Shkrimi profetik i Andrea Stefanit në 2016: Të dashur amerikanë, këlyshi që vetë e toleruat, po ju tregon dhëmbët

1 Gusht 2021, 19:09Politika TEMA

Nga Andrea Stefani

Botuar në DITA, 17 qershor 2016

Ish-ambasadori amerikan, Uilliam Rajerson, promovuesi i parë i Sali Berishës si “lideri demokrat që përmbysi diktaturën komuniste”, u bëri thirrje deputetëve të PD të  çlirohen nga kapja që ju ka bërë Berisha dhe të votojnë me vullnetin e tyre të lirë reformën në drejtësi. Ky është një nga ato zhvillime thuajse sureale në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane rrjedhojë e faktit që Berisha, beniamini për mbi dy dekada i SHBA, ka nisur të shohë këto ditë.

Konflikti për reformën në drejtësi mes Sali Berishës nga njëra anë dhe SHBA në anën tjetër është bumerangu që diplomacia e demokracisë më të fuqishme në botë e vuan sot për shkak të tolerimit 25 vjeçar të trashjes së kultit të liderit absolut në krye të PD. Në funksion të llogarive apo lloj-lloj interesash të tjera më strategjike SHBA toleruan, madje nxitën, fabrikimin e mitit të Berishës si përmbysësi i komunizmit, si sjellësi i demokracisë, si kryelideri i shqiptarëve në rajon apo “burri i madh i shtetit”.

Aq e madhe ka qenë mbështetja e lobeve amerikane ndaj Berishës, sa në vitin 2005 ai u rikthye në pushtet pasi qe larguar duke e shpënë vendin në një luftë civile që u shmang me ndërhyrje ushtarake ndërkombëtare. E rikthyen në pushtet amerikanët “demokratin” edhe pse kish kryer një grusht të armatosur shteti.

Ndërkaq të gjithë ne, ata pak zëra që kundërshtuam këtë rikthim të autokratit kinse të “ndryshuar”, u injoruam si ekstremiste apo jo realiste. Mjerisht, ato që parathamë 20 vjet më parë, që ja këshilluam plot sinqeritet amerikanëve dhe ndërkombëtareve, u vërtetuan. Dhe po vazhdojnë të vërtetohen.

Amerikanët gabuan duke mbështetur një kult dhe jo sistemin e demokracisë. Por aty ku mbin kulti i liderit absolut aty edhe nënshtrimi është absolut. Madje kaq shumë është zhvilluar paranoja prej lideri të pagabueshëm e Saliut, saqë pasi ka nënshtruar tërë oborrin e politikanëve të PD, gjakon të nënshtrojë edhe SHBA dhe BE! Bëni si dua unë apo si them unë (siç volo, siç jubeo!) u thotë Berisha amerikanëve. Dhe ky është thelbi i krizës së sotme.

Amerikanëve po ju ngjet me Saliun si në fabulën e avokatit me hajdutin. Këtë të fundit e hodhën në gjyq për një vjedhje por avokati me mjeshtëri e nxori të pafajshëm. Kur po dilnin nga salla e gjyqit i thotë avokati hajdutit:

– Më thuaj tani e bëre vjedhjen apo jo? – Para gjyqit mendoja se isha unë fajtori por pasi të dëgjova ty besoj që nuk jam unë! – u përgjigj hajduti.

Vetë keni thënë se jam burrë shteti, sjellës i demokracisë, demokrat, prandaj si mund të bëj unë gjëra në dëm të demokracisë? – ironizon Berisha amerikanët ndërsa është shndërruar në pengesën kryesore për shtetin ligjor, reformën në drejtësi, integrimin dhe lirinë në Shqipëri. Por puna nuk është vetëm tek sofizmi përqeshës që Berisha përdor kundër amerikanëve. E keqja më e madhe është piramida e nënshtrimit që ai ka krijuar në PD. Pas 26 vjetësh lider absolut, Berisha është investuar të pjellë, ushqejë dhe rrisë langonjtë e tij që lehin dhe kafshojnë me t’i urdhëruar “kape“! Me poste, me karriera, me privilegje. Ironia është se pikërisht në këtë oborr puthadorësh të Berishës, amerikanët janë vënë në kërkim të disidentëve që mund të dalin kundër Berishës për të votuar reformën ne drejtësi. Por kam frikë se do dështojnë.

Pothuaj të gjithë deputetët e PD ja dinë për nder Berishës që janë aty ku janë. Ndryshe do qenë askushi. Edhe disa me karrierë që në nisje të tranzicionit që kanë patur mosmarrëveshje me Berishën më fund të ditës, kanë përfunduar kompromise të qelbura me të që sot nuk mund të mos i pengojnë të dalin kundër udhëheqësit.

Nuk besoj që në atë kënetë puthadorësh e servilësh të pasuruar nga favoret dhe korrupsioni i qeverisë berishiste, mund të dalin mjaftueshëm zëra në favor të një reforme për një drejtësi që në fund të fundit, nuk mund të mos hetojë edhe pasuritë e tyre të dyshimta.

Dhe mos harroni edhe një element tjetër të piramidës së kultit, masën e fanatikëve dhe elektoratit besnik që nuk mund të mungojë aty ku krijohet kulti i liderit të jashtëzakonshëm. Sepse ky i fundit ka fuqi për gjithçka, të bën të fitosh një tender disa milionësh, të jep një vend pune duke flakur një tjetër, te lë të konsumosh energji pa paguar, të pushtosh truall dhe ndërtosh pa leje apo të kultivosh kanabis.

Të gjithë këta stimuj antishtet deri edhe me natyrë mafioze, kanë krijuar shtresën sociale të berishizmit, thuajse klasën e tij. Prandaj edhe zhvillimet politike janë konfliktuale, plot mllef e urrejtje si në një luftë të ashpër klasash. Deputetët demokratë do ta kenë shumë të vështirë të votojnë kundër Berishës edhe pse kanë frikë se i hidhet ne fyt populli “demokrat” i pjellë nga politikat antishtet të berishizmit. I tillë është mekanizmi, struktura dhe pasojat e kultit të individit që nuk çrrënjosen dot aq kollaj pas 26 vjet tolerimi madje edhe mbështetjeje.

Përballja e një lideri autokrat si Berisha me SHBA nuk mund të mos ndodhte. Vetëm në rast se SHBA do pushonin së qenuri demokraci. Berisha nuk mund të mos konfrontohej me SHBA për reformën në drejtësi. Është konflikti tipik mes një autokrati të kriminalizuar dhe korruptuar dhe klanit të tij që nuk do drejtësi nga njëra anë, dhe demokracisë liberale që nuk bën dot pa drejtësi në anën tjetër.

Të fitojë autokrati do te thotë të marrë fund demokracia dhe që të fitojë demokracia duhet të marrë fund autokrati. Është një përballje finale që në Shqipëri duhet të qe zgjidhur nja 15 vjet më parë por që nuk ka ndodhur edhe për  faj të një realpolitike të SHBA që ka injoruar parimet universale të lirisë dhe demokracisë, injorim që sot po e vuan si një bumerang. Këlyshi ourellian që e toleruan është rritur në përbindësh dhe sot po ju tregon dhembët amerikanëve.

Por mos u trembni të dashur amerikanë nga kërcënimet e tij. Shikojani mirë gojën, vetëm një dhëmb i ka mbetur!

46 komente në “Shkrimi profetik i Andrea Stefanit në 2016: Të dashur amerikanë, këlyshi që vetë e toleruat, po ju tregon dhëmbët”

  1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Po normale qe nje sunit pasi mbush barkun e ze vend fillon masandaj te te marre vendin,te te nxjerre nga shtepia duke luajtur”autocthonus”,te te nxjerr site (ne i jepet mundesia) etj,etj…..duke vertetuar proverben greke te akrepit……..
    Kafshimi i dores qe te dha buke apo lirine eshte nje nga vetit cnjerzore te nje sunitoshqipfolesi…….pune arabesh.

    1. sami says:

      na ke care trapin sunit sunit ne cdo koment . po ti ca je ere file ? se shqipetar sje .
      shqipetari i vertete do shqipetaret dhe me te metat qe kane si shqipetar dhe sben dallime feje .

      1. Roberto says:

        Ke te drejte Sami. Te njejten gje e kam vene ne dukje edhe une. E urrej kete fjale dhe nuk e kuptoj arsyen pse perdoret ketu. Ndoshta i ka per zemer sunitet dhe nuk i ndahet shpirti prej tyre. Komplet LOQE.

        1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

          Per gjithe bithqirat sunite qe ne cdo cast nxjerrin fytiren e tyre me sharje e ofendime madje disa edhe me kanosje jete,qe te kujtojne jihadistat e ISIS,al Nusra ,Boka Harram etj.
          Arapet e mi,e kuptoj irritimin tuaj, eshte e rende me qen korrak sunit,por kjo nuk eshte faji yn qe ju lindet te tille,ishte deshira e allahit,kshq nuk ju mbetet gje tjeter vec te qesni sumen m’xhamiet……. allah uakbar.

      2. Thoma says:

        Lereni grekun 300-eurosh se pune e ka, do marri dhe ai ndonje cope buke nga janulla.

      3. Taulant says:

        Ai eshte nje nga ata kauret e Janullatosit Grekut qe e kemi peshqesh prej 91-shit.
        Eshte nje produkt incesti dal nga manastiret e Athines.
        Punon 24 ore vetem kunder Shqiptareve.
        Eshte i terrorrizuar nga Sunitet.
        I del Erdogani 24 ore ne enderr.
        Erdoganit nuk ka c’ti bej e ngushellohet ketej nga ceshtjet Shqiptare.

    2. Saluki says:

      Ç fate ke me sunitet or te qifshin sunitet para dhe mbrapa o byth qire ?bo koment siç duhet jo ti ,por shum paliaço si ty! lereni mo fyerjet ndaj feve po meruni me komente.

    3. Poshte korrupsjoni poshte barbarizmi Otomane Turke edhe Talibane që politikanet Shqiptare që kane ngriture në trojet tona poshte Erjon Çela says:

      Shpirti yte pushofte në paqe vertet një shkrime që të le goje hapure … Dhe një shkrime profetije????????????

    4. Realisti says:

      Idio qe do vdesesh nga urrejtja. Perse nuk ja mbath nga byrazert e u ezmere ?

    5. Shoku jot says:

      Na e shpife me keto komente idiote, sunitet i gjen tek memedheu jot, e duken qe ne surrat. Bej dhe adn testin tat qe ta mbyllesh halen nje here e pergjithmone. Dhe gjej ndonje gje per te bere sa ku lexon shkrime se si perthith dot!

    6. Popull says:

      U hongsh at qe s’thuhet sunitëve, rracë mongolesh.

  2. Kalec Dega says:

    Mirënjohje për te ndjerin A. Stefani
    Shkrim shume i qarte, por per fat te keq, eshte kopje e nje shkrimi te kahershëm nga i paangazhuar ne politike, nga “analisti” mbarëbotëror “Taulant”, i cili e ka shkruar kete “ESE”, qe kur ishte ne prostatën e babait te vet kanibal si Sali Ram Berisha

  3. bregdetari says:

    Ja shëmbulli i një gazetari tejpamës, që di të bëj deduksion in llogjik të zhvillimeve dhe ngjarjeve në momentin a kohën kur ndodhin, dhe përgjithësimet që kanë vlerën reale të kohëve që vinë. Gazetar parashikues që mbështet analizën në faktet kokëforta në mënyrë të paanshme dhe me largpamësinë që ia jep profesionalizmi.

  4. LUAN says:

    SHUME SAKTE. NUK KE CFARE TE HEQESH NGA KJO ANALIZE E SHKELQYER. STEFANI ISHTE NJE GAZETAR I FUQISHEM , MENDJEMREHTE DHE I GUXIMSHEM.

  5. Identiku says:

    I madhi Andrea Stefani.
    I vetmi gazetar ne token shqiptare., ndaj e sulmonin katnaret e te gjitha viseve.

  6. E Verteta says:

    E mbaj mend kete shkrim te A. Stefanit! Analist brilant dhe i pakompromis. Sa shume humbi Shqiperia me vdekjen e parakohshme te tij! Te ndritte shpirti Andrea!

  7. Kulla e Viçidolit says:

    Brilant Andrea Stefani. RiP.
    Thua se I ke thënë sot kaq reale janë.
    Saleh-u tani e di se e ka davanë të humbur.
    Veçse kërkon ndonjë siguri ler fëmijët dhe bizneset.
    Dhe mendon që më mirë të vdesi më parë (kështu te shpëtojë nga ato që I vijnë pas).

  8. Jack says:

    Kjo eshte profeci e vertete.

  9. Beni says:

    Po keshtu e kane me te gjithe keta Amerikanet,te falin nje here,dy here, qe ti te reflektosh dhe mos te besh me gabime,por kur ti vazhdon akoma te gjen gjema

    1. sami says:

      haha nuk u eshte ruajtur amerikaneve ndonjehere per ndonje vend . kur duan ndonje gje e marrin dhe pastaj je shtrydh si limoni .
      dakort me artikullin ne vija te trasha

  10. Trotski says:

    Respekte Kujtimit te Andrea Stefanit.Luftetar i Palodhur per Drejtesi dhe Demokraci.
    Po Amaneti i Tij po Realizohet nga DASH .Qelbesira Berishiste u shpall NON GRATA.Presim qe Kete ceshtje ta marre ne Dore SPAK dhe BKH.

  11. Kinom says:

    I pa harushem do mbetesh per njerzit e ndershem dhe te drejte I pavdekshi Andrea Stefani. Po Amerikane ja riten veshet vesh gjatit ata duhet ta zhduk in nga jeta politik kete vemje

  12. I paharruari Andrea Stefani ! I perjetshem qofte kujtimi yt ! Per Sovranin Popull me 77 deputete te PS+PSD , vdekja e Stefanit ishte e parakohshme dhe ishte “dora e zeze vrasese” e Sali Berishes – Ilir Metes – Lulzim Bashes – Andi Bushatit !

  13. Ylli says:

    Andrea Stefani profet hahahahaha.
    Andrea Stefani ishte nje llapaqen njengjyresh,konseguent per palen qe lehnte ,sherbonjes kembengules dhe perfitues i rregullt i parave te lehjes.
    P.sh Berisha drejtoi vendin me nje Gjykate Kushtetuese qe i ktheu 33 ligje sipas vete Rames….e kjo per Andrean quhek autokraci.
    Rama drejtoi vendin mbi 5 vjet pa Gjykate Kushtetuese e kjo per Andrean quhet Demokraci .
    Berisha kishte kundra Gjykaten Kushtetuese ,Presidentin dhe Kryeprokuroren e 70 %te pushtetit vendor….kjo per Andrean ishte Autokraci.
    Edi Rama ka gjithcka ne dore ,gjithcka qe mban wra pushtet….kjo per Andrean quhet Demokraci .
    Andrea Stefani ishte nje rrot kari…..ne nje popull kar….mjaft na cate trapin me kapterra qe u ben analista me pagese .

    1. Qytetari says:

      Ylli prej Muti ,

      e ka vendin ne Hale jo mes qytetareve .
      Shpellar Muti ,kjo s’Eshte teme per ty idiot.

    2. Gjergji says:

      O Ylli , ne Shqiperi akoma bahet bar por nuk lejohet te cenohen idealet e Partise. Ky Andrea, gazetalesh, e nisi karieren :
      – ushtar ne Zallher,
      – pastaj Kapter ku jepte historine e partise kursanteve te Zall Herrit,
      – pastaj beri nje kurs be Shkollen e Partiise dhe me mbarimin e kursit,
      – u caktua pedagog i ML ne Shkollen e Bashkuar,
      Ku u dallua ne organizimin e Shoqates per mbrojtje e figures se Enverit.
      Ne revolten e studenteve ushtatarake per te vendosur bustin e enverit ne qender te Tiranes, ai ishte nje nder drejtuesit kryesor, ne menyrr demonstrative ngre kalashnikovin me parullen :: Shqipri – Enver jemi gati kurdohere, duke ndersyer studentet kunder popullit. Kam qene vete atje dhe tmerohesha nga situata vellavrasese.
      Me ardhjen e demokracise, ky “profet” qendroi pak ne qetesi dhe me pas filloi me ato diskutimet “analiste” t ultra te majta ku te gricte veshet me zerin e tij.

      Mjaft me, Sali Berisha ka miliona gabime dhe rol ne shkaterrimin e Shqiperise, por nuk eshte i vetmi. Jane Nano, Meta, Majko, Rama – te gjithe se bashku qe e kane bere ate vend te mrekullueshem ne kete katandi, pa ekonomi, pa ushti, pa arsim, pa kulture, plot droge ndertesa moderne te ndertura pa asnje planimetri. Te mer malli per Tiranen e paraviteve te 90-es.

    3. Emiljano says:

      Ylli te rujt zoti plak se trute te paskan lene

  14. Parku liqenit says:

    Modeli I gazetarit të zgjuar, të kulturuar dhe mbi të gjitha të NDERSHËM!
    I paharruar dhe I SHUMËKËRKUARI Andrea!

  15. Taulant says:

    Te ndjerin Andrea Stefanin, e çuan ne boten tjetër falangat e qenbirqenit Sali Ram Berisha, pasi me logjike intelektuale nuk ja dilte dot, kështu qe zgjodhi metodën shpellare te prerjes se kokes.
    Sa ne hak i ka hyre Shqiperise ky kanibal.
    Zoti vente dore per shpagimi e viktimave te tij.

  16. Nv says:

    Nderim dhe respekt ndaj gazetarit dhe analistit Andrea Stefani.
    Sali Berishën cilido që ka patur një inteligjencë normale e ka njohur si edhe Stefani ,dhe këta njerëz as nuk kanë qenë pak dhe as nuk janë pak ,por fuqia e fjalës dhe mendimit nuk përhapen kur i mban për vete apo i thua nën ze,varen pastaj nga fakti se kur dhe ku i çfaq dhe si i mbron mendimet e tua
    Një numër jo i vogël ekzistojnë edhe sot sepse kanë mbetur me hije prej tij dhe i duket se fshihen ndaj kësaj perdje duke cfaqur edhe idiotizmin e tyre .Berisha një xharnavar në politikë bëri lëmsh gjithçka ,e ktheu përmbys Shqipërinë dhe faktet flasin ose më saktë ulërijnë edhe pasojat e tyre në politikën ndërkombëtare,të brendëshme dhe me fqinjët ka nevojë të pastrohet dhe çrrënjosur një orë e më parë,korrupsioni familiar ka tejkaluar çdo kufi imagjinatë dhe strukturat e shtetit vazhdojnë letrargjine të përgjumurduke “ruajtur të drejtat e S, Mavrisë kur ai një person shkeli mbi çdo të drejte
    Eh sa ka zullume në kurriz ai ,është larg Çausheskut edhe dënimi duhet t’i jepet jo si Çausheskut por shumë më i rende

  17. Kjo eshte loja qe te te dale perfundimisht boja says:

    Ky eshte kelyshi serb.i lindur ne kullen e vci-doli-t.Shume aktuale analiza

  18. Jamarberi says:

    Po te iahte wmrini edi rames njesoj do ishte ! E. Heta gje po ndodh me Amerikanet qe e tolerojne ramen

  19. am says:

    Saliu dukej qe ishte gomar qe kur nxorri surratin per here te pare ne publik. Une isha femije ne ate kohe dhe me dukej idjot. Ne fjalimet qe mbante thosh gjera pa kuptim. Uleritje si tifozllik stadiumi. Se kam degjuar nje here te flase me llogjike. Duket sikur ka dale nga pavjoni i psiqiatrikut. Edhe ata qe i rrijne rrotull nje rrace me te jane. Njerez pa shtylle kurrizore. Ajo qe me prish gjakun eshte idjotesia e njerezve qe se kuptojne akoma sot dhe e votojne. Atehere njerezit edhe nuk dinin, por sot qe kane mundesi te informohen kane ngelur po aty. Kjo eshte fatkeqsi.

  20. Pokeristi says:

    T’a quash profeci eshte vleresim i pjesshem.Ka vlera me te plota.Ndër to eshte dhe profeci.
    Z.Mero!
    Prej kohesh ky shkrim duhej botuar dhe ribotuar ne menyre te vazhdueshme.Sot me shume se kurre,ky shkrim duhet te jete rubrike fikse e gazetes “Tema”.
    T’a quajme “Brisku”.
    Eshte nje nga shkrimet me te goditura,me te arrira,te nje gazetari te ndershem,patriot,vezhgus e percaktus,trim dhe i papermbajtshem,parashikus deri ne profeci krijus i pavdekshmerise personale.

  21. Ed says:

    Respekt Andrea! Na mungon te gjtheve per me shume shtypit te lire shqipetar!

  22. Alban Dega says:

    Fakte e prova per SPAK per krime te pagjykuara kunder njerezimit

    VRASESI SERIAL ….

    – Krimi i pare kunder njerezimit
    i Salí Berishes- nje foshnje e palindur dhe nena e saj

    – Nuk ka nevoje per hetim. I
    vetekapur ne flagrance !

    – Per karrike vrau Azemin…
    per pushtet vret dhe Shkelzenin!

    – Nga Alban Dega

    Sot mbushen plot 21 vjet nga vrasjet makaber te 2 prillit 1991 ne Shkoder.
    Nder e lavdi heronjve te 2 prillit!
    U qofte i lehte dheu i Shkoderloces!
    Drite u paste shpirti heronjve te 2 prillit!
    U vrane me arme serbe!
    U vrane me plumba serbe!
    Vrasja e tyre u urdherua e u pagua nga mercenare shqipfoles te Beogradit qe synonin ta fusnin Shqiperine e raskapitur e drobitur nga katrahura komuniste ne nje kasaphane e gjakderdhje.
    Pse…. ?
    Vetem qe te ngrinin karriken e tyre, poltronat e tyre neokomuniste mbi shkulmet e gjakut te paster e te dlire shqiptar te Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekes e dhjetra te tjereve.
    Eshte vrasesi i nipit ose mbeses sime te palindur ne barkun e nenes Fatbardha Dega qe me urdher te tij dhe kamikazeve te tij Sabah Jemishta e Ram Muja iu rrezikua seriozisht edhe jeta e saj ne qelite e pista te burgut te Bajram Currit duke vonuar per dy dite dergimin e saj me hemoragji ne burg.
    Jo vetem vrases i foshnjes se bebes se palindur por edhe i se vertetes duke grisur me urdher te tij regjistrin e pavionit OB/GYN te spitalit te Bajram Currit, cka u verifikue nga dy zyrtare te arrdhur enkas nga Washingtoni per kete krim, i pari krim kunder njerezimit i Salí Berishes.
    Ishin aq te trashe sa kishin harruar se me keshillen time e kishte marre vellai im Agimi para gjyqit farse kunder saj.
    Nje nga krimet me te renda kunder njerezimit te ish- diktatures komuniste te Enver Hoxhes eshte ekzekutimi i Liri Geges shtatzene ndersa demokratura e Berishes ekzekutoi nje bebe te palindur ende dhe coi ne buze te varrit te emen e tij.
    Ku ishte Skender Bucpapaj dhe botuesja e VOAL-it kur te dy ata luftonin me vdekjen?
    Ku ishit ju bashkevendasit tane kur Fatbardha Dega Zenelaj bente denoncimin publik ne “ Zeri i Popullit” Kush i vret foshnjat e palindura Zoti President?”
    Ku ishin ligji e drejtesia, Gjykata e Prokuria Salikratike kur Nena e bebés se vrare pa lindur akoma denonconte
    jo vetem Berishen por edhe kryehorin e PD- se Tropojes “ disidentin” Sabah Jemishten ne repliken me pacavuren Mehmetelezishte “ Kush vret Te verteten ne emer te foshnjave” me titullin “ Vrasesit e foshnjave orvaten te vrasin edhe te verteten”
    A e dini cila ishte disidenca e Sabah Jemishta!? Nje ese me titull “ Te gjitha grate shqiptare jane kurva.”
    E Fatbardha i pergjigjet
    – Po nena dhe motrat tuaja cfare jane ?
    E per sqarim te lexuesve, sidomos tropojane babain e xhaxhsin e te cilit Rame e Uke Dervishin, babai yne Ram Dega i kishte shpetue nga burgu e kulaklleku duke hyre garant per ta ne kohen e koleres?
    Kur e pyes babain tim nje muaj para se te shkonte ne Parajse:
    – A je pendue per garancine e tyre?
    Me pergjigjet:
    – Asnje fije. Ram Dervishi ka qene punetor i madh e bujk shembullor si Bajram Cuni i Lamaje e Avdyl Zenuni yne.
    Ku ishte demokracia Salikekratike kur ceshtja e saj u denoncua nga nenkryetari i Kuvendit te Shqiperise e i PS-se Namik Dokle ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes!?
    Ku ishit ju koleget e Agimit dhe Fatbardhes ne Tropoje kur grate e Tiranes, Beratit, Vlores, Gjitokastres, Fierit… protestonin kunder ketij krimi kunder njerezimit!?
    Ku ishin paradhesit tuaj kur Ministri i Brendshem dhe Zv. Kryeministri xhahil Mehmet Shehu i shkruante Enver Hoxhes me 4 nentor te vitit 1954, mbi bazen e raporteve te Komitetit te Partise me Arif Gashin e Hasan Elezin ne krye dhe Deges se Brendshme te Tropojes se “ … Ram Degen do ta spastrojme ne rastin me te pare” ?
    E atij akoma nuk i ishin sheruar plaget prej ciflave te granadave te banditeve te Aleksander Rankovicit gjakatar ne mbrojtje te popullit te atdheut te vet tek Shkami i Rajes e kolegu i tij nga Markaj ra deshmor!?
    A nuk jane po aq mercenare te Beogradit ata qe deklaruan ashiqare para shqiptareve ne janar te vitit te 2011 se jo kater e katerdhjete por edhe mijera do te vriteshin prej tyre per te mbrojtur karriken e poltronat e tyre te ngritura mbi gjak.
    A nuk e pat thene vete babai i tyre Lenini se pushteti eshte me veshtire te mbrohet se te ftohet!
    E kush eshte vrasesi!?
    Jo dorasi! Urdheruesi!
    Jo Ekzekutori!
    Kryekzekutori!?
    Vrasesi i 4 heronjve te Shkodres eshte vrasesi i Remzi Hoxhes, qe i zhduken edhe kufomen…
    Eshte vrasesi i mbi 4000 shqiptareve ne 1997-en…
    Eshte vrasesi i 175 tropojaneve per nje thirrje te nje djaloshi te Haklaje kunder tij në nje miting ne Bajram Curri.
    Kater here me shume tropojane te vrare pa gjyq ne 3 vjet se per 46 vjet diktature
    Eshte vrasesi i Otrantos…
    Eshte vrasesi i Azem Hajdarit …Jo dorasi. Hjekesi ose pritenxjerresi i tij
    Eshte vrasesi i 26 viktimave te babezise se djalit te tij ne Gerdec
    Eshte vrasesi i 4 protestuesve te 21 janarit 2011…! Qindra u plagosen. 4000 te tjere i shpetoi Zoti nga 4000 plumba te Gardes Saliane qe u zbrazen ndaj tyre
    … Eshte vrases serial…
    Drejtesia edhe vonon… Drejtesia nuk harron as vrasesin serial dhe as bashkepunetoret e tij!
    Vrasesi serial eshte vrases i Shqiperise!
    Jo nje, as kater as 10 por mbi 15 here ne 15 vjet te sundimi te tij, SaLikekracise atdheshitese e shtetrrenuese!
    Jo vetem i saj, por edhe i enderrave e shpresave te shqiptareve, i aspiratave te tyre ” e Duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike!”
    Eshte ai qe ne vend te Evropes dhe Amerikes po i con shqiptaret e Shqiperine drejt Azerbjxhanit e drejt Butanit!
    Sali Berisha eshte vrasesi serial jo vetem i shqiptareve dhe adpiratave te tyre.
    Sali Berisha eshte vrasesi serial edhe i vete Shqiperise…. Jo nje… as dy … as tri here …
    Mbi 15 here ne 13 vjet SaLikekraci !
    Per karrike e per pushtet Sali Berisha vrau Azemin… por vret dhe te jeten dhe Shkelzenin
    Vrasesi serial eshte ai qe mos qofte!
    Lanet !

    Postuar më: 02-04-2012 | Ora: 14:02:27

    SHENIM

    Per secilin e te gjitha zezonat e Sali Berishes por edhe te tjereve nuk kam heshtur asnjehere.
    Kam shkruar me qindra e mijera komente, analiza.
    Nga 13 Nentori i vitit 1990 e deri ne mars 1982 e kam perkrahur pa rezerva ne cdo hap levizjen demokratike dhe Berishen e Hajdarin Te cilit i kam pergatitur fjalime sidomos per gjendjen ne Kosove dhe politiken e jashtme.
    Sali Berishen e kam cilesuar si “ Xhon Mejxheri i Shqiperise” ne gazetat me te medha ne Bote si El Pais e La Vanguardia te Spanjes, Excelsior … te Meksikes, El Nacional te Argjentines… ne shtypin shqiptar ne vitet 1991 deri me 31 mars 1992.
    Edhe perpara por sidomos pas fitores se madhe te 92 Berisha filloi nga tjetersimi.
    Me 19-21 qershor 1992 botoj nje nga analizat me te mira te jetes sime “Demokracia fiton cdo dite” ku e paralajmeroj per humbje në zgjedhjet lokale vetem 4 muaj pas 31 marsit pasuar, “ Te mos harrojme!”, “ Offside” per diplomacine e tij……qe shenuan fillimin e fundit te tij te turpshem e teper tragjik te 1994-1997 kur demokracia u kthye be demokusari e Salikraci per ti shtuar asaj edhe babezine e Ilir Metes dhe bandes se tij te pangopur LSI..

  23. Niku says:

    Nje pyetje (retorike) do t’i beja Andreas: A thua qe amerikanet (ishin kaq budallenj…!!!???) nuk e kuptuan vertet kush ishte Sali Berisha dhe nuk “e kultivuan” dhe e ushqejne akoma sot vete, kete monster per qellimet e tyre…!!!???

  24. George says:

    Per demet kolosale qe Sali Vuk Karaxhic i ka sjelle Shqiperise do te jete simbol i kryehajdutit, kryekriminelit dhe kryetradhtarit te popullit shqiptar ne shekuj.

  25. dhembeli says:

    Ju lutem !
    Gazetari Analist:- Shen Stefani !

    1. Gjergji says:

      O Dembel, ja kush ishte ai annal-isti jot:

      e nisi karieren si:
      – ushtar ne Zallher,
      – pastaj Kapter ku jepte historine e partise kursanteve te Zall Herrit,
      – pastaj beri nje kurs be Shkollen e Partiise dhe me mbarimin e kursit,
      – u caktua pedagog i ML ne Shkollen e Bashkuar,
      Ku u dallua ne organizimin e Shoqates per mbrojtje e figures se Enverit.
      Ne revolten e studenteve ushtatarake per te vendosur bustin e enverit ne qender te Tiranes, ai ishte nje nder drejtuesit kryesor, ne menyrr demonstrative ngre kalashnikovin me parullen :: Shqipri – Enver jemi gati kurdohere, duke ndersyer studentet kunder popullit. Kam qene vete atje dhe tmerohesha nga situata vellavrasese.
      Me ardhjen e demokracise, ky “profet” qendroi pak ne qetesi dhe me pas filloi me ato diskutimet “analiste” t ultra te majta ku te gricte veshet me zerin e tij.
      Mjaft me, Sali Berisha ka miliona gabime dhe rol ne shkaterrimin e Shqiperise, por nuk eshte i vetmi. Jane Nano, Meta, Majko, Rama – te gjithe se bashku qe e kane bere ate vend te mrekullueshem ne kete katandi, pa ekonomi, pa ushti, pa arsim, pa kulture, plot droge ndertesa moderne te ndertura pa asnje planimetri. Te mer malli per Tiranen e paraviteve te 90-es.

  26. titi says:

    O GJERGJI KAQ AMBICIE PASKE PASUR PER ANDREAN SA NUK TE DEL E KEQJA AS PAS VDEKJES SE TIJ … URREJTJA NUK SHKON PERTEJ VDEKJES….DHE PER NJE POSHTERSI SI PUNA JOTE E JO ME PER ANDREAN QE ISHTE SHEMBULLI I NJERIUT FISNIK ….. DHE SI SHKONI KURRE NE MENDJE ATO PRAPSIRA QE KE SHKRUAR TI ATY….PLEHRE INJORANTE QE NUK MERITON ASGJE NGA JETA DHE PATJETER QE NJE MI HALESH DO TE JESH QE PERGJON JETEN E TE TJEREVE DUKE NGRENE BUKE E MUT …TE BEFTE MIRE O KATUNDAR QE NUK DO CIVILIZOHESH KURRE ……TU SHOFTE FARA ME SOJ E SOROLLOP……..

  27. x says:

    ANDREA STEFANI ka qene pedagogu im i nderuar dhe qe do imungoje gjate gazetarise shqiptare ….dhe une kam qene aty dhe t i GJERGJI po genjen paturpesisht per ANDREAN ….NJERI ANONIM PA ASNJE VLERE…..

  28. e verteta says:

    ANDREA STEFANI ka qene pedagogu im i nderuar dhe qe do imungoje gjate gazetarise shqiptare ….dhe une kam qene aty dhe t i GJERGJI po genjen paturpesisht per ANDREAN ….NJERI ANONIM PA ASNJE VLERE…..

  29. e verteta e padiskutueshme says:

    Respekt dhe nderim per ANDREAN gazetarin e shkelqyer dhe njeriun shembullor…… per te cilin kishim shume nevoje edhe sot ….na mungon shume me analizat e tija te shkelqyera….dhe te pakompromis.. neri qe nuk u shit kurre dhe jetoi me djersen e vet prandaj dhe se donin…..bile trembeshin nga pastertia dhe zotesia e tij……..koha tregoi qe ai fitoi mbi te gjithe kundershtaret e vet dhe pas vdekjes….i pavdekshem si analist virtuoz por dhe si njeri…….

  30. Nje mergimtar says:

    Ketu flitet per te verteten qe gazetari Stefani ka thene para 5-vjetesh.Nuk behet analize se c’far ishte ai gazetar.Besniket e Sali Berishes dhe gjithe perkrahesit e tij duhet te kuptojne pasojat qe po heq Shqiperia nga glorifikimi qe ju be Saliut nga SHBA-ja.Populli thote :rrite ujkun te te haje koken.Parashikimi i z.Stefani ishte peralajmerim se do te jeni ju amerikanet qe do te perballeni me te.Te tilla raste mund te ndodhin kudo.me njerez te pa kulturuar sic eshte Saliu apo sejmenet e tij.Fjala eshte qe ne populli te jemi te zot e te mos i lejojme njerez te tille qe te na hypin,me “deshiren tone” ne kuriz.Saliu nuk eshte gje tjeter vec nje Enver ne kohen e demotakercita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje