Riviera shqiptare, një tokë e bekuar nga Perëndia, që po kallet nga ligësia

2 Gusht 2021, 15:53Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Ne mes të plazhit çdo 5 minuta shfaqet ndonje fshatar me gomar dhe dy koshae fruta:
Fiqtë 13.000 lekë/kg

Qershitë 8.000 lekë/kg. …. etj etj

Ndokush mund të thotë: Ai fshatari është i varfër dhe mban familjen me atë koshin me fiq.

Dakort Dakort por kjo logjikë e njerzve të çmendur ka rrënjosur një mentalitet spekulues dhe shkatrrues për shoqërinë shqiptare dhe po rrënon turizmin shqiptar çdo ditëu për këto arsye:

– këta fshatar me gomar nuk paguajnë as qira dyqani dhe as taksa apo tatime dhe sërish kanë çmime 10 fish të larta duke çuar në faliment ata mijera fshatar të tjerë që kanë dyqane fruta-meresh dhe detyrohem paguajne qira dhe taksa duke pasur një kosto më të lartë.

– Këta fshatar me gomar, në shumicën e tyre janë mashtrues ordiner sepse nuk kanë fruta bio nga ferma e tyre por i kanë blerë tek maunet me shumicë që vin nga Mqedonia

– Këta fshatar me gomar, janë sepektivë dhe largojnë turistët. Ata ndryshojnë çmimin sipas surratit dhe origjines së turistit. Ata janë shesin kosovarve me 12 euro/kg, polakve me 10 euro/kg, maqedinasve me 9 euro/kg e keshtu me rradhe.

– Këta fshatar me gimar i shesin fruta perimet më shtrenjtë se në Itali, Francë, Spanjë, Amerike dhe në injorancen e tyre mendojne qe ata turista që kan lek nuk marrin vesh nga ushqimet apo nga cilesia e tyre. Harrojne qe turisti elitar la shetitur gjithe boten dhe ben me lehtesi dallimin e çmimit apo cilësisë.

– Këta fshatarët me komar janë dhe totalish të pisët dhe jo higjenik sepse i shesin jashtë çdo statndado të ruajtjes së temperaturave. Ata e shesin kg e fiqeve 12 euro po nuk blejne nje mini-ftohes apo larës 20 euro per ta ruajtur dhe tregtuar me standatd mallin i cili mund te helmoj edhe qentë e plazhit e jo më turistët.

– Këta fshatarët me gomar cënojnë dhe imazhin e turizmit kur shfaqen në bregun e hoteleve me 5 yje duke uluritur “fiq, rush, banane” dhe duke ecur me gomarin e fshatit mbi të vilin janë mbledhur 2000 miza të zeza kali.

Për këto arsye mos ju duket çudi që turistët e juaj apo shqiptar, nuk shkelin dy herë në bregdetin shqiptar duke mos përsëritur gabimin e parë.

Dhe problemi nuk është vetëm tek fshatarët që kanë çmimet më të shtrenjta në botë pavarsisjt se nuk paguane qira apo taksa por tek cdo operator që lidhet me turizmin:

– tek taksisti që po të pa nga Kosova të merr 50 euro,

– tek lavazhisti makinës që të merr 20 euro po ishte nga Tetova,

– tek kamarieri që të rri me turi sikur po i kërkon lek borxh,

– tek pronari restorantit që nëse nuk porosit 3 shishe verë të thotë tavolina është e rezervuar,

– tek pronari hotelit që nëse paguan dikush më shumë se ty, mund të ngelësh në recepsion duke të thene: Na është prish kompjuteri dhe nuk na ka ardh rezervimi yt,

– tek pronarët injorant të Bareve që në ora 7 te mengjesit nuk të lejojne të shijosh valët e detit por ngren muziken me tallava ne kup te qiellit,

– tek pronarët e zhezlloneve që janë me pistoleta në brez dhe gjuanë gjithë vajzat kliente në çadrat e tyre.

– tek ndërtuesit që pushtojnë hapsira dhe rrafshojnë pemët në bregdet.

Me pak fjalē nuk po e krahasoj dot as me Afrikën se skemi shanc ti afrohemi traditave turistike të Egjiptit, Tunizisë, Marokut, Afrikës Jugut etj.

Thjesht kemi ngel në nivelin e turizmit me gomar, të cilin ende si shoqëri me injorancën tonë nuk e kuptojmë që po e rrënojmë çdo vit.

Ahhh më falni se harrova djegien e koshave të plehrave që digjen në flak çdo 100 metra në btegdet, aq sa kur fluturon me avion të duket jo sikur fluturon në Rivierë por në një tokë e djegur dhe mbuluar në tym.

Mbani hundën përpara se avioni të hap dyert…

Po zbresim në tokën e bekuar që na ka falur Perëndia, që po kallet nga ligësia.

23 komente në “Riviera shqiptare, një tokë e bekuar nga Perëndia, që po kallet nga ligësia”

  1. Roberto says:

    Kreshnik ke shume te drejte. Qe kur je larguar nga politika ke filulluar te besh analiza te mira dhe te sakta. Eshte e vertet qe turizmi ne Shqiperi eshte rritur goxha por nese vazhdohet duke levzur cmimet sipas deshires duke i rritur ato dhe duke lejuar abuzimet e kamarjerve me faturat pa llogaritur pastaj mbeturinat kudo do vije dita qe ato hotelet do ju mbeten bosh e pastaj kur ti ulin cmimet,kur ta respektojne klientin,kur ta keni.plazhin e paster do i luten klientave por nuk do i besoje njeri. Me dhjetra here kam folur per kete gje sepse e njoh pak a shume si funksionon. Mbani cmime te pranueshme,mos abuzoni,kamarjeret sezonale jane hajdute qe mbulojne shpenzimet e shkolles me ato leke. Ushtroni kontroll sepse ata ja u largojne klientelen. Difektet jane pa fund por shpresojme qe emrin e mire dhe bukurite natyrore te Shqiperise ti ruajme si syte e ballit dhe jo ti veme flaken si ne Karaburun,Ksamil e gjetke.

    1. Akroqeravnos says:

      Po mor fshatar me gomar ne Riviere dmth ne zonen Palase deri ne Qeparo prej 40 vitesh qe bej plazh ne ato zona jo me dite por me muaj dmt ,une nik kam pare.Nqs ti me ato dylbite idiote qe i mbaje per te pare greket (se cfare po i benin detit) i ke pare atehere hallall.Po une kam pare koktunxha ose jevgj qe kishin ardhur per pune krahu dhe tani bejne kete lloj tregtie levizese dhe biznese plazhi.Faji eshte i vendasve qe nuk reagojne per llumhanen qe eshte leshuar ne Bregdet qe nga plehrat,grabitja pronave,zenia e plazheve ,marrja e ujit per hotelet etj.Ne asnje vend botes,nuk mund ti behen keto poshtersira vendasve qe kane mijra vjet aty.Si mor plehra shtetare te kesaj Shqiperie ,nuk merret mendim se cfare do vendasi per ujin,zhvillimin,plazhet,pronat!?Po ata i kane mbrojtur me shekuj,askush nuk e do me shume tokat,vendin se vendalinjte,si nuk pyeten fare madje dhunohen ne menyre sistematike.As plazh nuk mund te bejne tani ne vend te vet,duhen te paguajne tek kok-tiganet,kaq keq jane gjerat.Nga vend i vecante per zotninj e bene hale turke.Me kuc dhe mac leshohen ne ate vend,masivizim ekstrem.,por nuk eshte ai vend per gjithe Shqiperine ,Kosoven etj,ka limite ,m2 plazhi,uje me nje sasi llogjike jo per 5 mil halahula

      1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

        Keta fshatare me (ose pa) gomare jane te pafytyre e te pabese sepse jane birazeret e tu sunite o Spahi turku……… allah uakbar.

        1. Per korrektese says:

          Në qoftë se nuk i shikoni bashkë fshatarin dhe gomarin në plazh, do të thotë që vetëm gomari ka dalë për të shitur, dhe e ka lënë fshatarin në shtëpi.

    2. k says:

      Shteti më i korruptuar, degjeneruar ,dhe degraduar në univers.

  2. Ideali says:

    S na the asgje. Nuk e rendon ligesia o idiot llafazan po babezia, betonizimi, prerja e ullinjve shekullore, e selvive, e bredhave dhe zevendesimi me palmat ne maje me nje mjeker HO SHi MIni. Kondrollo veten se nje dite mos perfundosh ne carkun e SPAKUT, e kur ishe atje larte s e ke mbushur sistemin e drejtesise me njerez qe paguanin jo me pak se 300000 euro. Je nje nga vetshkaterruesit e drejtesise. Kur flet per Bregun ben gol apsajt.

  3. Ai says:

    Shkrim i qelluar….fatkeqesisht kjo dukuri mbizoteron ne jug te shqiperise. Jugoret dhe sidomos Himara jo vetem qe bejne Si grek (per ata qe mohojne origjinen bota perdor fjalen „bastard“) per jane eshte mashtrues ordinere qe bejne me hile.Cmime super te shtrenjta dhe racione te vogla dhe te modifikuata Si p.sh kallamar i prere ne gjatesi per te mbushur pjaten:pra nga 3 behen 6 cope. Me keto menyra edhe ata turiste te huaj qe Jane shumica proletare polake dhe serb dikur do te largohen.
    Bojkot eshte menyra me e mire.
    Driteshkurter dhe te pafytyre.

  4. katarakti says:

    Thuaje troç o Kreshnik: ” E bekuar nga Perëndia, por po kallet nga shqiptaria”. Jemi popull i mallkuar, i paqytetëruar, i lig, cmirëzi dhe i poshtër deri në gen. Ky popull e do në lule të ballit që të bëhet njeri. Siç ua bëri Enver Hoxha. Ndryshe bëhen të gjithë kriminelë, mashtrues dhe hajdutë. Ka marrë fund ky vend. Konica ka pasë thênë një herê dhe një kohë:” Tani qê bêmë Shqipërinë, të bëjmë shqiptarët”. Por shqiptarët nuk u bënë kurrë njerëz. Dhe as kanë qênê ndonjëherë. Kjo është edhe arsyeja kryesore qê Shqipëria po boshatiset. Nga njerëzit e ndershëm. Si mund të jetosh në mes të llumit, poshtërsisë, makutërisë, pisllikut, injorancës etj etj?!
    Dhe e dyta: shumë gabime teknike në shkrim. Nuk e kontrollon shkrimin para se ta botosh?!

  5. Kapedani says:

    Nje redaktor nuk ka tek Tema qe ta kontrolloj artikullin para se te botohet, apo jane ne plazh duke shitur fiq. Titull bombastik qe nuk ka lidhje me artikullin.Ne Lungomare nuk para shikoje shume kete vit.Nuk eshte ky problemi rivieres shqiptare po ndertimet vend e pa vend qe i prishin bukurine .Edhe ne Côte d’Azur (dhe jo vetem atje)shef plot zezake qe shesin mallra te ndryshme.
    Nuk na the gje Kreshnik.

  6. Olsi says:

    Para 3 vitesh kam qene ne izrael, isha ulur ne nje bar, ne ane te rruges perball barit u hap nje kosh plerash dhe plerat rane pertoke, ne te njejtin moment, nga tavolina ngrihet nje djale i ri , dhe merr nje qeske plastike nga baristi, dhe shkon tek koshi mledhe plerat , dhe shkon dhe i hedh pak me tutje tek nje kosh tjeter. Kthehet mbrapa lan duart dhe ulet ne tavoline prape me shoket e tije. Nje turist i thote , bravo, djalosh. Djali i ri i thote, faleminderit zoteri, i love my country , dmth une e dua vendin tim.

  7. Jalarioti says:

    Genjeshtra me bisht…,, qendrova 15 dite ne Sarande, zbarkova ne Lukove, Llaman dhe Jale dhe nuk pash fshatare me gomar. Po si jeni kaq negative, vdisni te shani.
    Ne fakt mire jua bejne kosovareve qe vetem mend shesi dhe rrine 20 veta ne 2 shezlone, hapin coolerat dhe nxjerrin ushqimet dhe si nuk pash nje per be qe ti thoshte femijes merre letren dhe hidhe ne kosh, pisanjose qe nuk kane te ngjashem. Me sinqeritet nuk i donte njeri neper hotele. Pra kultura zero, ndoshta nuk jane te gjithe po une them per cfare pashe.

    1. Arrita ke komenti jot dhe mendova te komentoj dicka interesante,
      ndodhur Javen e Kaluar ne Sarande .
      (shkrimin e ktij bastradit qe dreqi e di perse eshte ne Arrati e kakaris per gjera qe s’ja ka iden ).
      S’e lexova, sepse thjeshte ky eshte nji Fiasko ,qe Dete ka pare ndoshta ne nji moshe
      relativishte te madhe ,mbas ndryshimit te sistemeve .

      Saranada i nderuar ,eshte jashte cdo kontrolli ne cdo kendveshtrim .
      Dje u kthye nji Cift Gjerman (miqt e mi , te cileve ja rekomandova un Saranden )

      Ishim ke Pllakat me thane .
      Cmimet per te ardhurat tona si Turista Gjermane ,ishin gjithandej ,te arsyeshem .
      Sherbimi si ne shume ishuj Greke , larg nji Sherbimi Profesional , amatore .
      Ushqimi ishte i mire , ne Restorantin ke Pllakat ,por problemi i Madhe ishte me WC-t
      Per pothuaj 300 turiste vendas e te huaj ,qe hanin e pinin ne ate Restorante gjithe dites ,
      kishte vetem Dy WC – njera nga te cilat qelbte nga papastertia ne mengjes dhe ne dreke
      menaxhuesit e Lokalit e mbyllen dhe lane vetem nji WC per 300- plazhiste ,
      sepse e kishin te veshtrie mesa duket ,ta pastronin WC-ne dhe e mbyllen ,thjeshte ,pa vendosur asnji
      Leter ngjitur mbi dere Njoftim etj.
      Dhe kur i pyesje ne Anglishte ,nuk te jepnin asnji pergjigje dhe iknin ,pakuptim ,
      nuk komunikonin si i takon kudo .

      Prandaj , eshte mire ,te shikoni njiher mire se cfar i afroni Turistit pastaj ,merruni me Kulatitetin
      e Turistiave .
      Gjermani e mbylli tregimin me frazen:
      Nji vend i Mrekullueshem , me njerez injorante dhe ajo qe te bie ne sy kudo eshte ,se
      gjithcka eshte e paorganizuar ,ne art Kaosi kudo.
      Pra keshtu e shikoj nji Gjerman Turizmin dhe Saranden.
      ——–
      Shkoni e Verifikoheni kte Fundjave qe sapo shkoj ka ndodhur .
      Vetem , ju lutemi ,mos njoftoni Ministrin e Turizmit?

      1. Pato says:

        Cdo njeri ka pikepamjet e tij dhe te drejten te vleresoj. GJermanet jane njerez te ftohte si ne shume vende te tjera dhe shokohen sapo shohin nje vende qe nuk ka orare te sakta te autobuzave… te tjeret nuk e perballojne dot jeten sociale mesdhetare. Te njejta gjera degjon edhe per Greqine, Italine apo Spanjen. Te jete per gjermanet edhe qejfi duhet te jet me orar, i organizuar dhe me disipline – ?

  8. Shqiptari says:

    Të përpiqesh të edukosh të apostrofuarit e bëmave të tilla, me një tekst ku fjalët prekin edhe kufijtė e racizmit, më lë të luptoj që nuk janë problem të pashkolluarit dhe „fshatarët me gomarë“ por intelektualët sikur artikullshkruesit sikur ju, që më dhunën e gjuhës përpiqet të ndryshojë „dhunën psikologjike“ në plazhe-bregdet!

  9. Floriri says:

    Shume shkrim i drejtë. Po ju sjell një shembull Këtu në tregun e Sarandes ku shiten fruta dhe verdura. Jo vetëm çmimet shumë të larta se ju merren fshatarëve me çmim më të ulëta ose nga magazinat dhe shiten me tre fishin me lart për bio. Për mjaltrat, vajin e ullirit, rakite bëhen poshtërsitë me të mëdha ja nga ana e tyre duke i mashtruar, por që janë të gjitha të shkartisura me lloji lloi gjërash dhe me çmime të kripura hajde mere vesh se çfarë hanë e pinë të gjorët. Nuk e di a i kontrollon ndonjëri këta mashtrues që helmojnë njerëzit por mbi të gjitha të huajt. Kështu po i largojnë vetë turistët këta xhan bazë që duan të pasurohen brenda ditës.

  10. Taulant says:

    Ky kokloqja eshte nder te paret pergjegjes per gjendjen e krijuar.
    Sa euro e shiste nje vend pune ne drejtesi ky bashke me ish-presidentin Topi.
    80 mije euro ne nje prokurori te vogel.
    150 mije euro ne Vlore.
    200 mije euro ne Durres .
    250 mije ne Tirane.
    Po ne gjykaten e apelit sa euro merrte ky per nje emerim?
    Se shiten fiqt 3mije leke apo 30mije lek nuk i prish pune askujt .
    Ndoshta ndonje polici bashkiake mund te merret kur shitesit kerkojn te fitojn ne menyre te padrejt prej kombesis se turisteve.
    Por keto jane gjera te paperfillshme perballe krimit qe i ka shkaktuar vendit ky element.
    Ishte kryetar i keshillit te lart te drejtesis ku emeroi me qindra prokuror duke u shitur postin .
    Keshilli i lart i drejtesis ishte dhe eshte berthama e korrupsionit.

  11. Durresi turistik says:

    Duhet diskutuar dhe problemi i qenve endacake. Ne durres kishte ne te gjithe qytetin.

  12. Ani says:

    Kreshnik nuk je kaq puritan ti vlla……te fala Bamirit

  13. Kol says:

    Me tha dikush qe edhe 1 mashtrus dmth njeri i poshter i kishte thene nuk rrihet ne shqipri edhe Kreshniku eshte si ai sa leke i more députéve te partise qe I vure te listat si nr 1 mos gaboj Ai i elbasanit i shiti 2 shpia ne londer e ja hengre ti per fushaten kuq e zi plus 200£ Mije cmimi e njoh viktimen tate porsonalisht sa vetave ja ke fut o sanco

  14. Pino(t) (Griggio) Chet says:

    Jemi ne Sistemin (qe e desh shumica) kapitalist.
    – Askush nuk eshte i detyruar te bleje tek fshatari me gomar. Mund te beje hesapin a i del me mire te shkoje me makinen e tij ti bleje keto gjera qe shet fshatari. Edhe po ta beje ashtu – prape artikullshkruesi (pis i pafytyre – qe jeton ne gjermani me status te dyshimte – si eshte marre leja e qendrimit – si financohet jetesa aty) do u ankonte per ndotjen e ambjentit – makina – karburanti.
    – Askush nuk ka detyrimin te shkoje ne lokale – me cmimet e kripura – çdokush mund te pyese çmimet para se te porosise – dhe nese i duket shtrenjte te ngrihet pa konsumuar – te jete i sigurte qe nuk do e ndjeke Mihal Kokedhima.
    – te hysh ne lokal kur e di pak a shume si jane cçmimet – e me pas te fotografosh kuponin tatimor e ta çosh neper gazeta – une kete e konsideroj – hapje di CULO. Autoro shko ne Londer ne lokal luksoz – porosit pa pare çmimet dhe me pas ankohu me artikull gazete pse çmimi eshte stratosferik. Keto jane idiotizma qe mund te shprehen vetem nga dikush qe ka mentalitet komunist – po po o ish nenkryetarI gjykates kushtetuese (qe tani na dalin pothuajse te gjithe te qethur nga vetingu) ti.ke mentalitet komunist.
    – Nuk ka ndonje ligj hyjnor a profeci qe turizmi ne shqiperi dhe bregdeti ne jugduhet te kete parametra perendimore. – nuk ecet me plane 5 vjecare por ne kapitalizem mbizoteteron veterregullimi. Cdo nderhyrje nga shteti eshte helm per ekonomine kapitaliste.
    – nuk ka te drejte kushtetuese per pushime ne bregdet (per te lira jo e jo) per asnje shqiptar (as dhe te huaj). rri ne tirane me 43 grade dhe aty ke cmime te uleta).
    Los Kapitalizmos No Regulacija nga Los Shtetos.

  15. E èma e Zeqos says:

    FSHATARI ME GOMAR, o Kreshnik juristi, livadhiset plazheve sepse nuk ka nè ato plazhe Çeçon, atè me biçak.
    Kur tè zgjohet Çeçua nga gjumi, e sheh zotrote dhe ai fshatari me gomar pastaj, se sa shiteti kiloja e djersès nga frika.
    Organ kontrollues nuk egziston, kaq thjeshtè èshtè, o Kreshnik, dashnori i fiqve tè zbritura nga maunet maqedone.
    Kur tè vendosim tè vèmè rregull nè kètè nevojtoren tonè, atèherè edhe fshatarèt edhe gomerèt, largohen vetè, sepse 10 € tè vjedhura, nuk paguajnè dot 150€ gjobè (me tè drejtè) dhe njè aktakuzè pèr mashtrim.
    E thjeshtè apo jo?

  16. Martin says:

    Mir e ke o kreshnik!! Ne ate shoqeri te babezitur per te fituar me cdo lloj forme ke vend ti dhe fshatari me gomar! Ti kur ishe ne keshiliin e larte te drejtesise e di vet sa euro u merje gjyqtareve per 1 vend pune, fshatarit me gomar nuk i jepet mundesia jote do vjedhi ne kte forem, ku esht ndryshini midis teje dje atij me gomar??? Apo mendon se kane hauar njerzit se sa batakci je ti??

  17. drini says:

    Konstatim shume i mire.I cili edhe pse nuk jep zgjidhje i bene shqiptaret te ndergjegjshem, te shohin se ajo qe po ndodh nuk eshte per ti afruar turistet por per ti larguar.
    Tani si zgjidhet ky problem?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje