“Dhimbje dhe vuajtje”, Fauci paralajmëron rrezikun e rritjes së rasteve me COVID-19

2 Gusht 2021, 09:25Politika TEMA

Eksperti më i lartë amerikan për sëmundjet infektive po paralajmëron se më shumë “dhimbje dhe vuajtje” do të pasojnë ndërsa përsëri po shtohet numri i rasteve me COVID-19 mes thirrjeve të zyrtarëve që amerikanët e pavaksinuar të imunizohen.

Duke folur në emisionin “This Ëeek” të kanalit televiziv ABC, Dr. Anthony Fauci tha se nuk parashikon mbyllje të tjera në vend pasi beson se një numër i konsiderueshëm njerëzish janë vaksinuar për të shmangur përsëritjen e situatës së dimrit të kaluar. Por ai tha gjithashtu se nuk janë vaksinuar aq njerëz sa duhet për të “ndalur shpërthimin e infektimeve.”

Aktualisht, 58% e amerikanëve nga mosha 12 vjeç e lart janë vaksinuar plotësisht. Po të dielën, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit, Dr. Francis Collins, tha në rrjetin televiziv CNN se gjatë dy javëve të fundit vaksinimet janë rritur me rreth 56%./VOA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje