Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar qendrën shëndetësore në Sarandë, ku shprehet se vaksinimi kundër koronavirusit po ecën me ritme të mira, ndërsa bëri të ditur se sot do të mbërrijnë 50.000 doza të vaksinës Pfizer.
“50.000 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërrijnë sot në vend, për të vijuar pa u ndalur vaksinimi në çdo komunitet me njësitë lëvizëse, në qendrat e vaksinimit të përqendruar dhe në qendrat shëndetësore. Nëse je mbi 18 vjeç, shfrytëzoje këtë muaj mundësinë për t’u vaksinuar për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur”, shkruan Manastirliu.
Manastirliu gjithashtu ka ftuar të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç të vaksinohen sa më parë, duke apeluar edhe studentët të vaksinohen përpara fillimit të vitit të ri akademik.