan “bèrè ndarjen”.Kèshtu tè bèka edhe PD.
    Sa tragjiko komike, sa hipokrite, kjo me shqiptarèt.
    Çfarè morèn SHQIPTARÈT, nga “ndarja” me Saliun o bejtexhi?
    Lanè Sali Lazaratin dhe morèn gjithè Shqipèrinè Lazarat.
    Shpresuan tè heqin qafe Gjin Gjonèt,,,,dhe po tè mos kishin qènè amerikanèt ,,,,,do kishin Gjon Gjinèt mbi kokè sot,,ama tè kèsaj anès tjetèr, kèsaj qè “nuk vret”, kèsaj qè tè boshatis shtèpinè nga njerèzit, sepse makutèria “qeverisèse” nuk u lè asnjè shans tè jetojnè nè vèndin e tyre.
    Ndaj, lèri shqiptarèt o bejtexhi dhe mos na i bèj mè heronj seç duhet.
    Shumè prej tyre, janè po aq hajdutè dhe halldupè saç janè Saliu dhe Zeni bashkè.
    Nuk e duam vèndin tonè ne shqiptarèt JO.
    Pèr 300€ nè muaj, ia marrim Janullès nè gojè, bèhemi kinezè dhe mongolè, se kemi problem fare.
    Nè njè vènd si ky yni, ku nuk sundon ligji por anarkia si metodè pune,,,duhet tè vijè Amerika tè pastrojè ujrat. Ne, jemi “tè zotè” vetèm pèr fekale.

  2. Militanti says:

    Bravo per shkrimin,po kujt ja thua,nje pakice militante nuk di as te lexoje dhe as te degjoje te verteten

  3. Kalec Dega says:

    “Shqiptar”!
    Oh sa mire me kene shqiptar o heeeeeeej, sepse truri nuk percepton dot te vërtetat ne drite te diellit, por percepton “ah sikur halla te kish prostate “.
    Fëlliqësira Sali Ram Berisha, mori ate qe meritonte, turperimin personal, familjar ne rang vendi, kombi dhe me gjere.
    Askush nga udhëheqësit evropiane qe kane takuar kete kerme, nuk ka komentuar vendimin e DASH, vetëm “Taulantet” “Shqiptar” e vuajnë kete mase tejet te merituar te Amerikës per pseudo udhëheqësit “demokrate”

  4. Vranakonti says:

    Te gjithe ata te PD jane budallenj kur i vene pas nje krimineli me damke, Sali Berishes. PD-ke do t’a shikoi verin e semes kure Amerika t’i hedhin prangat Saliut e t’a çoi te shtate penxheret.Aq budallenj jan ata te Pd se ngjarjet dhe katrahuren e vitit 1997,grushtin e shtetit ne 1998,vrasjen e Azem Hajdarit,Gerdecin dhe vrasjet e kater protestueseve ne mes te bulevardit,ja faturojne Edi Rames,ne nje kohe qe vet populli e pa me syt e tij se keto i beri Sali Berisha me partine e tij teroriste.Si thoni me te gjitha keto,a mund te vije PD-ke ne pushtet? KURRE.

  5. Tomorri says:

    Saliu,kjo rrangall politike e neveritshme,ky vrases serial,kjo pjelle shpellash,monster qe ka vrare dhe denigruar kush I ka dal kunder,tani I ka ardhe koha te paguaj,varja ne sheshin Skenderbej nuk eshte e tepert.

  6. Populli i thjeshtë says:

    Amerika tregon ujkun, PD-ja kërkon gjurmët.

  7. Mihali says:

    Fshati që duhet nuk do udherefys.Mero je brigantine dhe shumë I qart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje