Situata e zjarreve në vend, ministri Peleshi: Janë neutralizuar të gjitha vatrat serioze të zjarrit, sfidë ngelet Karaburuni

1 Gusht 2021, 13:19Politika TEMA

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me situatën në disa qarqe për shkak të zjarreve.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Peleshi thekson se të gjitha vatrat serioze të zjarreve janë neutralizuar, por sfidë ngelet Karaburuni.

“Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë vënë në kontroll ose neutralizuar pothuaj të gjitha situatat serioze të zjarrit, sfidë vazhdon të ngelet Karaburuni, ku është përqendruar edhe puna më e madhe e Forcave të Armatosura.

Falenderoj të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për angazhimin dhe sakrificën e treguar në këto ditë të nxehta, na bëni të gjithëve krenarë!”, shkruan Peleshi.

1 komente në “Situata e zjarreve në vend, ministri Peleshi: Janë neutralizuar të gjitha vatrat serioze të zjarrit, sfidë ngelet Karaburuni”

  1. Oerd bytha qe ska bythe says:

    Po mor karabush
    Shyqyr u kthye ai i gjati ne shqiperi se te ishte per ju asgje sdo benit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje